(Hymn besëlashtë kushtuar profetit tonë Zalmoksit)
I LUMI ZALMOKS
Tuj tu lut gjithmonë po shkojmë
Që ti të na ndihmosh
Luftën me Kulshedrën ta fitojmë
E për ne të ndërmjetësosh
Ne dishepujt tuaj - po të nderojmë
O Profeti ynë, o Zalmoks
Si deshe ti, veprën tënde lart po e çojmë
O Profeti ynë, o Zalmoks
Që kur ishe në këtë botë
S`ke lënë njerëz pa ndihmuar
Ke shëruar plagë, ke tharë lotë
Ilirëve rrugën u ke ndriçuar
Tash që ke lanë këtë jetë tokësore
Ti për ne lutu e ndërmjetëso
Na përgatit jetën qiellore
Abrahamizmin na largo
Ne dishepujt tuaj - po të nderojmë
O i Lumi Zalmoks
Si deshe ti, veprën tënde lart po e çojmë
O i Lumi Zalmoks
Që kur ishe në këtë botë
S`ke lënë njerëz pa ndihmuar
Ke shëruar plagë, ke tharë lotë
Ilirëve rrugën u ke ndriçuar
Për perënditë që me ty rrinë në qiell
Na largo natën e na shëndrit
Për ne ti bëhu diell
Flitë tona, me gëzim na i prit.
Ne dishepujt tuaj - po të nderojmë
O i Lumi Zalmoks
Si deshe ti, veprën tënde lart po e çojmë
O i Lumi Zalmoks
Që kur ishe në këtë botë
S`ke lënë njerëz pa ndihmuar
Ke shëruar plagë, ke tharë lotë
Ilirëve rrugën u ke ndriçuar
Nga Gjerg Nikaj - Tiranë, 24 shtator 2016