Iu pershendes meqense eshte shkrimi im i pare, une vete jam vegjetariane, mu duk e arsyeshme ta veja kte shkrim ketu,
Frikadele me kungulleshka
Reçeta është për katër persona
4 kungulleshka - 500gr
1 kokë qepë
4 lugë majdanoz të grirë
2 - 3 lugë djathë të grirë kackavall
2 ve
1.5 dl miell, kripë, piper
vaj ulliri për fërgim (apo bënë edhe vaji i zakonshëm)
Kungulleshkat i grijmë në rende dhe u shtrydhim lëngun.Pastaj, vendosim
qepën e grirë hollë djathin, vezët, miellin, kripën dhe piperin e zi. E
nxejm vajin në një fertes dhe me një lugë i vendosim aty frikadelet.
Kur ato të skuqen i rrotullojm në anën tjetër.
Këto frikadele mund të përdoren si meze, apo filli mund te përdoret
edhe si mbushje e një byreku.
Kjo ishte e tëra, ju bëfshin mirë