FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Aristokrati spirituale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk

Buzulk


Male Numri i postimeve : 53
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

Aristokrati spirituale Empty
MesazhTitulli: Aristokrati spirituale   Aristokrati spirituale EmptyThu 12 Mar 2015, 17:26


Aristokrati spirituale...

Nja dy pika


Duke folë në këtë gazetë për një diktaturë të Ndritur Nacionaliste, kemi dashur të çelim një bisedim dhe jo të bëjmë një agjitacion politik. Sepse është fare e thjeshtë se një veprim politik do të fillonte njëkohësisht edhe me shkrime e konferenca, po edhe me përgatitjen e çetave sulmuese (si ato të Hitlerit ose të Musolinit, fjala vjen) të cilat baza e çdo lëvizjeje politike dhe ideologjike, që kërkon të dominojë edhe si fuqi. Një të tillë punë as që është përpjekur ta bëjë ndonjë nga na, edhe në shkallën më të vogël; kështu, pra, ajo që ngjau është kjo: u shtrua në tryezë të bisedimit një problem, problemi më jetik, dhe disa njerëz shfaqin pikëpamjet dhe bindjet e tyre personale. Kaq dhe jo më tepër. Zhurma që u bë rreth kësaj bisede, e ka burimin kryesor të subjektivizma e shqiptarit dhe tek një vetbesim dhe kryelartësi fatale e tij, e cila e bën të besojë, se ai kupton më' shumë nga ç’shkruhet, ai sheh dheprapaskenat e shfaqjeve dhe, se çdo mendimi, i gjen pënjëherës dhe prapamendimin përkatës. Kështu edhe kjo biseda jonë u keqkuptua aq, sa është e mundur të keqkuptohet në Shqipëri një mejtim i shfaqur sinqerisht.


Nuk bëmë agjitacion politik, jo vetëm se nuk do të mundnim të arrinim diku, po sidomos nga një bindje tjetër jonë. Na besojmë se në Shqipëri çdo reformë, çdo ndryshim, çdo adoptim, duhet të bëhet nga Kreu dhe jo nga Fundi. Shpërthimi i energjive dhe i pasioneve të masës, kur nuk është i kontrolluar dhe i drejtuar nga kreu, është një dëm dhe një rrezik për kombësinë shqiptare të sotme. Prandaj na i mbajmë sytë dhe prej së lartmi presim frymëzimet dhe drejtimet. Këtë e themi dhe e theksojmë në mënyrë të qartë që të merren vesh gjithë sa intresohen, sidokudo, për këto punë. Dhe e përsërisim shkurtas: muarëm inisiativën të çelim një bisedë e jo të krijojmë një lëvizje politike.
Pasi sqaruam këtë pikë, na mbetet edhe një tjetër, dhe pastaj do të vijojmë bisedën e parëdjeshme. Është folë andej këndej, bile edhe shkruar në qoshen e ndonjë reviste e gazete fatkeqe, se njerëzit që janë shfaqur pro diktaturës, nuk janë gjithaq të përshtatshëm për të drejtuar punën e prandaj, s’mund të bëhet dhe s’duhet të bëhet diktatura ndër në. Nuk mund të ketë pretendim më absurd dhe më qesharak se ky. Vetëm njerëz të dobët nga trutë dhe nga ndenjat, mund të marrin të tilla qëndrime të mjeruara. E para e punës, këtu shtrohet një bisedë: a është i mirë dhe a na duhet ky sistem i ri qeverimi? Asnjëri nga ne s’ka pretenduar, bile besoj as që e ka menduar, se vetëm ne jemi të zot për të drejtuar. Fundi i fundit, edhe sikur ta shtrojmë bisedën ashtu, mund të themi se, keqdashësit tanë nuk kanë ndonjë fakt e argument të vlershëm në dorë që të provojnë pazotësinë tonë. Po sidoqoftë, ç’hyn në këtë mes biseda e vlerave personale? Na shkruajmë e për një bisedë rreth saj. Kurse të tjerët mendohen dinakërisht të na sulmojnë në drejtime ë tjera vetëm e vetëm sepse s’kanë sesi, ose s’kanë guximin e duhur, të na kundërshtojnë drejtpërsëdrejti në spiritën e burrërisë dhe të fair play që shquan njerëzit e pastër dhe të sinqertë.
Tashti që shkoqitëm dhe këtë pikë, ta fillojmë bisedën.


Kombi jeton në histori

Dikush ka thënë se na jemi një popull i ri në një Atdhe të ri, s’kemi të shkuar, e pra, duhet të shikojmë përpara. E kundërta është e vërtetë: Jemi një popull i lashtë në një atdhe të lashtë! S’mund të shkëputemi nga e shkuara e sikur të donim, ashtu si nuk mund të harrojmë emrat dhe dashurinë e prindërve. Pa epopënë e Skënderbeut, na s’do të mund të formonim as shtet as komb. Ajo kështjellë e Krujës aty përtej në prehërin e atij mali massiv është një thesar moral, të cilin nuk do ta shkëmbenim as me miliona ari, (ndonëse na ka zaptuar tash vonë një uri e madhe për të) Kështu, kombi jeton në të shkuarën, mbi vlerat morale e shpirtrore, edhe ekonomike bile, të brezave që shkuan.
Po kështu është, edhe për të ardhmen. Shqiptarët, që jetojnë sot, mendojnë, kujdesen, përpiqen e luftojnë edhe për mirëqënien dhe lumturimë e shqiptarëve që do të jetojnë nesër e pasnesër. Në mos qofshin ata, bijtë tanë të drejtëpërsëdrejtshëm, janë padyshim, pjella jonë shpirtrore. Mendimi i tyre, ndjenja e tyre dhe morali i tyre, ka vulën e brezit të mëparshëm.
Kështu, pra, kombi jeton jo të sotmen, çastin, po jeton në Histori dhe për Historinë. Dhe nga kjo kuptohet vetvetiu se përgjegjësia e një brezi dhe detyra e tij shtrihet edhe më përpara, edhe më pas jetës tij. Në këtë kuptim, pra, kombi ka një mision historik. Ata që nuk e kuptojnë kështu, janë egoistët meskinë, ata që mendojnë vetëm për vete dhe për sot, ata, fjala vjen, që s’ndjejnë detyra as kundrejt grupit të shoqërisë ose kombit në të cilin jetojnë.
Realiteti i hidhur është se shumica e njerëzve janë, si thotë fjala shkencore, kafshë ekonomike. Mendojnë vetëm interesin e çastit. Mendojnë kryekëput egoistikisht. Janë të pakta dhe të rralla rastet, kur turma e njerëzve merr një dukje dhe një frymëzim heroik dhe sakrifikon interesin e gjithçka, bile edhe ekzistencën, për një ideal moral.
Këto çaste të rralla, në të cilat turrma e popullit jeton në një tension të lartë nervash dhe dëshirash morale të kulluara e të nxehta, shkakëtohen nga një pakicë njerëzish, që për arsye të ndryshme janë më të zhvilluar dhe ndjejnë më thellë jetën ideale. Kur kjo pakicë njerëzish arrin të dominojë turmën, ta drejtojë dhe ta frymëzojë, atëhere shkaktohet një fuzion i çuditshëm: Turma ndien si pakica, dëshiron si ajo dhe vepron si ajo bile mund të them hipën në lartësinë e pakicës dhe identifikohet me të. Në të këtilla raste jeta është sublime edhe për punëtorin më të thjeshtë.
Atë pakicë njerëzish, që shkakëton këtë fenomen, atë pakicë njerëzish, që është esenca e ndërgjegjes kombëtare, që është shpirti dhe energjia e kombit, atë pakicë, pra, na e quajmë Aristokrati Spirituale.


Aristokratia spirituale në krye
Nuk na duhen vetëm ingjinerë, doktorë, ekonomistë dhe politikanë në krye të shoqërisë. Vetëm zotësia teknike, vetëm intelekti nuk mjafton. Këta teknikë, intelektualë dhe specialistë duhet të kenë dhe shpirt. Dhe kur s’kanë shpirt, s’vlejnë hiç, përkundrazi, mund të jenë dhe të dëmshëm.
Kur themi duhet të kenë shpirt, duam të themi duhet të jenë pjesëtarë të Aristokratisë spirituale, duhet të jenë misionarë të idealit kombëtar, duhet të jetojnë për Idenë e Kombit dhe të sakrifikohen për të. Në çdo punë të tyre, në çdo çast të jetës së tyre, duhet të kenë ndër mend dhe në zemër, misionin historik të kombit dhe prej atij të frymëzohen e të drejtohen.
Duke lënë mënjanë, pra, deklamasionet dhe shpërthimet retorike të kritikonjësve, na themi fare thjeshtas se kjo, ardhja në krye e punëve të shoqërisë sonë, asaj pakice që quajtëm aristokraci spirituale, është Diktatura e Ndritur Nacionaliste, për të cilën kemi folë këto dhjetë muajt e fundit. Dhe kemi provuar se kombi nuk mund e as që duhet të tërhiqet nga demagogët dhe nga ata që dinë të fitojnë vota në, zgjedhjet parlamentare. Ata janë njerëzit, që dinë të përkëdhelin pasionet dhe dëshirat e “kafshëve ekonomike”. Ata që janë ënda e ndërgjegjes kombëtare dhe që kanë përgatitjen teknike, ata janë njerëzit, që përbëjnë aristokratin spirituale. Ata duhet të jenë në krye, edhe sikur për një çast turma e popullit të mos t’i dojë, nga shkaku i thjeshtë pse nuk i kupton.

Ismet Toto

«Arbënia», 1936.


OSHTIMA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Aristokrati spirituale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Politikë-
Kërce tek: