E arta olimpike, Distria shpallet xhudistja më e mirë në botë
Xhudistja shqiptare e Dardanisë,
Distria Krasniqi, është renditur e para në ranglistën e fundit në xhudo.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Krasniqi zë vendin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë me 7275 pikë të grumbulluara.
Pas saj, është renditur xhudistja britanike, Chelsie Giles me 7010 pikë.
Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6800 pikë.
Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë.
Ajo po ashtu ishte e suksesshme në Kampionate Evropiane dhe Botërore duke sjellë në Kosovë disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi