Sipas një të dhëne që e gjejmë në hitorikun e fshatit Zhulat, thuhet se Papa Zhuli që njihet edhe si hartuesi i parë i Kanunit të Labërisë, u ngjit në majën e një mali të lartë për tu këshilluar me Diellin, për problemin se a duhej të lejoheshin të huajt për të kaluar nëpër krahinën e Labërisë. Ai qëndroi atje tre ditë pa ngrënë dhe pa pirë, derisa në krye të ditës së tretë u gjunjëzua përpara Diellit që ishte duke lindur dhe tha “O Diell që ndriçon botën, ndriçomë edhe mua që të gjej udhën e mbarë”, dhe përgjegja e Diellit erdhi në formën e një jehone që ia tha: “Mos e prek ariun që të pret udhën”.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi