Ndër ortodoksët shqiptarë të trevës së Korçës, E Shtuna e Pulave, që quhet edhe E Shtuna e Shpirtrave, ishte e shtuna një javë para të dielës së karnavaleve ortodokse dhe fillimit të kreshmëve. Herët në mëngjes therej një pulë dhe, me gjakun e saj, të gjithë anëtarët e familjes bënin një kryq në krahëror e në ballë. Pas meshës, besimtarët e kishin zakon të mblid-heshin në hajatin e kishës për t'u shtrirë e për të marrë një sy gjumë, me mendimin se, në ëndërr, do të shihnin shpirtrat e të vdekurve. Kur zgjoheshin, i thonin njëri-tjetrit ç'kishin parë.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi