Orakulli, ishte një nga mjetet që lidhte hyjnitë me njerëzit. Ata ngriteshin në vende të shenjta, i kushtoheshin një hyjnie të caktuar dhe ishin nën kujdesin e priftërinjve, të cilët kryenin funksionin e interpretuesit të dëshirës së hyjnisë.
Orakujt kryesorë ishin ai i Dodonës, pastaj i Delfit, i Delosit, etj.
Në orakullin kryesor, atë të Dodonës, dëshira e perëndive gjykohej sipas fëshfërimës së gjetheve të një lisi të shenjtë, në atë të Delfit transmetohej nga profetesha Pitia, kurse në atë të Delosit dëshirën e perëndive e gjykonin nga fëshfërime e gjetheve të dafinës.
Orakujt morën shpejt një rëndësi politike, sepse atyre u drejtoheshin jo vetëm individë të thjeshtë, por edhe shtetet e ndryshme, ilire, të huaja, që bënin pyetje për problemet e politikës së brendshme e të jashtme.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi