|
| Zanat | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Zanat Tue 09 May 2023, 17:42 | |
| Zanat, që në Shqipërinë jugore hasen në trajtën zërat, janë shtojzovallet e malit të letërsisë gojore shqiptare. Ato jetojnë afër gurrash e përrenjsh në alpet e Shqipërisë veriore e të Kosovës, ku çdo mal thuhet se ka zanën e vet. Ato përfytyrohen si vasha të bukura, muza të maleve, që këndojnë, mbledhin lule dhe lahen çupllak në gurrat alpine. Zanat, gjithashtu, janë trimëresha të jashtëzakonshme dhe, si-kundër Pallas Athena e Greqisë së lashtë, u blatojnë mbrojtje luftëtarëve, e nga kjo vjen shprehja 'trim si zana.' Kur luftëtari bie në shesh të luftës, është zana që i rri te koka dhe qan e vajton për të, sikundër bën nëna për të birin. Zanat e kanë një damar, u bien çdo trimi që guxon t'i shohë kur janë duke u larë çupllak. Dikur, malësorët e kishin zakon që, në rrugë e sipë'r, kur u afroheshin ndonjë përroi a ndonjë gurre, të kolliteshin, në mënyrë që zanat, që mund të ishin duke u larë, të kishin kohë për t'u larguar. Mendohej se ata që vuanin nga sëmundja e tokës kishin shkelur pa dashje zanën, nga edhe vjen shprehja "mos ke shkelë kund në trevezë zanash?"
Çdo fis në' malësi kishte zanën e vet me të cilën anëtarët e fisit krenoheshin e që kishte tiparet e veta të veçanta. Zana e Nikajve ishte e zezë, megjithëse kishte edhe zana kuq e bardhë. Zana e Shalajve ishte mashkull. Secila prej këtyre zanash të fiseve kishte edhe shkrepin a shkëmbin e vet brenda trevës së fisit, prandaj edhe hasen shpesh toponime me zana, si p. sh. shpella e zanave.
Në fillim për një hyjni pararomake, fjala zana mendohet se eti-mologjikisht ka lidhje me lat. Diana, perëndesha romake e gjuetisë dhe e hënës ~ rum. zina, 'nimfë e pyllit,' vllahçe xina.
Zanat në shumë raste kanë qenë burim frymëzimi për poezinë epike të veriut të Shqipërisë, ku ato e kanë' zakon që, larg nga majat e maleve, të ndjekin përleshjet e fiseve shqiptare me fqinjët e tyre dhe, kur del nevoja, të ndërhyjnë. Ndër të tjera, ato kanë frymëzuar edhe shkrimtarin françeskan Gjergj Fishta (1871-1940) në poemën epike Lahuta e Malcis. Duke i përfshirë në ligjërimin e tij poetik, Fishta na thotë se zanat janë pasardhëse të muzave të malit Helikon, të cilat rrahën rrugët drejt veriut të Shqipërisë dhe u ngulën atje (Lahuta e Malcis, XXVI).
Në ciklin e eposit të Mujit dhe Halilit zanat shfaqen para një tufe njerëzish që argëtoheshin, të cilët, edhe pse ishin paralajmëruar nga Muji, kishin trazuar kullotat e tyre në bjeshkë (Muji dhe zanat, 1, 67-76):
"Kanë nisë majet gjithkun për rreth, I Ka fishkllue fryma ndër aha, Pak ka ngiatë, fort shum s 'ka ngiatë, Qe kanë dalë tri zana t'idhuna, T'i kane ndeshun dhambët për dhambë; T'tria qesin zjarm për gojet; Fill kah mrizet janë drejtue, 1 bajnë krushqt si gurët e bjeshkës, 1 bajnë gjogat si cujt e rrahit, Vetëm nusja qi ka pshtue. " _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Zanat Tue 09 May 2023, 17:42 | |
| Xhixhibreshka. Figurë në mitologjinë shqiptare. Kjo zanë e bukur merr trajtë breshke. Madje, pjesa e dytë e kësaj fjale është 'breshka.' _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Zanat Tue 09 May 2023, 17:58 | |
| Xhindi. Kjo qenie e mbinatyrshme, xhind, nga turq. cin dhe e lidhur me gr. e sot. ta toinia. Mund të marrë të dyja trajtat, të njeriut e të kafshës. Xhindet fillimisht janë hije të të vdekurve që nuk kanë gjetur prehje në varr për shkak të mëkateve që kanë kryer më parë ose sepse kanë qenë fyer. Thuhet se dalin natën dhe pushtojnë personin që i ka fyer, e nga kjo vjen shprehja "e zunë xhindet," dmth. shkalloi, u mar-ros. Xhindet nuk mund të shihen me sy në rrethana normale, ndonëse njerëzit e shenjtë nganjëherë e dijnë se ku mund të gjenden. Prania e tyre shpesh lajmërohet me kërcitjen e derës ose me dridhjen e flakës së qiriut. Nganjëherë xhindet pushtojnë një shtëpi të tërë dhe, që prej atij çasti, askush nuk mund të jetojë më aty. Xhindet mund të kundërpërgjigjen në mënyrë shumë agresive në se dikush i shqetëson gjatë festave të tyre, ua shkel fëmijët ose u hedh mbi krye ujë të nxehtë nga dritaret.
Në përrallat popullore shqiptare, xhindet jetojnë ose mbi tokë ose në mbretërinë e tyre të botës së nëndheshme. Ata mund të martohen e të bëjnë fëmijë dhe të kenë mbretin e tyre. Ata gjithashtu kanë festat e të kremtet e tyre, ndër to synetin. Në një përrallë nga krahina e Tomorit, dymbëdhjetë xhinde jetonin në një pus me nënën e tyre. Qerosi, i cili zbriti në pus, i vrau dhe, si përfundim, liroi dymbëdhjetë vashat që ishin burgosur prej tyre. Xhindet janë meshkuj e femra, si dhe myslimanë, të krishterë e çifutë. Shumë syresh kanë aftësi magjike për të bërë të mira. Në përrallën Arap Uzengjia, djali i mbretit të njerëzve bie në dashuri me vajzën e mbretit të xhindeve.
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Zanat Tue 09 May 2023, 19:02 | |
| Shtojzovallet. Figura në mitologjinë e Shqipërisë veriore. Fjala shto-jzovallja, që vjen nga shtoj, zot dhe valle, dmth. 'Zoti ua shtoftë vallen,' e që haset ndryshe edhe shtojzorreshta, 'Zoti ua shtoftë rreshtat,' është pa dyshim një eufemizëm për ndonjë fjalë tabu më të hershme, ndoshta për zana (shih), me të cilat duket se shtojzovallet kanë shumë gjëra të përbashkëta. Këto krijesa të bukura me fuqi të mbinatyrshme jetojnë në pyje të dendura e në kullota bjeshkësh, ku e kalojnë kohën me këngë e me valle. Ato janë në gjendje të qëndrojnë pezull në ajër dhe, natën, tjerrin fillin e jetës së njeriut.
Shtojzovallet zakonisht janë të padukshme dhe mund të shihen nga qeniet njerëzore vetëm kur ato hapin perden e padukshme para syve të tyre. Ato janë krijesa të vogla, meshkuj e femra, dhe kanë bukuri të jashtëzakonshme. Ka raste kur ndërmjet krijesave njerëzore dhe shto-jzovalleve bëhen martesa, por vajza shtojzovalle mund të kapet e të mbahet nga burri vetëm në qoftë se ky i jep asaj rrobat e veta për t'i veshur.
Ata që ndërtojnë shtëpi në tokën e shtojzovalles nuk gjejnë rehat, sepse shtojzovallja u vjen në shtëpi në mes të natës dhe kërcet zinxhirë të rëndë prej hekuri. Njerëzve u thuhet të mos dalin në rrugë në diellin e mesditës, sepse mund të shkelin në shtojzovalle e të gëlltiten prej saj.
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Zanat Tue 09 May 2023, 19:20 | |
| Qipulli. Figurë në mitologjinë shqiptare. Kjo krijesë është një lloj xhindi (shih) ose kukudhi, që haset edhe në mitologjinë orientale. Ai edhe sot del në shprehjen "i kanë kërcyer qipujt," dmth. është tërbuar keq nga zemërimi. _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Zanat Tue 09 May 2023, 19:25 | |
| Perria. Figurë në mitologjinë e Shqipërisë veriore. Kjo krijesë, perri, si dhe pehri, nga turq. peri, 'xhinde e mirë, shtojzovalle,' përfytyrohet si vashë me bukuri të rrallë, e veshur me rroba të bardha erëmira. Ajo i mbron njerëzit dhe i shastis me bukurinë e saj, por mund të bëjë edhe keq. Kur fëmijët tregohen të pakujdesshëm me bukën dhe e çojnë kot thërrime, ajo i bën gungaçë. Në të folmen popullore, për dikë që çalon nga ment e kokës ose flet me vete thuhet se e ka zënë perria. _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Zanat Tue 09 May 2023, 19:46 | |
| Të Jashtësme (ose Të përjashtësme). Figura të ngjashme me kukudhin në mitologjinë e Shqipërisë jugore. Këto nimfa femra, shq. të jashtësme ose të përjashtësme, banojnë në pyjet malore, që mbrohen prej tyre. Janë të ngjashme me zanat dhe me driadat greke. Për krijesat njerëzore ato janë të rrezikshme vetëm po të ngacmohen dhe vënë nën mbrojtje ata që kujdesen për pyjet. Mirëpo, ato e kanë zakon të rrëmbejnë djemtë e vajzat që humbasin rrugën në pyll e të kërcejnë me ta deri sa ata djern e vajza të rraskapiten e pastaj të shtypen me këmbë prej tyre. I quajnë edhe nuse të malit. _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Zanat Tue 09 May 2023, 20:04 | |
| Gërshetëza. Figurë në mitologjinë shqiptare. Kjo qenie në trajtë nimfe, vajzë me flokë të verdhë të gjatë, gjithashtu kshetë dhe kshetëz, e lidhur me shq. gërshet, mund të shihet anës lumenjve e liqeneve duke krehur flokët, me çka dallohet në radhë të parë. Gërshetëza thirret edhe floçkë, nga shq. flokë, ose nuse e ujërave. Ajo mbron lumenjtë e liqenet nga e liga. _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Zanat Tue 09 May 2023, 20:23 | |
| Bardha. Figurë e mitologjisë shqiptare, e ngjashme me zanat. Këto vasha të bardha ose xhinde të mjegullave, nga shq. i bardhë, jetojnë së bashku në botën e nëndheshme ose lart në male. Ato mund t'u bëjnë keq njerëzve nëse këta u flasin keq ose me inat. Nëse dikush nuk tregon kujdes dhe shkel pa dashur të bardhën, ajo mund ta paralizojë ose ta bëjë memec. Kur kalorësi bie nga kali, thuhet se kali ka shkelur në të bardhën. Prandaj njerëzit mundohen t'i bëjnë qejfin bardhës duke nxjerrë mjaltë, ëmbëlsira ose sheqer dhe duke folur fjalë të mira për të, sidomos kur ka ndodhur ndonjë aksident dhe te vendi ku ka ndodhur. Figura e një xhindi 'të bardhë' përputhet fare mirë me angl. elf, nga indo-europania *albhu- 'i bardhë' ~ lat. albus 'i bardhë,' skandinavishtja e vjetër alfr, 'kukudh.' _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Zanat Tue 09 May 2023, 20:25 | |
| Avullushja. Figurë e mitologjisë së Shqipërisë veriore. Këto xhinde mitike, nga shqipja avull, janë në gjendje që, me frymën e tyre, të mbytin qeniet njerëzore. Quhen edhe avullore. _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Zanat | |
| |
| | | | Zanat | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |