FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Cic-mic (dogërrxhik)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Cic-mic (dogërrxhik) Empty
MesazhTitulli: Cic-mic (dogërrxhik)   Cic-mic (dogërrxhik) EmptySun 17 Mar 2013, 22:30


Lojë popullore e lashtë. Luhet me dy lojtarë në një fushë (letër, kartuç), me 24 pika të lidhura me vija horizontale dhe vetikale.

Cic-mic (dogërrxhik) Cicmic10

Secili ka nga 9 kokrra fillimisht, njëri 9 kokrra fasuleje, ndërsa tjetri 9 kokrra misri. Në fazën e parë të lojës, lojtarët me radhë i vendosin kokrrat, një nga një, sipas dëshirës nëpër pikat ku ata duan. Secili nga lojtarët mundohet që të radhisë tri kokrra njërën pas tjetrës (quhet dân) qoftë në vijë horizontale ose vertikale (në diagonal nuk lejohet). Nëse ia arrin atëherë merr një kokërr të kundërshtarit (ia qet nga përdorimi). Ndërkaq kundërshtari mundohet të mos e lejojë duke e vendosur kokrrën e radhës pas dy kokrrave të kundërshtarit duke ia zënë pikën e tretë.

Pasi të vendosen të gjitha kokrrat nëpër pika, atëherë fillon faza e dytë e lojës, ku lojtarët me radhë lëvizin secilën kokërr vetëm nga një pikë në pikën tjetër fqinje, (nëpër vijë). Lëvizjet mund të jenë horizontale ose vertikale. Nuk mund të lëvizë në diagonal, të kalojë një pikë duke kërcyer në të dytën e as nuk mund të kapërcejë mbi një kokërr tjetër.

Sa herë që krijohet një dân, lojtari i merr kundërshtarit një kokërr. Nuk mund të marrë asnjërën nga tri kokrrat që janë të radhitura të cilat quhen varg. Loja fitohet kur kundërshtari mbetet vetëm me dy kokrra. Për secilën krahinë ka edhe rregulla tjera të veçanta që nuk gjenden në krahina tjera por nuk e nxjerrin lojën nga thelbi i vet.

Pozitat:

Kjo pozitë quhet cak. Lojtari që pasi ka lozur ka arritur këtë pozitë pret derisa të lozë kundërshtari dhe më pas lëviz kokrrën në pikën "e tretë", duke formuar një "dân", dhe me këtë rast i merr kundërshtarit kokrrën.

Cic-mic (dogërrxhik) Cak_bm10Cic-mic (dogërrxhik) Cak_1_10

Kjo pozitë është poashtu cak, por duke qenë radha e kundërshtarit ai e mbyll me kokrrën e tij duke mos e lejuar tjetrin që të formojë vargun.

Cic-mic (dogërrxhik) Cak_2_10Cic-mic (dogërrxhik) Cak_3_10

Pozita dân, në variante:

Cic-mic (dogërrxhik) Dan_bm10Cic-mic (dogërrxhik) Dan_1_10

Kjo pozitë quhet "shul me vek". Kur njëri lojtar arrin këtë pozitë, për kundërshtarin vështirë se mund të ketë shpresa për fitore. Saherë që loz, merr nga një figurë të kundërshtarit.

Cic-mic (dogërrxhik) Shul_m10

Kjo lojë përmendet edhe nga Gjergj Fishta, në Lahutën e Malcis, kënga "Deka", ku përshkruan një skenë në kullën e Vraninës, me disa nga luftëtarët që kalojnë kohën duke lozur me këtë lojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Cic-mic (dogërrxhik) Empty
MesazhTitulli: Re: Cic-mic (dogërrxhik)   Cic-mic (dogërrxhik) EmptyWed 28 Apr 2021, 23:27

Cicmic është një lojë që luhet edhe sot dhe është mjaft e përhapur ndaj nuk mendoj se duhet ta shtjelloj imtësisht, por dua të shtoj se në këto zona është luajtur me dy variante. Njëri variant luhej zakonisht me 9 gurë që mund të ishin objekte të ndryshëm të një lloji si: kokrra misri, kokrra fasuleje, gurë të vegjël a diçka tjetër. Varianti tjetër me tre gurë. Në lojë marrin pjesë dy persona dhe secili zgjedh objektet(gurët) e tij të ndryshëm nga kundërshtari. Në një plan të rrafshtë, dërrasë, karton, letër a diçka tjetër vizatohet fusha e lojës që është në rastin e parë tre katrorë brenda njëri-tjetrit dhe të përshkuar nga një vizë diagonal dhe horizontal. Secili lojtar rreshton gurët sipas radhës duke vendosur nga një secili radhazi(herë njëri e herë tjatri) deri tek guri i fundit i secilit. Kur njëri prej tyre bën tre gurë rresht në një vijë vertikale ose horizontale, pra bën tresh i merr një gur kundërshtarit, ku ai dëshiron, por kurrë në pozicionin e formuar tresh në se është formuar. Kështu vazhdon loja duke synuar të formohen tresha dhe për t’i ngrënë(marrë) gurët kundërshtarit. Fiton ai që ka aftësi të formojë sa më shumë dhe sa më parë tresha dhe që i merr kundërshtarit të gjithë gurët. Në rastin e dytë vizatohet një katror dhe përshkohet nga katër vija(horizontal, vertikal, dhe dy diagonale). Lojtarët sipas radhës vendosin gurët herë njëri e herë tjetri duke synuar t’i rreshtojnë tre rresht. Fiton ai që i pari e formon treshin e tij. Dua të shtoj këtu se kjo lojë ka sjellë në gjuhën shqipe dy shprehje të përafërt për jetesën. Të tilla janë: “E ka ba jetën cicmic!” që do të thotë e ka organizuar mirë ekonominë. Shprehja tjetër është: “E ka ba jetën çel e mbyll” që do të thotë se ka siguruar jetesë të kënaqshme dhe bollek.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Cic-mic (dogërrxhik) Empty
MesazhTitulli: Re: Cic-mic (dogërrxhik)   Cic-mic (dogërrxhik) EmptySat 29 Jun 2024, 22:08

Kjo është loja cic-mic në rrjet

https://cic-mic.com/


_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Cic-mic (dogërrxhik) Empty
MesazhTitulli: Re: Cic-mic (dogërrxhik)   Cic-mic (dogërrxhik) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Cic-mic (dogërrxhik)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Edukim fizik :: Lojna popullore-
Kërce tek: