Hylltar MODERATOR

Numri i postimeve : 193 Join date : 23/04/2013 Age : 43 Location : Në Fushat e Elysesë
 | Titulli: Sibyllat Tue 05 Aug 2014, 17:17 | |
| Sibyllat ishin gra profete legjendare, që ishin të frymëzuara nga hyjnitë, më shpesh nga Apolloni dhe Dionysi. Disa autorë të vjetër pranonin ekzistencën e një sibylle që kishte jetuar një mijë vjet dhe që kishte banuar në vende të ndryshme. Disa tjerë tregojnë se sibyllat ishin dhjetë, por më e dëgjuara ishte Sibylla e Kumës. Virgjili kur përmend shpellën e Sibyllës së Kumës, tregon se përgjigjet që u jepeshin të interesuarëve, shkruheshin me fjalë të veçuara në fletë që era i shpërndante dhe që i interesuari duhej pastaj t’i mblidhte dhe të zbulonte interpretimin e tyre. Tregohet se Sibylla e Kumës i kishte propozuar mbretit etrusk të Romës, Tarkuin Priskut, t’i jepte nëntë librat sibyline, duke i kërkuar një çmim shumë të lartë. Kur mbreti kishte refuzuar, gruaja profete i kishte hedhur në zjarr tri nga ato, dhe i kishte kërkuar mbretit të njëjtin çmim për të gjashtë librat që i kishin mbetur. Meqenëse edhe propozimi i dytë nuk qe pranuar, ajo i dogji tre librat tjerë, duke i kërkuar të njëjtën shumë për tre të fundit, duke thënë se do t’i digjte edhe ato po të mos i paguhej menjëherë shuma e kërkuar. I habitur nga sjellja dhe qëndrimi i saj, mbreti i bleu librat dhe i vendosi në tempullin e Kapitolit. Fjalitë sibylline ishin të shkruara në fletë të palmës dhe ruheshin në fshehtësinë më të madhe nga një kolegjium i veçantë priftërinjsh. Sibylla e Kumës  _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
|
Hylltar MODERATOR

Numri i postimeve : 193 Join date : 23/04/2013 Age : 43 Location : Në Fushat e Elysesë
 | Titulli: Re: Sibyllat Tue 05 Aug 2014, 20:03 | |
| Librat Sibyline ishin përmbledhje profecish që Tarkuin Prisku i bleu nga Sibylla e Kumës. Këto ruheshin në një arkë prej guri në tempullin e Jupiter Kapitolit, por u zhdukën nga zjarri në vitin 84 p.e.s. Pas kësaj nga rreshtat që u ruajtën u hartua një përmbledhje tjetër e librave sibyline, të cilat më vonë u rishikuan dhe u plotësuan më tej. Me ruajtjen e librave dhe me interpretimin e profecive të shkruara në to merrej një kolegjium i veçantë priftërinjsh, ose siç i quanin ndryshe “interpretuesë të librave sibyline”. Në kohën e mbretërve ky kolegjium përbëhej nga dy priftërinj. Më vonë numri i tyre arriti në 15. Priftërinjtë në prani të zyrtarëve hapnin librat, dhe nëpërmjet tyre tregonin se çfarë kuptimi kishin këto apo ato shenja dhe dukuri, cila kafshë ishte më mirë t’u bëhej fli perëndive, cili do të ishte përfundimi i kësaj apo asaj pune, etj. Në kohë lufte dhe kryengritjeje, në kohën e sëmundjeve epidemike dhe të urisë, kërkohej ndihma e librave sibyline, që ishin një orakull i përhershëm. Kështu në luftën e dytë kundër Kartagjenës, me rekomandimin nga librat sibyline u soll në Romë kulti i hyjneshës Kybele së bashku me gurët e zinj të rënë nga qielli. Janë ruajtur 12 libra të profecisë sibyline të cilat përveç përmbajtjes origjinale kanë ca përzierje dhe nga fetë tjera të mëvonshme.  _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
|
Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Re: Sibyllat Sat 07 Mar 2015, 17:13 | |
| Në botën e lashtë pellazgjike, njiheshin të 10 sibyla të mëdha pellazge: 1. Sibyla e Dodonës 2. Sibyla e Delfit 3. Sibyla e Kumës 4. Sibyla e Tiburit (etruske) 5. Sibyla e Trojës (e Apolonit) 6. Sibylla e Erythresë 7. Sibyla e Samosit 8. Sibyla libiane (e Zeus-Amonit në Oaza Siva) 9. Sibyla e Palestinës (ajo që shkroi orakujt e vonshëm sibylinë) 10. Sibyla e Babilonit (që e parshikoi ardhjen e Lekës së Madh në Babiloni)  | |
|