Vojsava Kastrioti, simbol i lindshmërisë së lartë të elitës shqiptare.
Sot njerëzit e dhënë pas intelektit e shkollimit mblidhen nga i tërë vendi në drejtim të qyteteve, ku formojnë një shtresë intelektuale, dhe vazhdojnë duke lindur nga një fëmijë ose dy. Të tjerët që nuk i takojnë kësaj shtrese lindin nga 7-8 fëmijë. Nga këndëvështrimi evolutiv kjo është idiotizim i species njerëzore.
E njëjta vërehet edhe në popuj tjerë, deri edhe tek ata që disa prej tanëve u marrin lakmi: amerikanët. Gjorgj Bushi me të shoqen bënë dy vajza dhe me kaq e kryen misionin.
Cili do të ishte reagimi i disa njerëzve sot kur do të dëgjonin që një grua i ka nëntë fëmijë? E pra Vojsava lindi 9 fëmijë. I fundit ishte Skenderbeu. Sikur ajo të lindte një fëmijë më pak, atëherë ne nuk do të kishim as mbret, as hero, as epope, as histori të lavdishme, dhe nuk do të kishim shumë e shumëçka tjetër. Kur ta kesh parasysh që ajo ishte mbretëreshë, "zonja e parë" e Shqipërisë?!
Lindshmëria më e madhe pritet nga ata që kanë çfarë gjenesh të përçojnë tek fëmijët. Elita e vërtetë, njerëzit kreativë, vitalë, dhe që japin shumë për vendin dhe popullin.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi