FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vëllamia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Vëllamia Empty
MesazhTitulli: Vëllamia   Vëllamia EmptyTue 09 May 2023, 18:26

Vëllezër Gjaku. Zakon popullor. Sikundër në vendet e tjera të Ballkanit, dy djem të rinj, që ishin të lidhur me shpirt me njëri-tjetrin, mund të vendosnin të bëheshin vëllezër gjaku për jetë. Ky vendim kryhej me ceremoni, gjatë së cilës gjaku i të dyve përzihej dhe pastaj pihej prej tyre. Djemtë shtrëngonin me një fije peri gishtin e vogël të dorës së djathtë në mënyrë që gjaku të mblidhej në majë të gishtit. Me një gjilpërë shponin gishtin dhe, me gjakun që dilte, njomnin një copë sheqer, të cilën e hanin të dy. Pas kësaj, e përqafonin njëri-tjetrin dy herë duke thënë "për hajër qoftë!"

Në Shqipërinë jugore, vëllai i gjakut quhet vëllam, nga shq. vëlla, një term që ka hyrë në gr. e sot. në trajtën pAdunç. Shqiptarët veriorë përdorin termin probatim, nga serbokr. pobratim, 'vëlla gjaku.' Ka edhe motra gjaku, dhe ato quhen motërmë në Shqipërinë jugore, me prejardhje nga shq. motër.

Ndër shqiptarët ortodoksë, ky institut kishte marrë bekimin e Kishës. Të dy shokët, që' bëheshin vëllezër gjaku, bekoheshin nga prifti dhe merrnin pjesë në kungim.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Vëllamia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Familja-
Kërce tek: