SHKËLQIMIT TË SYVE TË MI FLUTURON
Zanë Mali
Më ndjek butësisht qenia jote e çiltër,
me hapat që ritmëtojnë udhëve.
Hapësirave imagjinare piklat e shiut
rishtas i ndjej
ditën kur do të vish.
Ti fluturon shkëlqimit të syve të mi
nën qiellin vjollcë
e vjen.
Frymëmarjen e munguar fitoj
e përhumbem ëmbëlsisht fytyrës sate.
Më drithëron prekja jote
poreve të shpirtit e në secilën qelizë
më mbështjell me kënaqësi.
Asnjë fjalë të vetme nuk e dëgjova
duke i shijuar shikimet tua lozonjare
ëndrrat të mia të çmendura
për buzën tënde të poshtme
zjarrin në të cilin doja të digjesha
të vdisja e të ngjallesha
përsëri vetëm për ty.
_________________
Ekziston vetëm një luftë: jeta kundër vdekjes!