FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Misri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Melisandre

Melisandre


Female Numri i postimeve : 51
Join date : 28/07/2014
Age : 33
Location : Ohio USA

Misri Empty
MesazhTitulli: Misri   Misri EmptyWed 27 Aug 2014, 16:52

MISRI (mustaqe)
(Maydis Stigma)
Droga perbehet nga krezat e gjata ne forme fijesh (mustaqe) qe dalin nga kallinjte e misrit, qe mblidhen para polenizimit (ne kohen e lulezimit te bimes) dhe thahen menjehere ne hije.

VETITE:
Droga permban saponine, glukozide flavonike, esence, vaj yndyror, kripera potasi, vitamine K, etj. , ajo nxit urinimin dhe eshte e efektshme ne cistet kronike. Kohet e fundit eshte provuar se droga ndihmone ne thermimin e gureve te veshkave qe perbehen nga fosfate, urate e karbonate, por nuk eshte e efektshme ne guret oksalate. Ne saje te ketyre vetive perdoret si mjet diuretik, forcues dhe kolagog ne te gjitha rastet e mbajtjes se ujit ne organizem, ne semundjet e rrugeve urinare e si mjet i pademshem dhe i efektshem kunder majmerise. Droga ka veti te shtoje sekretimin e temthit si rrjedhim keshillohet ne semundjet e melcise se zeze. Ne saje te vitamines K, mustaqet e misrit ndikojne ne pakesimin dhe ndalimin e hemorragjise (ne menstruacione te crregullta, ne menopauze, etj).
Duhet patur kujdes ne semundjet e zemres, sepse droga ngacmone muskulaturen e saj, mustaqet e misrit rrisin presionin e gjakut, prandaj nuk rekomandohen ne persona qe vuajne nga kjo semundje.
Poleni i luleve te misrit ndihmon ne mjekimin e semundjes se prostates.

PERGATITJA DHE PERDORIMI:
3 g droge hidhen ne nje ene ku shtohet 1 gote me uje te ftohte, permbajtja zihet 4-5 minuta, pasi ftohet, lengu kullohet dhe pihet. Merren 2-3 doza te tilla ne dite.
Poleni i misrit (ose i pishes) perdoret per parandalimin e semundjes se prostates e si ndihmes ne mjekimin e saj dhe pergatitet ne kete menyre: 1 luge gjelle me polen dhe 1 luge gjelle me mjalte perzihen ne 1/2 gote me uje mineral, lengu pihet nje here ne dite, ne mengjez esell.

Misri 1075812_500003593413343_1212851176_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Misri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Misri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Mjekësia besëlashtë-
Kërce tek: