FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rregullimi shoqnor ilirjan

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Rregullimi shoqnor ilirjan Empty
MesazhTitulli: Rregullimi shoqnor ilirjan   Rregullimi shoqnor ilirjan EmptyTue 19 Aug 2014, 20:03

(nga libri "Ilirët" i Aleksandër Stipçeviç)

Struktura sociale


Rregullimi fisnor - Vëllaznitë - Ndamja e tokës - Udhëheqësia e fiseve - Matriarkati - Poligamia - Skllavnia

Mbi strukturën sociale të Ilirëve, arkeologjia dhe burimet historike na japin të dhana të pakta, të cilat nui mjaftojnë ma ba nji rekonstruim të kënaqshëm të këtij aspekti me randësi të jetës së Ilirëve. Para së gjithash ndryshimi që edhe në kët lamë mund të vërehet ndërmjet popujve të ndryshëm ilirë, nuk na lejon të përcaktojmë nji vleftë të përgjithshme të informatave nga burimet historike.

Mandej të njajtat informata janë shumë fragmentare dhe jo shumë autentike, kështuqë vështirë mund të caktohet vlefta e tyne dokumentare. Megjithatë, tue kombinue burimet e ndryshme që kemi në dispozicion, mund të formojmë një mendim mbi shkallën që Ilirët kanë mbërri në zhvillimin shoqnor në periudhat e ndryshme të historisë së tyne mijëvjeçare.

Për kohnat ma të vjetra mund të konstatohet se, në bazë të rezultateve të arkeologjisë, ndër Ilirët nuk kanë ekzistue ende ato ndryshime sociale, që mund të konstatohen në periudhat protohistorike.. Por, mu në shekullin VIII-VII para e.r., mund të dallojmë në disa vise simptomet e nji shkatërrimi gjithnji ma të dukshëm të shoqnisë klanore dhe afirmimin e klasës ushtarake. Pikërisht për këtë kohë, në vorrezat e Gllasincit dhe në lokalitete tjera, gjinden armë, të cilat në periudhat e përparshme, ishin shumë të rralla.

Dezintegrimi i shoqnisë primitive në kët kohë asht i lidhun me zhvillimin gjithnji e ma intensiv të industrisë xehtare e të metalurgjisë dhe me rritjen e tregtisë. Mirëpo, e këtë duhet të kemi parasysh kur asht fjala për strukturën sociale, organizimi social i Ilirëve nuk mbisundoi kurr, dhe në asnji trevë fazën e vërtetë klanore. Kjo nuk ndodhi as në shtetet monarkike të formueme në jug të Ilirisë, mbasi edhe këto shtete ruejtën shumë elemente karakteristike të shoqnisë klanore.

Shënimet për mbretninë e formueme në shekullin III para e.r., rreth fisit të Ardiejve tregojnë se ky shtet, gjithsesi ma i përparuemi ndër të gjithë shtetet tjera formue prej Ilirëve, nuk ishte gja tjetër, veçse nji lidhje fisesh, të cilat kurr nuk e kanë hudh poshtë autonominë e vet për hir të monarkëve të Shkodrës.

Teuta nuk ka mundë, por ndoshta as qç ka dashtë, me ndërhy në punët që janë konsiderue si punë të fisevet, e me ndalue kusarinë që ata e kanë konsiderue si çdo mjeshtëri tjetër e burim të randësishëm ekonomik. Prandaj ajo nuk mundi me u dhanë ambasadorëve romakë nji garanci që ata kërkojshin përkitazi me kusarinë që ushtrojshin nënshtetasit e saj, vetëm për arsye se nuk kishte fuqi të frenojë kët aktivitet të tyne.

Pushteti mbretnor, pra, ishte i kufizuem në çdo mënyrë mbreti nuk mundte me e detyrue parinë e çdo fisime ndërmarrë nji akcion që nuk ishte në aprim me interesat e tyne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Rregullimi shoqnor ilirjan Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullimi shoqnor ilirjan   Rregullimi shoqnor ilirjan EmptyTue 19 Aug 2014, 20:03

Vetë mbretnija e Ardiejve na paraqet, në anën tjetër, si institucionet sociale të Ilirëve përparojshin kah format gjithnji ma të zhvillueme dhe si në kët mbretni, në kohën e Agronit, filloi të formohet nji shtet i vërtetë dhe i vetëm, sikur nji monark ma energjik se Teuta t'i kishte marrë frenat e qeverisë mbas vdekjes së Agronit, ndoshta do t'a kishte shpejtue shkatrrimin e institucioneve tradicionale dhe afirmimin e autoritetit mbretnor. Teuta nuk dijti të vijojë rrugën e trasueme prej paraardhësvet: lejoi të prëtërihet pushteti i prisavet lokalë dhe këta, tue vazhdue aktivitetin e tyne si kusarë, e çuen vendin e vet në greminë.

Jemi në gjendje me e rindërtue strukturën shoqnore të disa fiseve ilire kryesisht në bazë të dokumenteve të kohës romake. Shënimet ma të plota i kemi për fisin e Dalmatëve, kurse popullatat tjera, sidomos ato të provincave të vendit, parashtrojnë diference të pa randësi në krahasim më kët fis, kështuqë shum gjana, të cilat do t'i konstatojmë rreth strukturës sociale të Dalmatëve, vlejnë edhe për Ilirët tjerë.

Kjo popullatë ilire, simbas Plinit Plak, ishte e ndame në 342 dekurije, të cilat padyshim janë identifikue me fise. Pesë ose gjashtë dekurije kanë formue nji civitas, çfarë simbas nji letre të P.Vatinit drejtue Ciceronit, në tokën e Dalmatëve kanë qenë nja tetëdhetë. Këtyne civitateve padyshim u gjegjën katoikiai-të e Strabonit, i cili i përmend nja pesëdhetë vendbanime në tokën e Dalmatëve "të denja për t'u përmendë". Deri tash qe e mundun me e përshkrue teritorin e disa civitateve në bazë të dokumenteve epigrafike të epokës romake, të cilat na përkujtojnë kufijt ndërmjet teritorit të nji civitas dhe tjetrit.

Po përmendim, për shembull, dy mbishkrime, të cilat e dallojnë me saktësi teritorin e Narestinëve (banorët e Narestës, sot katundi Jesenicë, ndërmjet Splitit dhe Omishit) prej atij të Pituntinëve në veri dhe Onastiëvet në jug. Teritori i tyne ka përfshi nji sipërfaqe prej afër 15 km2. Natyrisht, të gjitha civitates nuk përfshijshin gjithëmonë nji sipërfaqe të njajtë me këte, mbasi shtrimja e secilit civitas mvarej prej konfigurimit gjeografik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Rregullimi shoqnor ilirjan Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullimi shoqnor ilirjan   Rregullimi shoqnor ilirjan EmptyTue 19 Aug 2014, 20:04

Civitates formoheshin prej bashkësive sociale në të cilat nuk ka ekzistue prona private. Këte e vërteton Straboni, i cili në nji pasus të Gjeografisë së vet na njohton se dalmatët në çdo tetë vjet e ndajshin tokën midis tyne. Nji institucion i tillë social ishte i njohtun në Greqinë homerike, te Germanët dhe Keltët, por lajmi i Strabonit (i përcjellun mandej edhe nga Stefani i Byzantit), asht i vetmi këtij lloji që na informon mbi kët doke arkaike te Ilirët. Me sa duket, toka i takonte civitas-it e jo ndonji njisije tjetër sociale, çka mund të konstatohet në bazë të faktit që në epokën romake kufizimi i tokës, i dokumentuem prej mbishkrimeve epigrafike, asht ba ndërmjet civitates. Shpesh herë administrata romake ka qenë e detyrueme me ndërhy në konflikte, shpesh edhe të përgjakshme, ndërmjet civitates të ndryshme. Toka mandej ndahej për nji periudhë tetë vjetësh midis fiseve të ndryshme ose vetëm midis familjeve.

Prej mbishkrimevet epigrafike të periudhës romake marrim vesht se anëtarët e krenëve të dekurive kishin edhe nji arkë të përbashkët. Megjithatë mundemi vetëm me supozue cili ka qenë funksioni i saktë i kësaj arke, por sigurisht, funkcionimi i tyne në nji epokë aq të vonshme asht shum i randësishëm për karakterin e shoqnisë ilire.

Në krye të çdo bashkësije ishin kryetarët e tyne, të cilët në dokumentet epigrafike e në shkrimet romake quhen princë (princeps) dhe kryepar (praepositi). Kështu e njohim nji princeps Delmatorum, njifarë Licinius Teuda praepositus et princeps Iapodum, nji princeps Desitiatum, etj. Në epokën romake këta merrshin pjesë në administratën perandorake, por institucioni i princave dhe i kryeparëve ishte padyshim me origjinë pararomake. Këte e dëshmon, mbi të gjitha, Livi, i cili, tue përshkrue luftën kundër Istërvet, përmend pranë mbretit të tyne Epulit, edhe principes Histrorum.

Funksioni i kësaj principate klanore ilire nuk asht krejt i kjartë, por me sa duket princat, në kuptimin e përgjithshëm të terminit të përdorun prej burimeve (nuk duket se të gjitha burimet kët emërtim e kanë përdorë me të njajtën domethanje), ishin kryetarë të secilit civitates, ndërsa kryeparët ishin në krye të fiseve. Pra princat dhe kryeparët përbajshin njifarë këshilli aristokratik, që udhëhiqte fatin e nji fisi.

S'ka dyshim, nën emnin administrativ të kryeparëve mëshihej funkcioni i krenëve të fiseve, të cilët historianët grekë dhe romakë, në përshkrimet e luftave kundër Ilirëve, i quejshin "mbret". Dhe në saje të këtyne burimeve kuptojml se edhe kryetarët e fiseve u nënshtroheshin plotësisht vendimeve të këshillit të princave.

Ajo vlen, sikurse pamë, edhe për ato popullata, të cilat kanë arrijtë shkallën ma të përparueme në zhvillimin e vet social si asht, p.sh. mbretnija e Ardiejve. Mbas humbjes së lirisë, Ilirët i ruejtën për nji kohë të gjatë institucionet e veta sociale, e Romakët dijtën me mjeshtëri me i përdorë kryetarët e fiseve e princat, tue u dhanë nji vend të caktuem në sistemin administrativ, sistem i cili, mbasi kaloi fazën kaluese, ma në fund hyni në administratën romake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Rregullimi shoqnor ilirjan Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullimi shoqnor ilirjan   Rregullimi shoqnor ilirjan EmptyTue 19 Aug 2014, 20:04

Disa shënime të teksteve të vjetra që shqyrtojnë çashtjen e jetës sociale të Ilirëve, na zbulojnë veçori shumë interesante, por që asht vështirë me i vërtetue e me i vlerësue gjithëmonë e me sukses. Kësaj kategorije i takojnë shënimet mbi matriarkatin te Ilirët.

Shënimi ma i vjetër historik që ka të bajë drejtpërdrejt me matriarkatin te Ilirët ose, ma saktësisht, te populli ilir Liburnët, asht ruejtë në Periplusin e Pseudo-Skylaksit, në të cilin, në paragrafin ku jep përshkrimin e bregdetit liburn, lexojmë se Liburnët i idhëheqshin gratë e këto kanë mundë me pasë marrëdhanje seksuale, si me shërbëtorët e vet ashtu edhe me të huejt. Kët shënim mandej e vërtetojnë në mënyrë direkte ose indirekte shkrimtarët tjerë e gjithashtu edhe burimet tjera, kështuqë do të ishte e pamundun me dyshue për rangun e posaçëm që kishte grueja te Liburnët. Po përmendim vetëm nji fakt, i cili indirekt e vërteton ekzistencën e matriarkatit te Liburnët, ate se të gjitha hyjnitë liburne ishin fmena; nji dëshmi tjetër që paraqet randësinë e grues, shihet edhe në përqindjen e madhe të përmendoreve të vorrezavet kushtue grave në krahasim me ato të meshkujve.

Megjithate, në bazë të të gjitha shënimeve që kanë të bajnë me kët problem, duket, se shoqnija liburne nuk e ka njohtë matriarkatin e vërtetë në periudhën protohistorike, por ma parë do të jetë se ajo ka ruejtë mbeturinat e këasj forme të vjetër sociale në strukturën e vet, mbeturina që paraqesin nji stadium të tejkaluem, edhepse jo komplet, të nji institucioni me origjinë ndoshta edhe paraindoeuropiane. Shenja tjera, përpos këtij që ka të bajë ma matriarkatin, na bajnë të mendojmë për Liburnët si për nji popull me origjinë mesdhetare, të indoeuropeizuem gjatë shekujve nën ndikimin e Ilirëve të afërt.

Mirëpo, me sa duket, edhe te fiset tjera ilire, grueja gëzonte privilegjë të posaçme, gja jo e zakonshme në nji shoqni patriarkale si ishte ajo ilire. Po përmendim faktin e njohtun, kur në shtetin monarkik të Ardiejve në fron ishte nji grue, Teuta. Ky rast, natyrisht, nuk ka të bajkë fare me matriarkatin, sikurse mendojnë disa shkencëtarë, për arsye se fisi i vërtetë i Ardiejve i kishte të gjitha karakteristikat e nji fmailje patriarkale (këte na dëshmon edhe vetë fakti se Agroni ishte poligamist, mbasi kishte dy gra: Teutën dhe Triteutën), por ky asht rast karakteristik dhe jo i rëndomtë për nji shoqni sikurse asht kjo.

Nji grup tjetër i shënimeve historike ka të bajë me ekzistimin e skllavëve te Liburnët, tjerët te Ardiejt, kurse në bazë të burimeve epigrafike të periudhës romake, mund të konstatohet se edhe Ilirët tjerë kanë njohtë njifarë skllavnije para se të vijnë Romakët. Theopompi, për shembull, përmend se Ardiejt kishin jo ma pak se 300 000 skllavë, por ky numër, sikurse edhe shënimet tjera mbi skllavninë te Ilirët, me siguri asht i zmadhuem. Kështu pra vështirë mund të supozojmë se Ilirët kishin sklavë të vërtetë, në rend të parë, tue shqyrtue strukturën klanore të shoqnisë së tyne, por që ndër Ilirët e kohës protohistorike filloi të mëkambet institucioni i skllaverisë, nuk duhet dyshue. Përkitazi me këte duhet përmendë se Ardiejt, Liburnët dhe popullatat tjera, të cilat janë marrë me kusari dhe kanë luftue kundër Grekëve, lehtë kanë mundë ma zanë robë, të cilët mandej kanë qenë të detyruem të punojshin për ta. Kësisoji, Polibi tregon se kusarët e Teutës i zejshin anmiqt dhe i bajshin skllavë. Megjithate, jemi të mendimit se këta robë nuk e kanë përjetue kurr midis Ilirëve gjendjen e vërtetë të skllavëve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Rregullimi shoqnor ilirjan Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullimi shoqnor ilirjan   Rregullimi shoqnor ilirjan EmptyMon 02 Sep 2024, 23:19

ORGANIZIMI SHOQEROR


Gjatë jetës së vet shumëshekullore në Ballkan ilirët kaluan një rrugë të gjatë të zhvillimit shoqëror, megjithatë nuk jemi në gjendje t'i përcjellim në të gjitha detalet. Për periudhat e lashta kemi në dispozicion vetëm materialin arkeologjik, i cili nuk është i mjaftueshëm që të na japë përgjigje Iidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me strukturën shoqërore të një fisi ose bile të banorëve të një vendbanimi. Për kohët e mëvonshme, kur për ilirët, doket e tyre dhe për jetën e tyre, shkruajnë autorët grekë, sidomos atëherë kur ilirët bien nën pushtetin e romakëve dhe kur sa në shkrimet e autorëve romakë, sa në monumentet epigrafike, gjenden shënime shumë të vlefshme për aspekte të ndryshme të marrëdhënieve shoqërore brenda bashkësive të ndryshme ilire shoqërore-politike, kemi mundësi që në mënyrë mëtë hollësishme t'i diskutojmë këto çështje. Megjithatë, kur si bazë për shqyrtim merren shënimet e shkrimtarëve antikë, të cilat kanë të bëjnë në përgjithësi me ilirët, e jo me disa fise, hulumtuesi duhet të jetë shumë i matur dhe kritik, sepse në kohën kur u shënuan ato burime te ilirët kemi ndryshime shumë të mëdha të shkallës së zhvillimit shoqëror midis viseve dhe fiseve të ndryshme ilire, prandaj për këtë shkak përgjithësimi është, në të vërtetë, i pamundur. Me rezervë duhet t'u afrohemi bile edhe atyre shënimeve që kanë të bëjnë me fise të ndryshme, sepse pikëpamjet e autorëve grekë dhe romakë për institucionet shoqërore te ilirët shpeshherë ishin nën ndikimin e situatave në të cilat jetonin ata autorë, prandaj duke përdorur terminologjinë e rëndomtë" për fenomenet shoqërore, sipas të gjitha gjasave në mënyrë joadekuate, i përshkruanin si analoge (ata i konsideronin si të tilla) fenomenette ilirët. Nëse kësaj i shtojmë faktin se shumica e këtyre autorëve kanë shkruar për ilirët në bazë të asaj që kanë dëgjuar për ta, nuk është vështirë ta marrim me mend se në çfarë rrugësh të gabuara mund të na shpiejnë lajme të tilla. Mirëpo, përkundër të gjithave shfrytëzimi i fakteve të autorëve antikë, por në mënyrë të matur dhe kritike, për njohjen e shumë institucioneve shoqërore te ilirët, nuk mund të lihet anash.
Në shekujt e parë të zhvillimit në Ballkan, duke gjykuar në bazë të materialit arkeologjik, nuk ekzistojnë ndryshime të mëdha midis shtresave të ndryshme të shoqërisë ilire. Në kala, në të vërtetë që nga epoka e bronzit, jeton një shtresë njerëzish e cila nuk ishte e lidhur drejtpërdrejt me prodhimin e ushqimit, mirëpo diferencimi shoqëror nuk ishte ende i dukshëm. Në ato kala, në të cilat jetonin mjeshtrit të cilët prodhonin objektet metalike, magjistarët, ushtarët profesionistë dhe një shtresë e vogël e aristokracisë fisnore, krijohen me kohë kushtet të cilat do të shkaktojnë dobësimin e organizimit të vjetër shoqëror të fisit. Simptome të dukshme të këtij dobësimi dhe njëherësh të forcimit të shtresës së re shoqërore, të privilegjuar të ushtarakëve dhe të aristokracisë fisnore, filluan të vërehen qysh në shek. VIII-VII para e.re. Në nekropolat ilire të kësaj kohe paraqiten ndryshime të dukshme në vlerat e asaj që të ndjerit i viheshin si gjëra të nevojshme për rrugën në varr. Përveç kësaj, kjo është koha kur në varreza gjithnjë e më shpesh vihen armët, gjë që ishte shenjë e dukshme se luftërat midis disa fiseve të ndryshme ilire ishin bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe si pasojë e një gjendje të" tillë, shtresa profesionale ushtarake ishte bërë gjithnjë e më e nevojshme. Rrëmbimi i pasurisë në duart e anëtarëve të aristokracisë fisnore ose ushtarake si pasojë e zhvillimit të hovshëm të tregtisë, e veçanërisht të xehtarisë (në ato vise ku kishte xehe) sollën ndryshime gjithnjë e më të dukshme në strukturën e shoqërisë fisnore. Atje ku nuk kishte xehtari dhe nuk kishte tregti të zhvilluar, shoqëria fisnore ndryshoi fare ngadalë, duke ruajtur kështu karakteristikat e vetatë qenësishme derisa u bë okupimi romak, e nganjëherë edhe pas tij.

Më shpejt diferencimi shoqëror dhe zhdukja e shoqërisë fisnore u bë në viset jugore ilire, pra atje ku ndikimi i qytetërimit të zhvilluar grek ishte më i fuqishmi. Në këtë hapësirë prej shek. VIII para e.re. duken organizmat shtetërore, të cilat gjithnjë e inë tepër marrin karakteristika të krijimeve të organizuara shtetërore, me mbretërit, bile edhe me dinastitë. Megjithatë, as në kohën kur njëra prej tyre në shek. III para e. re. arrin kulmin në zhvillimin e vet shoqëror-politik nuk pat shkuar aq larg nga organizimi fisnor, si do të mund të përfundohej në bazë të fakteve (dhe të terminologjisë!) të cilat i gjejmë te autorët antikë, sepse në kohën e sundimit të mbretëreshës Teuta (230 para e.r.) ndodhi ajo që në "Historia Romana" (lib. IV, 7) rrëfen Apiani dhe që e zbulon karakterin e vërtetë të atij shteti. Kur, dërgata romake erdhi te Teuta që të ankohej ndaj sulmeve të piratëve ilirë kundër anijeve tregtare greke dhe italike, ajo iu përgjigj, si na rrëfen Apiani, se ajo do të kujdesej që shteti ilir të mos u bëjë asgjë të keqe romakëve, mirëpo, ajo nuk mund t'ua ndalojë shtetasve të saj piraterinë, sepse kjo është çështje e tyre private.

Disa nga historianët bashkëkohorë këtë përgjigje e shpjeguan si shprehje diplomatike, e cila praktikisht ilirëve do f u bënte të mundshme piraterinë edhe më tutje, ndërsa vetë Teutën, gjegjësisht shtetin ilir, të mos e angazhonte në konfliktet me palët e sulmuara. Një përgjigje të tillë të cilën ua dha Teuta të dërguarve, as nuk kishte e as që do të mund të kishte domethënie të tillë. Nga përgjigja e saj del qartas se ajo nuk kishte mundësi që f ua impononte pushtetin e vet disa fiseve që ishin në kuadrin e shtetit të saj, kështu që përgjigja e saj në mënyrë shumë bindëse shpreh pozitën e sundimtarit si personalitet që në kryerjen e pushtetit të vet mbretëror në shtetin e atëhershëm ilir ishte i kufizuar nga pozita autonome e fiseve të ndryshme.72
Si ka qenë struktura shoqërore e një fisi ilir, e cila u ruajt bile edhe mbasi Roma i pushtoi viset ilire, më së miri na është bërë e njohur në bazë të shënimeve të autorëve antikë dhe prej mbishkrimeve që kanë të bëjnë me fisin e dalmatëve. Sipas Plinit Plak, dahnatët ishin të ndarë në 342 dekurie,73 ndërsa sipas P. Vatinit i cili ngaNarona zhvilloi operacionet ofensive kundër këtij fisi, ata kishin tetëdhjetë qytete (oppida).74 Ky numër i "qyteteve" dalmate, kryesisht pajtohet me atë që e shënoi Straboni - se dalmatët kanë nja pesëdhjetë vendbanime "që vlejnë të përmenden" (katoikiai).75 Për përmbajtjen e saktë sociale të emrave është shkaktuar një ngatërresë mjaft e madhe te autorët bashkëkohorë. Kështu Brainimir Gabricevic, i cili kohëve të fundit është marrë më së tepërmi me çështjen e strukturës shoqërore të dahnatëve, mendon se dekuritë e Plinit duhet f u përgjigjeshin "vëllazërive më të vogla" dhe se pesë - gjashtë dekuri kanë bërë një "katoikie" të Strabonit.76 Karl Patschi duke studiuar strukturën shoqërore të fisit mezej përfundoi se dukuria i përgjigjet fisit te shqiptarët dhe më shumë dekurie kanë bërë një bashkësi fisnore (civitas).77Na duket se dekuria nuk është asgjë tjetër pos gjinia (gjegjësisht gens) dhe se civitas i përgjigjet vëllazërisë (fratria).

