FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Logeta

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Logeta Empty
MesazhTitulli: Logeta   Logeta EmptySat 06 May 2023, 21:00

Logeta


Ngjitja e Logetës në Botën e Mesme


Logeta ishte hyjnesha ilire e pëlhurave, e borës, dhe e fatit. Ajo ishte një ndër tri Të Mirat (Moirae, Parkae, Norns). Fatkeqësisht emri i saj u shtrembërua nga të krishterët në "luget" "lugetër" "lugat". Por nuk ka dyshim që ajo ishte hyjneshë pozitive. Në fenë greke njihej si Lakhesis.
Që të dimë se kush ishte Logeta le të lexojmë këtë përrallë shqipe e cila gjendet edhe në motërzime tjera nëpër të gjithë trojet shqiptare. Vetëm keni parasysh identitetin e personazheve: Qerosi është Zeusi, dy vëllezërit e tij janë Poseidoni e Hadesi që u mposhtën, ndërsa e bukura e dheut që u zgjodh nga Zeusi (Qerosi) është Logeta. Duke e lexuar këtë mit të lashtë ilir atëherë e kuptoni besimin tonë për ngritjen e Logetës nga Bota e Poshtme në Botën e Mesme, dhe arsyeja përse e kremtojmë këtë ngjarje religjioze në Mesdimën më 5 shkurt.

Qerosi
Na ishte nje here nje mbret qe kishte tre djem. Mbreti na kishte ne kopesht ne dru ftoi qe bente gjithmone tre kokrra por edhe ato vinte i merrte kucedra. Nje dite djali i madh u ngrit dhe i mori leje qe te vriste kucedren,mbreti ia dha lejen dhe djali e ruajti gjithe naten kucedren. Por kur ajo u afrua dhe filloi me te uleritur,ai u tmerrua dhe nuk e sulmoi fare.
Dhe mbreti u merzit me shume me shume per djalin qe u tregua frikacak se sa per ftoin.
Nje dite tjeter mori leje djali i dyte qe te vriste kucedren dhe mbreti e lejoi. Po edhe ai si vellai i madh nuk pati guxim te luftonte sepse u tmerrua. Atehere mbreti u semur nga djemte e tij qe u treguan frikacake dhe u shtri ne krevat.
Diten tjeter shkoi djali i trete,i cili ishte qeros dhe vellezerit talleshin me te. Mbreti ia dha lejen edhe pse nuk kishte shume besim. Dhe ne darke kur erdhi kucedra,djali nuk u frikesua fare por e sulmoi dhe e plagosi keq me shpaten e tij,edhe ajo u largua duke mos marre asgje. Dhe keshtu bashke me me dy vellezerit u nis te gjente kucedren dhe ta vriste nje here e mire. Ndoqen gjurmet e gjakut qe kishte lene kucedra dhe arriten ne nje grope te thelle dhe qerosi i tha vellezerve se do te zbriste poshte me litar ndersa ata te rrinin aty dhe kur ai te mbaronte pune me kucedren ta terhiqnin larte.
Kur zbriti poshte,qerosi pa nje shtepi dhe kur trokiti ne dere,doli nje vajze e bukur e cila ishte njera nga te bukurat e dheut. Ajo e pyeti per cfare kishte ardhur dhe qerosi i thote se ka ardhur per te vrare kucedren,dhe ajo i thote se nese e vret do e merrte per burre,dhe si shenje besnikerie i tha nje furke qe tirrte ar. Qerosi e perplasi ne toke dhe ajo u shnderrua ne nje molle te arte dhe e mori e futi ne gji. Pasi u largua pa nje shtepi tjeter ku ishte motra e dyte,edhe ajo i tha qe do e merrte per burre po te vriste kucedren dhe si shenje besnikerie i dha nje i dha nje stap dhe kur e perplasi ne toke u kthye ne nje dardhe te arte.
Kur shkoi ne shtepine e trete i doli motra e vogel qe ishte shume here me e bukur se dy te parat,edhe ajo i tha qe do e merrte per burre nese e vriste kucedren,dhe si shenje besnikerie i dha qerosit nje kllocke te florinjte dhe dymbedhjete zogj te florinjte,te cilet u kthyen ne rrush kur ai i perplasi ne toke.
Atehere e bukura e dheut dhe e coi ne vendin ku ndodhej kucedra dhe u largua. Aty ishin disa njerez qe po percillnin nje vajze,dhe pasi e lane prane lumit u larguan te gjithe duke qare. Kur iu afrua qerosi dhe e pyeti cfare po bente aty,ajo u pergjigj:
- Kucedra vjen ne vendin tone dhe kerkon gjithmone nga nje vajze te re. Ne e bejme me short dhe kete here me qelloi mua te shkoj me kucedren.
Vajza ishte bija e mbretit te atij vendi. Qerosi e priti kucedren dhe kur ajo erdhi e sulmoi dhe i preu menjehere koken e ajo ra ne lume dhe uji u be i kuq nga gjaku i saj.
Mbreti e priti si nje hero te vertete dhe i tha se mund te kerkonte edhe gjysmen e mbreterise nese donte,por qerosi i tha se nuk donte asgje per momentin dhe nese do kishte nevoje per ndonje gje do kthehej perseri dhe do i thoshte.
Qerosi u nda nga mbreti dhe e bija dhe shkoi mori te treja vajzat,te bukurat e dheut. Dy te medhajat do i merrte per dy vellezerit e medhenj dhe te voglen do e merrte vete.
Kur arriti te vellezerit,ata ngriten larte tre vajzat dhe vellain e vogel e lane poshte.
Tek po rrinte aty,pa nje fole me zogj te vegjel shqiponje qe po kerkonin ndihme se po i afrohej nje gjarper t’i hante. Qerosi ia preu koken gjarperit dhe i shpetoi zogjte. Kur erdhi shqiponja e falenderoi shume dhe e pyeti se cfare donte per shperblim,dhe ai i kerkoi qe ajo ta kthente ne boten e siperme,por ajo i tha se per nje rruge kaq te gjate i duheshin dy furra buke,dy qengja dhe dy fuci me uje. Djali nuk kishte ku t’i gjente por iu kujtua mbreti dhe shkoi ia mori atij.
Pasi e la qerosin ne ne toke,shqiponja i dha nje pende te zeze dhe i tha qe kur te kete nevoje per dicka,ta digjte penden dhe te shprehte nje deshire.
Kur arriti ne toke qeroi pyeti nese i ati ishte gjale dhe nese e dashura e tij e kishte mbajtur fjalen. Pastaj shkoi te nje argjendar dhe i kerkoi te punonte pa pagese.
Nje dite argjendarin e kerkuan ne pallat dhe mbreti i tha se do martonte djalin e madh dhe nusja donte nje furke te arte,nese nuk e bente do i priste koken. Dhe djali i tha te mos behej merak se e dinte ai zgjidhjen. Nxorri mollen qe kishte ne gji,e theu edhe doli furka qe diku i kishte dhene vete vajza. Mbreti e shperbleu argjendarin me tre qerre me florinj,ai donte t’i jepte dy qerosit dhe nje ta mbante vete,por qerosi nuk pranoi asnje.
Nje dite tjeter mbreti e thirri perseri ne pallat e i tha se do martonte djalin e dyte dhe nusja donte nje stap te arte,nese nuk e bente do i priste koken. Por qerosi kishte ne gji dardhen e arte dhe kur e perplasi ne toke,doli stapi i arte. Dhe keshtu,argjendari u shperblye perseri me tre qerre me florinj.
Pasi kaluan disa kohe,mbreti hapi fjalen se kush do merrte mollen e arte qe e kishte vendosur ne majen e flamurit qe nddhej ne majen e pallatit,do t’i jepte per grua motren e vogel e te bukurave te dheut dhe trimin do e bente djalin e tij.
Kur degjoi kete lajm,qerosi dogji penden qe i tha shqiponja dhe u shfaq nje kale e zi me krahe dhe nje armature e arte. Ai fluturoi ne majen e flamurit dhe e mori mollen pa problem.
Pastaj qerosi hoqi armaruren por asnje nuk e njohu sepse kishte ndryshuar shume dhe ishte bere me i bukur. Ai i thote mbretit qe eshte djali i tij,por dy vellezerit ziliqare i thone se ai po
tallet me kujtimin e vellait te tyre te vogel. Atehere afrohet vajza e vogel dhe e pyet se cfare i kishte dhene ate dite kur i premtoi besnikeri,edhe ai nuk flet fare por nxjerr rrushin nga gjiri,e perplas ne toke dhe shfaqet kllocka e arte me dymbedhjete zogjte e arte.
Pastaj djali u be mbreti i vendit dhe dy vellezerit e tij i lidhi me hekura dhe i la te kalbeshin ne burg,dhe jetoi i lumtur me te bukuren e dheut.

Logeta IMG-5237-1

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Logeta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: