Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Dita e Vjeshtës Mon 09 Nov 2015, 23:51 | |
| Shënohet nga shumëkush në mënyrë jo shumë të dukshme. Ky rit nuk është ruajtur ashtu siç ka qenë para qindra vitesh, sikurse në kohën e arbërve dhe ilirëve. Ndër shekuj, nga kontaktet dhe ndikimi sllav, ritit i është vënë emri i sllavizuar “Kërstov” duke shtrembëruar identitetin e ritit dhe traditës iliro-shqiptare. Pas këtij riti vjen Shëmitri (Shëmitri, 9 nëntor). “Kërstovi” në vazhdimësi është transformuar sikurse jeta e banorëve. Është koha kur ditët shkurtohen në mënyrë progresive, e temperaturat ulën ndjeshëm, dhe njerëzit nuk ekspozohen dhe aq në diell. Në tryezën e familjeve menyja ditore kur shënohet riti është: gatime të ndryshme, byrjon me oriz, ose pjekje mishi, ose pite, djathë, kos, perime, misër i zier, kungull i zier, pemë, kafe. http://www.zemrashqiptare.net/news/id_17346/Manifestimi-i-ritit-t%C3%AB-vjesht%C3%ABs-n%C3%AB-rrethin%C3%ABn-e-Prizrenit.html _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
|
Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Re: Dita e Vjeshtës Wed 15 Mar 2023, 21:36 | |
| Dita e VjeshtësKremte besëlashtë që i bie më 21 shtator. Shënon fundin e muajit djegagur dhe fillimin e vjeshtës. Për këtë ditë bëhen shitblerje të prodhimeve bletare, ndërsa e zonja e shtëpisë e zë tharmin e ri me lëng rrushi. Kjo është koha kur dita e nata janë të barabarta. Kjo festë i kushtohet ndër tjera perëndeshës së bletëve Melisës. Në këtë ditë nga ana e besimtarëve ka mesazh falënderimi për natyrën që dhuroi begatinë dhe ushqimet për njerëzit. Simbolika e kësaj dite është se po fillon vjeshta me një ekonomi familjare të përforcuar nga të vjelat e verës. Në tryezën e familjeve menyja ditore kur shënohet riti është: gatime të ndryshme, byrjon me oriz, ose pjekje mishi, ose pite, djathë, kos, perime, misër i zier, kungull i zier, pemë, kafe. Kjo ditë ndjell fisnikërim, ruajtje të vlerave humane, respekt dhe bashkëpunim, optimizëm për të ardhmen, mbarëvajtje dhe shëndet në familje, fuqi shpirtërore për një vjeshtë të qetë dhe me fruta. . | |
|