Monumentet epigrafike në të cilat përmenden kufijt midis vëllazërive të ndryshme japin, në disa raste, elemente të sigurta për të caktuar shtrirjen e territoreve të tyre. Kështu në bazë të dy mbishkrimeve kufitare që u zbuluan në Police, e dimë se vëllazëria e narestinëve (banorët e vendbanimit Nareste, që gjendej në vendin ku sot gjendet katundi Jesenice midis Splitit dhe Omishit), jetonte midis Pituntinit dhe Onastinit dhe zinte sipërfaqen prej rreth 15 km2. Në mënyrë të ngjashme mund të përcaktohet edhe territori i dy vëllezërive (Barizaniates dhe Lizaviates) në rrethinën e Vërlikës.

Një organizim të ngjashëm shoqëror, si e kishin dalmatët, e kanë pasur edhe fiset e tjera ilire. Vetë Plini pënnend dekuritë edhe te shumë fise të tjera, ndërsa mbishkrimet kufitare na bëjnë të mundshme të mësojmë madhësinë e territoreve të disa vëllazërive.

Gjinitë (decuria), të cilat, sipas B. Gabricevic-it kanë mundur të kenë përafërsisht 150-200 frymë, kanë pasur nganjëherë edhe arkën e tyre. Këtë e dimë në bazë të një mbishkrimi që është gjetur në Split. Nëse pjesëtarët e gjinisë e kanë pasur edhe tokën të përbashkët, nuk është plotësisht e qartë.

Straboni, në të vërtetë, thotë se dalmatët e kanë tokën të përbashkët, dhe se atë e ndajnë çdo të tetin vit. Simbas të gjitha gjasave toka nuk ka qenë pronë e gjinisë, por e vëllazërisë dhe ajo nuk u është ndarë individëve, gjegjësisht familjeve të ndryshme, por gjinive.

Lidhja e vëllazërive përbënte fisin. Numri i vëllazërive ndryshonte sipas madhësisë së territorit dhe sipas numrit të banorëve të fisit, ose numri mund të ishte i caktuar edhe me strukturën organizmave të fiseve, si ishte te liburnët dhe si duket te fqinjët e tyre hythmitët. Për liburnët kemi një shënim shumë të rëndësishëm te Plini, ku flitet për "liburnorum civitates XIII", dhe në këtë numër nuk është vështirë të vërtetohet numri pak i modifikuar dymbëdhjetë, gjegjësisht trembëdhjetë, sa vëllazëri ishin te fiset e vjetra nga periudha paraindoevropiane në shumë vise të Mesdheut. Lidhja e dymbëdhjetë vëllazërive (e cila te autorët e vjetër paraqitet herë si "populus" e herë si "civitas") është organizimi i njohur politik edhe te disa fise në Italinë e jugut, ku elementi ilir ballkanik ishte mjaft i pranishëm. Një lajm te Plini që ka të bëjë me peucetët është veçanërisht interesant për ne, sepse në të përmenden dymbëdhjetë fise ilire ("ad Illyriis XII populos"). Megjithatë, emri i fisit të përmendur hythmit, sipas mendimit të filologëve, përmban vlerën numerike "katër" (fjala "huth", ka pasur, si duket, në gjuhën etruske domethënien e numrit katër), gjë që përsëri gjithsesi ka lidhje me tetrapolitinë (lidhjen e katër fiseve), gjegjësisht me dodekapolitinë (lidhjen tri herë nga katër fise).

Dodekapolitia te liburnët është mbeturinë e organizimit të vjetër shoqëror që u ruajt si relikt mediteran së bashku me një varg elementesh të tjera nga kohë të stërlashta. Me një përjashtim të mundshëm te hythmitët, nuk është e njohur se ilirët e tjerë e kanë njohur ndonjëherë këtë formë të organizimit shoqëror.

Në monumente të periudhës romake hasen mjaft shpesh persona të cilët mbanin funksionet e praepositusit dhe të princepsit. Nga një mbishkrim i cili u gjet në Danillo afër Shibenikut (ant. Rider), dimë që njëri ishte "princeps Dalmatarum" dhe për një tjetër që ishte "princeps (kastelli) Salthua" (nga rijeçani te Nikshiqi) edhe për një tjetër"princeps muncipi Riditarum" nga Danillo dhe mandej për "praepositus et princeps Japodum" me mbishkrimin e gjetur në burimin e Privilicës te Bihaqi, si dhe për shumë të tjerë. Domethënia e vërtetë e atyre funksioneve në kohën romake nuk është plotësisht e qartë. Romakët me ata emra karakterizonin funksionet të cilat ekzistonin edhe më parë te ilirët, të cilat i toleruan, por edhe i shfrytëzuan, në mënyrë që sa më lehtë të vendosnin bashkëpunimin me vendasit. Megjithatë disa nga prerogativat e tyre të vjetra, qartas u bënë të papërshtatshëm me situatën e re, në të cilën u gjetën ilirët pas okupimit romak, ndërsa të tjerat, megjithatë i fituan, si ishte pozita e përfaqësuesve të aristokracisë së vjetër fisnore në kushte të reja. Megjithatë, mbishkrimet epigrafike si dhe burimet e shkruara bënë të mundur që të përfundohet se princepsët në periudhën romake kanë qenë kryetarë të bashkësive më të vogla shoqërore - politike, dhe se në mesin e atyre, kanë zgjedhur kryetarin e fisit i cili në terminologjinë e administratës romake quhej praepositus. Prandaj, mund të supozohet se princepsët kanë qenë në krye të vëllazërive dhe se si të tillë ishin edhe anëtarë të këshillit fisnor në krye të të cilit gjendej praepositus. Nga një lajm që na ka lënë Livi, aty kur përshkruan luftën e romakëve kundër istrëve, është e qartë se autori romak kryetarin e fisit e quan mbret, krahas të cilit gjendet këshilli i princepsit.85 Natyrisht, "mbreti" i istrëve, Epulo nuk ishte mbret në atë kuptim si e mendonte Livi, por prijës fisi, i zgjedhur në mesin e anëtarëve të këshillit fisnor. Duket se praepositi i periudhës romake nuk ishte gjë tjetër vetëm trashëgimtar i "mbretit" nga periudha parahistorike.

Është shumë interesante çështja se ilirët, ose disa prej tyre, në periudhën pararomake e kanë njohur institucionin e robërisë. Autorët antikë theksojnë ekskluzivisht se disa fise ilire kanë pasur robër. Kështu Theopompi thekson se ardiejt kishin nja 300 000 robër, ndërsa Agatarhidi nga Knidi pohon se disa nga dardanët, kishin njëmijë e më shumë robër (dulloi), të cilët gjatë paqes punonin tokën, ndërsa gjatë luftërave shkonin në luftë nën urdhërin e të zotit. Disa autorë të tjerë pohojnë se ilirët në viset jugore e njihnin robërinë. Mirëpo, të gjitha këto shënime të autorëve antikë nuk duhet, të merren si të sakta, sepse është shumë vështirë të supozohet - duke njohur shkallën e zhvillimit shoqëror në të cilën arritën fiset ilire - që fjala është me të vërtetë për robërit në kuptimin e plotë të kësaj fjale, gjegjësisht për robërit si në Greqi dhe në Romë. Është e mundshme që ilirët, disa nga robërit e zënë të luftës t'i kenë detyruar që të punojnë për ta si bujq të cilët ishin në pozitë të nënshtruar shoqërore në krahasim me shtresën e aristokracisë fisnore, të ushtarëve profesionalë, të tregtarëve dhe të zejtarëve.

Disa autorë antikë flasin për pozitën e posaçme të gruas në disa nga fiset ilire. Gruaja, megjithatë edhe te ilirët e tjerë, kishte pozitë të privilegjuar (ose të tillë e konsideronin autorët grekë dhe romakë), kështu që në shtetin ilir, qysh në shekullin II para e.re. një grua (Teuta) mundi të zërë pozitën e mbretëreshës.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Rregullimi shoqnor ilirjan Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullimi shoqnor ilirjan   Rregullimi shoqnor ilirjan Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rregullimi shoqnor ilirjan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Shoqurtësí-
Kërce tek: