Sistemi pluralist është një hile e kapitalistëve perëndimorë, sidomos anglosaksonë dhe çifutë. Përmes kësaj ata e korruptojnë shtetin, sepse fiton partia që financohet nga po këta kapitalistë, dhe prandaj partia fituese u bindet urdhërave të po këtyre kapitalistëve. Votusit shërbejnë vetëm si prindër adoptuesë të fajit; që faji të mos mbetet jetim. Çkado që të ndodhë, fajin e ka populli, apo elektorati, sepse do t'i thuhet kush ju ka faj se vetë i keni votuar. Politikanët nënshkruajnë lloj lloj marrëveshje poshtëruese për shtetin e në dëm të interesave kombëtare, falin territore, falin resurse, pasuri natyrore, ndërmarrje ekonomike etj., dhe faji u mbetet votuesve.
Sidoqoftë nga këndvështrimi im votimet kanë vlerë në nivele lokale, p.sh. zgjedhja e pleqve dhe kryeplakut të një fshati, zgjedhja e udhëheqësisë së nxënësve në një klasë, vendimi për pushim, ekskursion i një ekipi punëtorësh a ushtarësh etj.
Në nivel shtetëror duhet një sistem krejt tjetër, ku rëndësi në radhë të parë ka kriteri sipas të cilit zgjidhen shërbyesit publikë, qofshin civilë a ushtarakë, e pasi kriteri të rregullohet, atëherë nevojitet të vihen në funksion komisione të përbëra nga njerëz të besueshëm të cilët nuk do t'i përdorin këto komisione për interesa personale. Duhet ketë mbikqyrës mbi mbikqyrës në mënyrë që shteti të mos keqpërdoret.
Sikur se mjekun, mësuesin, këpuctarin, policin, nuk i zgjedh populli me vota, por ua jep diplomën profesori në shkollat përkatëse (normale, akademi, fakultet a kurs zejtarie), në të njëjtën mënyrë edhe shërbyesit qeverisës duhet të zgjidhen së pari sipas kritereve profesionale, ku kanë rëndësi: inteligjenca (që matet me teste speciale profesionale dhe të sakta), përgatitja (që vërtetohet nga diploma dhe mesatarja e notave) si dhe karakteri moral (nga një raport i pedagogut me të dhëna speciale për nxënësin-studentin, pas një sprovimi shumë vjeçar).
Sipas një studimi të fundit, inteligjenca është në përpjesëtim të drejtë me brengën dhe empatinë, prandaj sa më inteligjentë që janë njeëzit aq më shumë mund t'u besohet drejtimi i shtetit.
Votuesi nuk mund të jetë kurrë kompetent për të zgjedhur qeveritarët apo magjistratët. Sepse si rregull i dijshmi zgjedh dikë më pak të dijshëm. Kështu mësuesi i jep diplomën nxënësit, mjeshtri i jep diplomën ndihmësit apo çirakut (shegërtit), komandanti vlerëson ushtarin e kështu me radhë. A është votuesi më i aftë e më i dijshëm se qeveritarët që t'ua japë atyre kualifikimin për udhëheqës? Natyrisht që jo. Turmat duhet të udhëhiqen se përndryshe nëse u jep pushtet, ai pushtet vetëm prej tyre nuk do të shfrytëzohet, por do të rrjedhë në duar të krejt tjetërkujt. Gjegjësisht siç e përmendëm më sipër do të përfundojë në duart e kapitalistëve.
_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.