FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Atisi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Atisi Empty
MesazhTitulli: Atisi   Atisi EmptyWed 20 Aug 2014, 19:55

Atisi – hyjni e lashtë frigjiane e bimësisë. Kulti dhe leghjenda e tij lidhen me atë të Nënës së Madhe Kybelë dhe me atë të Adonisit. Legjendat që bëjnë fjalë për të dalin në disa variante.
Sipas legjendë së Lydisë, Atisi ishte prift i Hyjneshës së Madhe. Banorët kishin për të një adhurim të madh. Nga smira Zeusi i dërgoi Atisit një derr të egër, që e plagosi atë për vdekje. Në Pesinunt (qendra e kultit të Kybelës), tregohej tjetër legjendë. Pas Atisit ishte dashuruar Kybela, e cila në një moment xhelozie e gjymtoi atë. Atisi vdiq. E dëshpëruar Kybela e ringjalli përsëri në formën e një pishe.
Kulti i Atisit së bashku me atë të Kybelës, nga Anatolia kaloi në Romë,duke marrë formën e një drame mistike të vdekjes dhe të ngjalljes së perëndisë. Riti zhvillohej në pranverë më22-27 mars. Vargu i gjatë i njerëzve çonte në faltore një pishë të mbështjellë me fasha porsi kufomë, pastaj pas ditës së agjërimit e të vajeve, priftërinjtë e Atisit kryenin një varg ritesh që përfundonin në tryeza të shenjta të shtruara me bukë e venë, ku kremtohej ngjallja e perëndisë. Ritet e Atisit që janë në përputhje me legjendën. kanë shumë gjëra të ngjashme me krishterimin (krahaso kungimin e mistershëm të krishter me naforën). Prandaj kulti i Atisit ka ushtruar ndikim të madh te krishterimi.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Atisi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: