Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Vlerësime për Kanunin Tue 19 Aug 2014, 21:24 | |
| Gjergj Fishta: "Kanuni është palca etnike e kombit shqiptar dhe kulturës së tij"
Shtjefën Gjeçovi: "Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto asht ngreë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky asht Kanuni i shoqnis"
Frano Ilia: "Breznit e sodshme e t'ardhshme duhet ta njohin mirë Kanunin e vet, pse në te shohin vazhdimsinë e popullit që u qëndroi të gjitha stuhive që në thellësi të kohëve ma të largëta"
Ismet Elezi: "Edrejta Zakonore e Shqiptarëve është dëshmi tjetër e gjallë, krahas gjuhës shqipe dhe gjithë kulturës materiale e shpirtërore që vërteton autoktonin dhe individualitetin e popullit shqiptar"
Syrja Pupovci: "Burimi i së Drejtës Zakonore të Shqiptarëve duhet kërkuar në origjinën dhe zhvillimin e tyre shoqëror e ekonomik gjatë shumë shekujve. Kjo e Drejtë pësoi ndryshime dhe krijoi variante të ndryshme"
Eqrem Çabej: "Zakonet e Shqipnis na paraqesin po atë ftyrë sikurse na e paraqet edhe gjuha e saj"
Frano Bardhi: "Këta popujt e Dukagjinit kanë zakone shumë fisnike"
Domeniko Pasi: "Vendi mbahet sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, që të gjithë malësorët e njohin shumë mirë edhe pse kurrë nuk ka qenë i shkruar" | |
|
Tomor ADMIN

Numri i postimeve : 984 Join date : 17/03/2013
 | Titulli: Re: Vlerësime për Kanunin Mon 30 Mar 2015, 14:50 | |
| Edith Durham: "Ligjet dhe kanunet që i atribuohen Lekës, duket qartë se janë më të hershme se sa shekulli XV, pra se sa koha kur thuhet se ai ka jetuar. Ndoshta atyre ligjeve u janë bindur luftëtarët e panjohur me armë bronzi që dalin nga varrezat parahistorike." | |
|