FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vajza e Vuthit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk

Buzulk


Male Numri i postimeve : 53
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

Vajza e Vuthit Empty
MesazhTitulli: Vajza e Vuthit   Vajza e Vuthit EmptyMon 21 Jul 2014, 13:43

"Ne kohna shum te motshme, ne kto troje ku na lan te paret tane,kur kish pas dal Harapi i Zi i pertej detit,ish ken ba luft e madhe. Te paret tane kudo kishin pas luftue kunder te hujve. Por mas shum luftimesh,t'huajt kishin pas mrri deri ne krahinen tone.Ketu ish ken ba luft e madhe. N'ato kohna, ne luft kishin pas marr pjes burra dhe gra.Njana prej tyne ish pa kjen vajz shum e bukur, por edhe trimnesh si ma i miri burr. At vajz te bukur kish pas dasht me marr per veti aj ci ish ken i pari i asaj ushtrie t'huej ci kish pa ardh prej dhenave te largeta.Ajo nuk ish ken dhan ,as ligshtue e lufta kish pas vazhdue.Vajza e Vuthit, bashk me shoket e shoqet e saj,e kish pas terhiq anmikun neper male e thepa deri sa ishin ken ngjit n'maje te Gerdhates se thepisun.

Aty, ne nje log te asaj bjeshke,ish ken ba lufta e funit. Vajza e Vuthit neshet e kacafytet me Romanin(emni i Harapit te Zi),te cilin ajo e gjoj prej nje maje shkami dhe ai ra ne humner.E Vajza e Vuthit per mos me ju ra ne dor shokvete Romanit,ra prej nje thepi mali posht pa lan gjurm kun.Qe prej asaj kohe te larget, veni prej ku ka ra Vajza e mori emnin "Maja e Vajzes."Nersa veni ku u ba kacafytja e funit e ci Vajza e Vuthit e gjoj anmikun,e mori emnin "Bregu i Romanit".Veni ku ra ai mori emnin "Romani".Pastaj Romanin e kishin pa shti n'dhe ne do qeta e veni ku ai e ka vorrin e ka emnin "Qeta e Romanit".Dhe qysh se e kan shti n'dhe nat ven ,ai duhet mu pergjegj sa her t'i thrrasin. Mbi "Qetat e Romanit"ndodhet "Guri i Romanit"si roj qysh nat kohe.Ai u kallxon tan zaptuesve t'huaj se heret a von edhe ata ka me i gjet cka e gjet romanin.E ata te huaj Lugines se Bukur ja vun emnin ne gjuhen e tyne Valbona.Keshtu na kan than te paret tane,e kshty po t'thom edhe na se mosme ja pa kallxue njanitjetrit kish me kan ne dhe, bashk me Romanin"Te moshuarit ne tregimet e tyre thonin se "dikur ne ato ane kish pas shkue edhe greku.Por ne kohen e grekut kish pas fal Zoti bor te madhe e otergjet ci binin prej Romanit e Lugut t'math ,takoheshin te Syni,bereqet nuk kish ba hic e greku kish pas thye qafen anej prej nga kish pas ardh".

Midis Katundit t'Eper dhe GjonBalajve,nje vend edhe sot quhet"Mokna". Aty kalon nje she me uje te vazhdueshem,dimer e vere. Te mocmit thon se aty, ne ate she dikur kane qene mullijt e fshatit. Rrenojat e tyre kane qene te dukshme deri vone.Ne nje legjend tjeter, e cila shkon edhe tre breza ma larg,por qe ne koh asht ma e vonshme se legjenda e Vajzes se Vuthit,thuhet se i pari i Vuthjanve Bala,e ka origjinen tek Shejt Kelmendi. Nuk perjashtohet mundesia qe te jete keshtu, por gjithsesi legjenda e Vajzes se vuthit eshte shum shekullore me nje truall te caktuar prandaj dhe esht e besueshme se Bala asht Kelmendas ne truallin e vet,ne Vuthaj, te trashiguar brez pas brezi, dhe ne asnje menyr nuk mun te trajtohet si ardhacak.

Ne legjenden e Vajzes se Vuthit, qe eshte ma se dy mij vjecare,thuhet qarte se Vuthjant ishin ne trojet e tyre te lashta dhe luftonin per mbrojtjen e tyre.Gjithashtu legjenda eshte argument ne te mir te se vertetes se te gjitha kto trva kane qene qysh se ne lashtsi te te parve tane Iliro-Shqiptar. Po keshtu eshte i njohur edhe i prenuar fakti se Kelmendasit kane qene adhurues te trojeve te veta dhe te jetes se lir ne to, pa pushtues te huaj, kunder te cilve luftuan neper shekuj. Keshtu qe ne rrethana e situata te caktuera, ata jan tkuerr "kan marr malin me jetue te lir". Prandaj dhe i gjejm ne kto malsi te thepisura dhe shkambore. Shume here te moshuarit thone: "He, more ,burra,t'paret tan kurr nuk i l'shuan kto troje. Ata shpesh her i paten lan luginat e fushat e tyne e dualen ne bjeshkt e nalta me jetue te lir bashk me Shqipet".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vajza e Vuthit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Emna shqip për vajza

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Mite-
Kërce tek: