FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ecja nëpër prush?!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1207
Join date : 17/03/2013

Ecja nëpër prush?! Empty
MesazhTitulli: Ecja nëpër prush?!   Ecja nëpër prush?! EmptyThu 26 Feb 2015, 23:44

ECJA NËPËR PRUSH?!

Shkruan: Adnan ABRASHI

 Shoqata për krijimin e njeriut të ri "VEGIMI MISTIK" nga Prizreni, është një shoqatë joqeveritare e cila aktivitetin e saj e mbështet në evidentimin, hulumtimin dhe tendencën e sqarimit të shumë fenomeneve parapsikologjike që ndodhin në natyrë, në mënyrë që ato gjithnjë të jenë në shërbim të njeriut. Shoqata kultivon besimin e pashoq në vete dhe fuqitë hyjnore që janë në thellësitë e brendësisë sonë.Sipas kësaj Shoqate, këto forca në mënyrë të natyrshme ekzistojnë tek çdo individ, por ata janë të bllokuara nga mënyra e gabuar e të menduarit dhe stresi psikik i përditshmërisë që na ngulfat.

Ecja nëpër prush?! Image002

Me riedukimin e EGOS, mënjanimin e FRIKËS nga ne dhe me tejkalimin e stresit psikik, mund të na hapen rrugët e kontaktit me nivelin e qenies tonë të vërtetë, e cila në esencë është hyjnore.

Shoqata, me aktivitetet e saj, nuk ka kurrfarë prapavije dhe as që udhëhiqet nga ndonjë paragjykim religjioz. Me moton: "T 'I BESOJMË VETES DHE FUQISË SË PASKAJSHME NË NE", ajo në parim e orienton aktivitetin e saj.

Ecja nëpër prush?! Image004

E udhëhequr nga këto parime të veta esenciale, kjo Shoqatë, më 21.03.2007, afër hapësirës së Parkut të Qytetit, në orët e vona të mbrëmjes së këndshme të ditës së parë të stinës së pranverës, në Prizren, organizoi ritualin e ecjes nëpër prush.

Ky manifestim tradicional, ketë vit është hera e dytë që organizohet në Prizren.

Në këtë ritual, përveç shumë pjesëmarrësve nga Prizreni, morën pjesë edhe anëtarët tjerë nga Prishtina, Gjilani, Lipjani... e gjetiu. Ky rituali i ecjes nëpër prush, për herë të dytë dhe vetëm në Prizren, organizohet në Kosovë dhe në gjitha trojet shqiptare.

Kuptohet se, paraprakisht, për t'u përballuar kjo frikë, për shumë fillestarë, nevojitet edhe parapërgatitje e caktuar rituale.Teknika e parë që aplikohet si parapërgatitje në këtë ritual është frymëmarrja ritmike, e cila ndihmon në largimin e streseve të ndryshme nga mendja dhe trupi, si dhe teknika e meditimit, që e koncentron vëmendjen e praktikantit kah caku i qëllimit të fundit.

Sipas një parashikimi, para ritualit të ecjes, temperatura e prushit duhet të jetë diku 800-1200 gradë C. Patjetër se hapin e parë duhet ta ndërmarrin anëtarët më të vjetër...

PSE ECJA NË PRUSH DHE PSE PIKËRISHT NË DITËN E PARË TË STINËS SË PRANVERËS?

Sipas urtësive të civilizimeve të lashta, ligji themelor dhe universal i krijimit dhe evolucionit si proces në tërësi është ligji i të kundërtave. Ky ligj mbështetet në veprimin e dy nën-ligjeve tjera që në mes veti janë antagoniste: e para është nën ligji i ruajtjes së qetësisë së përhershme, dhe e dyta, është nën ligji i lëvizjes së përhershme.

Nga veprimi i pashmangshëm i këtyre dy fuqive kontradiktore, si rezultat krijohet produkti i ri, kurse si manifestim ndodh nxehtësia që në natyrë shfaqet si emocion, si zjarr, flakë... Ajo si proces, në thellësirën e brendësisë ndërton dhe riprodhon, e nëse ngacmohet në substancë, djeg, përcëllon, shpartallon dhe transformon.

Pra, zjarri në përgjithësi, është si manifestim në proces. Tek njeriu shfaqet si emocion, e në materie: si kallje, flakë, nxehtësi, transformim... andaj, si stereotip evolutiv në thellësinë e mendjes sonë të përsosur, përherë shkakton frikë, frikë respekt, përulje, nënshtrim... Gjithnjë frikë si bindje, frikë si veprim.
Të mos kesh frikë nga zjarri do të thotë të jesh pjesë e saj, pjesë e një procesi hyjnor universal të natyrës.. pjesë e tërësisë... së cilës i takojmë edhe ne vetë.

Dhe... mjafton... vetëm një hap i vogël në këtë rrugë... në këtë shkrirje... një hap në drejtim të vënies së kontaktit me qenien tonë të vërtetë hyjnore. Ky hap madhështorë është BESIMI. Besimi në veten, gjegjësisht, besimi në ZOTIN që është në NE.

Pikërisht mu këtë besim në veten tonë dhe në vetë Zotin që është në NE, e ndërton dhe e kultivon shoqata për krijimin e njeriut të ri "Vegimi Mistik" nga Prizreni.

Pikërisht, përmes këtij rituali të ecjes nëpër prush, të organizuar nga kjo shoqatë, dëshirohet të vërtetohet kjo esencë.
Dhe, jo rastësisht më 21 mars. Në ditën e parë të stinës së pranverës, në ditën e rifillimit të së resë, të ringjalljes, gëzimit, lumturisë, dashurisë... në ditën e parë të gufimit të zjarrit tonë të brendshëm që fillon të shpaloset si emocion.

Burimi

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Ecja nëpër prush?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Toponime iliro-shqiptare nëpër botë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Adhurime-
Kërce tek: