Argonautët, heronjtë që u nisën për në Kolkidë nën drejtimin e Jasonit, me qëllim që të sillnin që andej bashkën e artë të dashit mag'jik. Ngjarjet, për të cilat bëhet fjalë në mitin mbi argonautët, zhvillohen një brez para Luftës së Trojës. Në Jolk të Tesalisë sundonte Esoni, djali j Kreteut, por vëllai i tij nga e ëma. Peliu, ia rrëmbeu fronin dhe Esoni u detyrua të jetonte si qytetar i thjeshtë. Ndërkaq u rrit djali i Esonit, Jasoni, i cili vajti në Jolk dhe i kërkoi Peliut t i kthente pushtetin dhe të gjitha pasuritë që i kishte marrë të atit. Peliu pranoi t'ia jepte, por me kusht që më për para të sillte në Greqi nga Kolkida bashkën e artë. Jasonit i pëlqeu ky propozim dhe filloi të përgatitej për fushatën në Kolkidë. Me thirrjen e tij, pesëdhjetë prijës arritën në Jolk për të marrë pjesë në të. Midis tyre ishte Tezeu, Dioskurët me shokët e tyre, Idasi dhe Linkeu, heronjtë me fletë Kalaidi dhe Zeti (Boreadët), Meleagri, Admeti, Telamoni, Asklepi. Për heronjtë Argu ndërtoi një anije me ndihmën e hyjneshës Atena. Anija kishte pesëdhjetë rrema dhe u quajt «Argo». Legjendat thonë se ajo ishte anija e parë që lundroi në det. Nga emri i anijes «Argo», heronjtë që morën pjesë në fushatë u quajtën argonautë. «Argo» u lëshua në ujërat e detit Egje dhe lundroi në drejtim të Kolkidës. Nga Jolku anija i çoi ata në ishullin e Lemnosit, pastaj në ishullin e Samotrakës. Pasi kaluan Helespontin, argonautët zbritën në brigjet e Kizikut, vendi i delonëve, që qeverisej nga mbreti Kizik, i cili i priti shumë mirë lundërtarët. Pasi lanë Kizikun, argonautët qëndruan në brigjet e Mizisë. Aty Hilasi vajti për të kërkuar ujë, por u rrëmbye nga nimfat që u dashuruan pas tij. Për ta gjetur vajtën Herakliu dhe Polifemi, të cilët u shkëputën nga shokët dhe morën rrugën për në Bitini, te mbreti i bebrikëve, Amiku. Atje argonautët nuk u pritën ashtu si në Kizik. Pasi arritën në Trakë, argonautët, me ndihmën e Boreadëve, Kalaidit dhe Zetit, mundën ta çlironin Fineun e verbër nga harpitë, që e torturonin pa pushim. Si shpërblim plaku u dha udhëtarëve këshilla si t’u shmangesnin rreziqeve që do të hasnin gjatë udhëtimit. Kështu ata mundën, pa shumë pengesa, të kalonin midis shkëmbinjve të Simplegadit, që mbylleshin e hapeshin dhe shkatërronin anijet që futeshin midis tyre. Lundërtarët lëshuan një pëllumb dhe, kur zogu. fluturoi, shkëmbinjtë u për-
poqën dhe pastaj përsëri u shkëputën. Ata e shfrytëzuan këtë çast dhe e kapërcyen shpejt vendin e rrezikshëm. Pasi kaluan Detin e Zi, argonautët arritën në Kolkidë, ku sundonte rnbreti Ejet që zotëronte bashkën e artë. Kjo bashkë ruhej ditë e natë nga një dragua i tmerrshëm dhe nga dy dema, hundët e të cilëve villnin flakë. Jasoni vajti te pallati i Ejetit dhe i tha mbretit se heronjtë kishin ardhur vetëm për të marrë bashkën e artë. Mbreti, që kishte vendosur ta zhdukte Jasonin, u shtir sikur pranoi, por e ngarkoi më përpara të kryente këtë porosi: të lëronte arën kushtuar Aresit me parmendë hekuri. ku ishin mbrehur demat me thundra të bakërta dhe, me dhëmbët e dragoit të mbillte arën. Kur nga dhëmbët do të
dilnin luftëtarë, ai duhej të luftonte me ta e t’i vriste. Me ndihmën e vajzës së Ejetit, Medesë, që u dashurua pas Jasonit, ai arriti t‘ia dilte mbanë. Jasoni hodhi një gur të rëndë në turmën e luftëtarëve dhe ata u futën në luftë midis tyre, duke vrarë njëri-tjetrin. Por, edhe pas kësaj, Ejeti nuk donte t’ua jepte argonautëve bashkën e artë. Jasoni dhe Medea vranë dragoin dhe, pasi vunë në gjumë demat, u drejtuan te pema ku varej bashka e artë. Jasoni e mori bashkën dhe bashkë me Medenë u drejtua për tek anija. Të nesërmen në mëngjes Ejeti mori vesh se bashkën e artë e kishin grabitur dhe se Medea kishte ikur me argonautët. Mbreti i Kolkidës i ndoqi ata, por Medea, me qëliim që të pengonte Ejetin ta arrinte, vrau vëllanë e vet Absirtin dhe pjesët e trupit të tij i hodhi gjatë rrugës. I ati mblodhi gjymtyrët e të birit dhe i varrosi, kurse Medea në këtë mënyrë fitoi kohë të ikte. Më në fund argonautët erdhën në Greqi me bashkën e artë. Miti mbi argonautët ka frymëzuar Euripidin («Medea»). Emri argonaut ka marrë një kuptim të figurshëm, atë të lundërtarit të guximshëm.
Argu, ndërtuesi i anijes «
_________________
Ekziston vetëm një luftë: jeta kundër vdekjes!