FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Qyteti utopik në Andaluzi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sexy Witch

Sexy Witch


Female Numri i postimeve : 6
Join date : 28/07/2014
Age : 35

Qyteti utopik në Andaluzi Empty
MesazhTitulli: Qyteti utopik në Andaluzi   Qyteti utopik në Andaluzi EmptySun 31 Aug 2014, 14:01

KY ËSHTË QYTET: TË GJITHË PUNOJNË, RROGA 1200 EURO, QIRAJA 15 EURO, TA NDËRTOJNË SHTËPINË, NUK KA POLICI!

Marinaleda është një qytet i vogël në Andaluzi, në pjesën jugore të Spanjës, me një sipërfaqe prej 25 km katrorë dhe me rreth 2700 banorë. Qyteti ta ndërton shtëpinë, nuk ka të papunë, rrogat janë 1200 euro, stërvitje pa pagesë në të gjitha stadiumet dhe vendet për rekreacion dhe sport, nuk ka polici, interneti është pa pagesë në gjithë qytetin.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota.
Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe vetë e organizojnë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Qytetarët vendosën që të flakin çdo gjë nga kapitalizmi i egër – në qytet, në vend të reklamave të bankave dhe markave të njohura si Koka Kola – ka art rrugësh në formë të grafiteve dhe muraleve me porosi për përkrahje dhe solidaritet, diçka të ngjashme me grafitet në Kubë dhe Venezuelë. Rrugët janë emëruar me emra të luftëtarëve të njohur për të drejtat e punëtorëve – Frederiko Garsia Lorka dhe Pablo Neruda janë disa prej tyre.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Video:


Ndërsa pjesa tjetër e Spanjës lufton kundër oligarkëve lokalë dhe bankave të huaja që kanë gllabëruar vendin, vendimet në këtë qytet merren në mënyrë demokratike, drejtpërdrejt nga qytetarët, në mbledhjet që mbahen pothuajse çdo javë dhe ku marrin pjesë 300-400 njerëz.
Derisa shkalla e papunësisë në Spanjë ka arritur 27 përqind, në Marinaleda është arritur punësimi i të gjithëve – të gjithë bëjnë punën që duan dhe marrin rrogë. Rroga mesatare mujore e të punësuarëve është 1200 euro.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Se sa është e mjaftueshme kjo pagesë për jetë të mirë tregon edhe e dhëna se shpenzimet për banim janë 15 euro, kështu që me këtë rrogë mund të bëhet një jetë komode.



Numri i njerëzve që duan të jetojnë  në këtë qytet është i madh, prandaj qyteti u detyrua të fus listat e pritjes – nganjëherë pritet edhe nga dy – tre vjet. Deri tani janë ndërtuar 350 shtëpi, kurse në dy vitet e ardhshme do të ndërtohen edhe 250.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Banorët vetë e bëjnë ndërtimin e shtëpive, kurse materialin ndërtimor jua jep qyteti, prandaj pas ndërtimit paguhet 15 euro çdo muaj, si shlyerje për materialet e huazuara. Qyteti jep edhe ndihmeë tjetër për ndërtimin e shtëpive dhe ato nuk lejohet të shiten.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Qyteti siguron internet pa pagesë për të gjithë qytetarët. Ka objekte sportive, dy stadiume, fushë basketbolli, tenisi, hendbolli, pishinë etj.Të gjitha këto janë në dispozicion të qytetarëve pa pagesë, përveç pishinës ku paguajnë një anëtarësi minimale vjetore. Qyteti ka edhe kishën e tij.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Të gjithë qytetarët mblidhen një herë në muaj për të dhënë ide dhe mendime se si qyteti të bëhet më i mirë dhe më i bukur.

Propozime japin të gjithë dhe nëse ideja pranohet, vullnetarët e mbarojnë këtë punë pa marrë parasysh se për çka bëhet fjalë, për rregullim shkolle, pastrim qyteti apo meremetim të shtëpive.

Qyteti ka televizionin dhe një radio kanal të vetin. Policia nuk ekziston në këtë qytet.

[You must be registered and logged in to see this image.]

“Sipas ligjit spanjoll, ne sipas numrit të banorëve, do të duhej të kishim 4-7 policë. Por, ne nuk duam, sepse këtu çdo gjë mbështetet në baza vullnetare, bashkë luftojmë, bashkë i përshtatim jetët tona, kemi shkallë të lartë bashkëjetese”, thotë kryebashkiaku Juan Manuel Sánchez Gordillo, të cilin e quajnë Robin Hudi spanjoll./tetovanews.info

Për Tetova News e përgatiti:E.N.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qyteti utopik në Andaluzi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qyteti Rezana (Rizoni)
» Qyteti i nëndheshëm Frygian
» Albana, në Itali, qyteti që admirohej nga Skenderbeu
»  Dimali, qyteti ilir nga ku romakët morën veshjet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Çështje shqiptare :: Mërgata shqiptare-
Kërce tek: