Numrat e artë
(Ky artikull përmban informata mbi të cilat Bashkësia Besëlashtë rezervon të drejtën e autorësisë, dhe këtu shfaqen për herë të parë)Numrat e artë, që di gjithë bota janë phi dhe pi, respektivisht 1,618... dhe 3,14159... Megjithatë në misticizmin besëlashtë bëhet fjalë dhe për numra tjerë që lidhen me këta dy numra.
Në radhë të parë këta numra dallojnë nga fakti se cilët numra mblidhen në një sekuencë në mënyrë që të përfitohet numri i artë përkatës. Kështu numri phi fitohet kur mbledhim dy numrat e fundit, që do të thotë numrin e fundit dhe të parafundit, apo i pari dhe i dyti nga fundi.
Kështu: 1 - 1 - 2 - 3 - 5 - 8 - 13 - 21 - 34 - 55 etj., në këtë varg dy numra që mblidhen jepin të tretin.
Por nëse ndjekim tjetër mënyrë mbledhjeje, p.sh. nëse numri i fundit nuk mblidhet me të parafundit por me vetveten atëherë përpjesëtimi do të jetë 2, gjë që e fut edhe dyshin te numrat e artë. Le të shohim këtë varg numrash:
1 - 2 - 4 - 7 - 16 - 32 - 64 etj. Në këtë varg, përpjesëtimi mes numrave është dy, p.sh. 16 X 2 = 32
Nëse mbledhim numrin e fundit me numrin e dytë nga fundi përpjesëtimi do të jetë 1.46459.... e që është rrënja kubike e numrit pi.
7 - 10 - 15 - 22 - 32 - 47 - 69 - 101 - etj., në këtë varg (sekuencë) numrash, duhet të vëmë pah dy veçori. E para që numrat përpjesëtohen mes vete me numrin 1.46459... apo rrënja kubike e pi-së, dhe veçoria e dytë që mbledhja nuk bëhet si te numrat fibonaci (numri i parë dhe i dytë nga fundi) por në mënyrë të re (numri i fundit dhe numri i dytë nga fundi) p.sh. 15 anashkalon 10-shin dhe mblidhet me 7 për të dhënë 22 që vjen menjëherë pas tij.
Kështu mund të vazhdohet edhe me mënyra tjera mbledhjeje siç shihet në tabelën më poshtë:
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi