Përshëndetje dhe ju urojmë mirëseardhje në forumin tonë, që po e pasuroni me debate kësisoj duke bërë pyetje të qëlluara.
Shmitri, patjetër është festë pagane, dhe nuk besoj të ketë diçka tjetër të krishtenë përveç emrit.
Shmitri vjen nga Shën Mitri dhe ky vjen nga Shën Dhimitri. Ky shenjtor i zuri vendin një hyjnie të ujqve, që e adhuronin ilirët.
Shimtri është fundi i verës dhe fillimi i dimrit (në folklorin shqiptar ka vetëm 2 stinë), dhe është në pozitë kundruall Shëngjergjit.
Na mbetet që të studiojmë sa të mundemi të gjejmë veçoritë e kësaj feste që është zbehur e harruar goxha shumë, madje shumë kohë para urbanizimit. Janë ruajtur ca zakone si mbjellje e pemëve dhe trendafilave mu në këtë ditë, dollmat, etj.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi