FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dita e Pranverës

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Dita e Pranverës Empty
MesazhTitulli: Dita e Pranverës   Dita e Pranverës EmptyFri 20 Mar 2015, 21:59

Dita e Pranverës Pranvera_zps0cuav3cw

Në lashtësi Atisi dhe Dionysi ringjalleshin në këtë ditë. Në Ditën e Pranverës ndalohet prerja e drunjve e çdo gjë tjetër nga bimësia e njomë. Ditën e pranverës ndizen zjarre të mëdha, për të dëbuar errësirën e dimrit mbi tëcilat kërcejnë. Fëmijët shkojnë shtëpi më shtëpi për urime ku i qerasin me vezë të ziera. Në popull njihet mjaft edhe me emrin Dita e këmborëve ose Dita e zileve, sepse fëmijët dalin me zile e këmborë për të dëbuar gjarpërinjtë, shtërpinjtë e shpirtërat e këqij. Kjo festë preferohet për mbjelljen rituale të perimeve. Shtëpijaket dalin në të lindur të diellit dhe mbushin ujë në burimin e fshatit, e pastaj hedhin në ujë sheqer, monedha sermi dhe borzilok. Në fillim, enët i shpien në faltore, e më pas, në shtëpi, ku 'uji që fle' pihet nga të gjithë pjesëtarët e familjes. Pasdreke, në një lëndinë aty afër mblidhen për të festuar. Vashat beqare, të veshura me kostumet popullore më të bukura dhe duke kënduar, vënë unaza në barin e lëndinës dhe kafshojnë barin aty ku i kanë vënë unazat. Barin e këputur me dhëmbë e hedhin në enët me ujë të bekuar dhe uji pastaj u jepet për të pirë bagëtisë për t'u shtuar sa më mirë. Pemët frutore vishen me kashtë në këtë kohë të vitit dhe, si për kërcënim, pranë u vihet një sopatë, në mënyrë që të japin prodhimtari të mirë më pas.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Dita e Pranverës Empty
MesazhTitulli: Re: Dita e Pranverës   Dita e Pranverës EmptyTue 16 Jan 2018, 20:21


_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Dita e Pranverës Empty
MesazhTitulli: Re: Dita e Pranverës   Dita e Pranverës EmptyTue 15 Mar 2022, 21:14


Sot, Zhuri me rrethinë feston Ditën e Verës

Dita e Pranverës Dita-e-Veres-3

13 marsi shënon Ditën e Veres, një festë pagane e cila festohet ende në Zhur, Vërmicë, Shkozë, Dobrusht dhe në fshatrtat e Vrrinit.

Por ç’është Dita e Verës?

Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër. Kur shkrin bora, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falën perëndivet që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës. Në pakë ditë, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet.

Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë.

Përshkrimin e dytë, i cili flet për kremtimin e “Ditës së Verës” nga malësorët katolikë të veriut, e kemi nga At Berdardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicës :

“Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e të gjitha shtazët dëmtuese : gjarprin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë loknat e bathën, e shpendin emën për emën e krimbat e tokës mos t’u mbajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë që mos me i pamë këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për ndryshej nul lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditët e para të Marsit. Mbas darkë, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë. Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave ! Unë pak e Zoti shum ! Po lidhim shtringat. Kështu përsërit këtë veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krimba e kodra që don me lidhë”.

Festimet e kësaj ditë më parë kanë filluar dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë duke u bërë konkurrencë të dukshme fshatrave të tjerë për rreth.

Kur, Dielli ulet dal nga dal nga horizonti duke u zëvendësuar nga hëna, të rinjtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave, dhe presin momentin që ti vënë zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjuajnë me bahe (është mjet i trashëguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë përmasa mesatare) për të larguar dhe vrarë të keqen, në mënyrë që pranvera të jetë më reshje të bollshme, për siguruar të korra të mira me shumë “bereqet”, nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për të kaluar periudhën e gjatë të dimrit. Kurse, vajzat këndojnë rapsodi të trashëguara dhe të transmetuara brez pas brezi që i kushtohen “Ditës së Verës”. Ky ritual vazhdon deri me datë “14 Mars”.

Me “14 Mars” në mëngjes vendoset një garë e pashpallur kush zgjohet më shpejt në mëngjes (sipas traditës ai që zgjohet më vonë do ti shkoj i gjithë viti në të shumtë në kohës në gjumë), familjet që zgjohen më vonë zakonisht kanë edhe një ndëshkim simbolik, ju mbyllet nga jashtë dera e shtëpisë.

Pasi zgjohen, të rinjtë dalin për te mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, të cilat i vënë mbi portën hyrëse si dhe brenda shtëpisë. Kurse vajzat ziejnë vezët, dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vezët rroken mes të rinjve me fitimas (që do të thotë se ai që ka vezën me të fortë ja fiton dhe ja merr ati që i thyhet).

Kështu mbyllet festimi i Ditës Verës, si një festë që sjell vetëm gëzim, harmoni dhe lumturi në familjet tona.
Vitet e fundit “Dita e Verës” është bërë me të vërtet një festë mbarëkombëtare, ku festohet masivisht nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor. Kjo tregon se shqiptarët edhe në festa janë të bashkuar, si një trung i vetëm duke treguar se janë një komb i vetëm dhe që kanë vetëm një identitet, atë shqiptar, i cili rrjedh nga qytetërimi antik Ilir, ndër më të vjetërit jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Dita e Verës e vërteton këtë lidhje, sepse vetë “Dita e Verës” është shumë e lashtë për nga koha e kremtimit dhe mënyra. Është festë pagane që rrjedh nga lashtësia dhe që është ruajtur me shumë fanatizëm deri në ditët tona.
Natyrisht që nga fillimet e kremtimit të saj deri sot, kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe mënyra e festimit, por forma e saj bazë është po e njëjta, ka qenë dhe mbetet një festë pagane, me origjinë dhe traditë shqiptare dhe që i dedikohet stinës së pranverës, me të cilën rigjallërohet gjithçka pas një gjumi të lodhur dhe të gjatë dimëror.

Dita e Verës njihet si festa e gjithë shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja është zemra e saj. Një feste pagane, qe e ka origjinën ne kohen kur njerëzit i faleshin perëndive. Tempulli ka qene ne zonën e Çermenikas, ne afërsi te Librazhdit te sotëm. Ne kalendarin e vjetër, njerëzia orientohej ne diellin, hënën dhe gjelbërimin. Ndërsa sot është fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shënon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranverës se çeljes se luleve. Ne kohen antike, te paret tanë, Iliret, udhëtonin nga te kater anët për t’ju falur perëndisë së ripërtëritjes dhe gjithësisë, Diana Candaviensis. Dita e Verës është festë e te gjithëve, e te pasurve dhe te varfërve, është feste mbarëpopullore ku te gjithë gëzojnë. As feja, as ideologjia dhe së fundi as politika, nuk mundën ta kenë të tyre.

Dita e Pranverës Dita-e-Veres-2

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Dita e Pranverës Empty
MesazhTitulli: Re: Dita e Pranverës   Dita e Pranverës EmptyWed 15 Mar 2023, 20:53

Riti i Verzës – ”Të rinjë e të reja – djemë e vajza – dalin fushës për të mbledhur dëllinja, degëza çetinash, tallë misri, kashtë drithërash..”


13 Marsi në kalendarin popullor shqiptar shënon fillimin e ritit të Verzës. Ky rit në të kaluarën kishte karakter gjithëpopullor dhe varësisht nga krahinat etnografike shqiptare kishte dallime në mënyren e manifestimit. Riti i Verzës kishte karakter festiv dhe lidhej me ekujnoksin -”sa dita-natën” pranverore.

Ritet e motmotit dhe aktualiteti


Prof. dr UKË XHEMAJ

Ritet e motmotit në kulturën shqiptare paraqesin një thesar vlerash,që në përmbajtjen e tyre ruajnë të mbijetuara shumë besime, bestytni, veprime magjike me karakter homeopatik spastrues apo të plleshmërisë -gjithnjë me synim në mbarvajtje dhe shërbim të individit, grupit apo rrethit më të gjerë shoqëror. Ritet janë një ngjizje e mënyrës së jetës njerëzore në mjedisin natyror duke pasqyruar dënjësisht lidhjet : njëri – natyrë. Këto raporte shprehin kuptimësinë e jetës si një shfaqje veprimesh kushtimisht të ndërlidhura me fenomene dhe dukuri natyrore – drejtpërsëdrejti si një mundësi e të jetuarit në mjedis gjeografik. Këto vlera kulturore të bashkërenditura në ceremonitë rituale të riteve të motmotit, në traditën kulturore shqiptare e sidomos në krahina më të thella etnografike siç janë Opoja e Hasi, i hasim të shtresëzuara. Të shpaluarit e atyre shtresëzave na përvijojnë nga e sotmja deri në një lashtësi të mugët historike, përkatësisht deri tek format e hershme të organizimit të jetës, besimeve, dokeve, zakoneve,mënyrës së banimit, veshjes, veglave e mjeteve të punës, etj. Vlerë e veçantë kulturore e këtyre riteve është masoviteti i pelegrinëve në ceremoni rituale, struktura sociale, gjinore e moshatare e pelegrinëve, përkushtimi kultik, aplikimi i kalendarit vjetor të punës i mbështetur në eklipset diellore, besimi i mbijetuar në fenomene e dukuri natyrore, përvijimi i tyre deri në aktualitet.

Dita e Pranverës Verza

Dita e verzës në Opojë

Dita e Verzës në Opojë është njëri ndër ritet e motmotit që i bëhet një përkushtim i veçantë. E feston e gjithë popullata e Opojës, natën e 13 marsit deri në të lindur të diellit ditën e 14 marsit. Është e lidhur me ekuinoksin pranveror, sadita-nata, sipas kalendarit popullor. Prof. dr UKË XHEMAJ Riti është i përmbushur me shumë elemente të karakterit magjik me synim spastrimi, plleshmërie, shëndeti, kushtuar individit, familjes, grupit, farefisit, fshatit. Për nga masoviteti ka karakter pelegrinazhesk. Ceremoniali fillon nga familjet ndërkaq përfundon në vende të ngritura të lagjes, si vendtakimi i pelegrinëvet e lagjës. Vendi ku zhvillohet ceremonia tradicionale ka karakter kultik dhe është i njëjti prej vitesh. Ky rit, në fshatin Bresanë organizohet në kodrinat e mbifshatit, në të ngritura mali, ku secila lagje ndezin zjarre rreth të cilit zhvillohet rituali. Kështu atë natë e gjithë Opoja shëndrritë nga flakët e zjarreve, gjithnjë në garë për zjarrin më të madh se lagja tjetër, se fshati tjetër – simbolikë kjo e rritës dhe mbarësisë së familjes, lagjes e fshatit.

Si zhvillohet ceremoniali

Parapregaditja për rit fillon ditë më parë. Të rinjë e të reja – djemë e vajza – dalin fushës për të mbledhur dëllinja, degëza çetinash, tallë misri, kashtë drithërash e kohëve të fundit dhe goma makinash, të cilat i renditin rreth një druri të ngulitur në kodrinën mbi lagje të vetë, të fshatit, të cilat do bëjnë zjarrin ritual kur të ndizet nga pelegrinët në orët e para të ditës së re të datës 13 në të 14 të Marsit. Ndërkaq, natën e festës, vajzat mbledhin vezë, i dekorojnë ato me motive të ndryshme dhe i ziejnë dhe secila në shportën e vet i marrin në ceremoni, me të cilat bëjnë veprime të karakterit magjiko-ritual kushtuar rritës, shëndetit, spastrimit, me formula magjike që shprehin ato mbështetur për lisi. Festa ka karakter agraro-blegtoral – e dedikuar kryesisht familjes, mirëqenjes së saj në shëndet, në të mira e rendimente në bujqësi, blegtori dhe shtim njerëzor. Zjarri paraqet qenësinë e ritualit. Ka karakter spastrues dhe të plleshmërisë. Është i ndërlidhur me kultin e Diellit si një pjesë e panteonit hyjnor që i kushtohet, në traditën e lashtë, me lutje, pikërisht në këtë të hyrë të stinës së verës kur dhe fillojnë punët në bujqësi. Plleshmëria synon të arrihet, përmes simbolikës së flakës së zjarrit – dritës, që paraqet Diellin, ndriçimin dhe ngrohtësinë e tij, si një kusht i zhvillimit të bimësisë dhe jetës. Ndërkaq, spastrimi i pelegrinëve nga mëkatet eventuale, demonët negative, spastrimi i fushës, spastrimi i objekteve të banimit të njerëzve, kafshëve, objekteve ekonomike, drithnikëve, koshave të misrit, fllanikëve, etj, bëhej përmes kapërcimit – tri herë – të zjarrit kur ai është në shuarje e sipër, por dhe me urëza zjarri në dorë të pelegrinëve duke ngacmuar ato për të lëshuar shkëndijë dhe duke u futur në objekte e shetitur fushës ku bëhen të mbjella. Pelegrinët, në kostume festive, këtë ceremonial e madhështojnë me këngë- të percjella nga vajzat me def- e vallëzime rreth zjarri me orë të tëra, duke shprehur gëzimin e hyrjes në stinën e verës së vogël – Verzës. Ceremoniali, vazhdon tutje në orët e hershme të agimit, para lindjes së diellit, me larjen ritual të fytyrës dhe flokëve nga vajzat e lagjeve të fshatit në rrjedhjen e lumit mbi fshat. Simbolikë për arritjen e shëndetit, spastrimin nga të këqijat, që i dedikohen fuqisë magjike të ujit të rrjedhshëm. Ceremoniali vazhdon, gjithnjë para lindjes së Diellit me ndezjen e zjarreve të dyta, tanimë nëpër lagje të fshatit dhe më në fund me vizitat e pelegrinëve nga dera në derë – nga shtëpia në shtëpi – ku mbledhin dhurime mielli, gjalpi, djathi, vezesh, etj. nga zonjat e shtëpive, nga të cilat përgatitet Dreka rituale kushtuar kësaj feste, që njëherit paraqet dhe përfundimin e ceremonisë.



Burimi: Inforculture
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Dita e Pranverës Empty
MesazhTitulli: Re: Dita e Pranverës   Dita e Pranverës EmptyWed 15 Mar 2023, 21:41

Dita e Pranverës Pranvera

Dita e Pranverës


Kremte besëlashtë që i bie më 22 mars. Shënon fillimin e pranverës. Në këtë kohë dita dhe nata zgjasin barazi. Kjo kremte i kushtohet perëndive pranverore: Dionysit, Prendës (Afroditës), etj.

Kjo ditë shënohet me zjarre mbi të cilat kapërcehet, ose vallëzohet rreth tyre, gatuhen ballakume, bëhen blatime me venë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Dita e Pranverës Empty
MesazhTitulli: Re: Dita e Pranverës   Dita e Pranverës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dita e Pranverës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dita e Vjeshtës
» Dita e verës - Elbasan

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Kremtet besëlashta-
Kërce tek: