Shurdhi. Figurë në mitologjinë e Shqipërisë veriore. Shurdhi, nga i shurdhët, është një perëndi e motit, sikundër është shoku tjetër i tij, Verbti. Sipas baronit Franc Nopça (1877-1933), Shurdhi vjen me re që paralajmërojnë stuhi breshëri, por mund të dëbohet me qitje pushkësh ose me zhurma. Nopça e njëjtëson Shurdhin me perëndinë e lashtë thrake Zibelsurdus apo Zibelthiurdos, i cili gjithashtu pritej e dëbohej me armë.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi