- 4 maji 2022
- E solli rasti i vizites ne Katundin e Kishes, zone e thelle ne Puke. E po flasim per Kalin e Votres i cili mban dy simbole kulti te lashta dhe keta (
kuajt e Votres ose ne dialekt
Kualt e Zjarmit) jane ne perdorim edhe ne ditet e sotme ne Shqiperine e Veriut.
- Populli i ka ruajtur Kuajt (Kualt ne dialektin e Pukes) sepse ato mbajne Unet e zjarrit (Zjarmit).
- Si shikohet edhe ne foton ilustruese Kujt e Zjarrit punohen ne farke sipas menyres se vjeter te punimit te hekurit. Cdo banese kishte te tille.
- Nga njera ane ka te paraqitur Koken e Shpendit qe sipas tregimeve mitologjike eshte perfaqesuese e Shqiponjes qe e njohim (tregimin mitologjik) edhe nga autoret antike greke.
- Keta Autoret antike greke thone, se Shqiponja ja sjell Rrufete Zeusit, qe po keta autore e quajne Zusi Pellazgjik. E pra rrufeja eshte Berthame zjarri, arme e Zeusit. - Nga ana tjeter (ne te kundert) Kali i Votres ka nje disk rrumbullak, simbol i Diellit-Hyjni.
- Kemi edhe shembuj arkeologjik dhe ketu po sjellim foton e artefaktit te botuar nga arkeologu Beb Jubani.
- Po keshtu, qe zjarri (Zjarmi) eshte i shenjet kemi shume te dhena: P.sh qe ne disa Nete te mira te kalendarit pagan zjarri mbahej gjithe naten i pa shuar. Gjecovi na ka regjistruar edhe praktiken me Prushin, per ta marre me “te mire Diellin”:- “Kur bante stuhi me shterngata shiu e Bubullima e Vetime, njerzit nxirnin jashte nje lopate me prush per te marre me te mire Diellin e Stuhia te pushonte”.
- Nuk po zgjatemi ne keto rite e praktika ne lidhje me shenjterin e zjarrit. Kam pyetur mbi 14 persona te moshes 30 deri ne 45 vjec, nga keto zona per dmethanen e ketyre dy simboleve tek Kali i Votres (Vatres) dhe nuk kishin dijeni.
- Ja pra si i kemi humbur dhe po i humbim dijenite per simbolet e kultit te te Pareve.
- E keshtu kemi humbur nder breza dhe shume nga dijenite edhe per simbole e praktika pagane qe ishin ne lidhje me jeten e besimet e mocme. Keto simbole paraqiteshin e edhe sot ruhen ne ene, mjete pune e zbukurimi, shtroje mbuloje, ne veshje etj.
- Banoret betoheshin ne Dielli, e po shperndahemi shume po te flasim se mendohej se Dielli gjate nates ka shkuar me pushu. E kur ju binte ne biseda (kuvendie ta permendnin Diellin gjate darkave (nates) ato thonin "Per ate Diell (Dill) qe ka shku me pushu", etj, etj.
- Shenim:
- Foto e Fundit, - Artefakt arkeologjik i zbuluar dhe botuar nga Prof. Dr Beb Jubani. - Ka te skicuar me gdhendje ne gur dy objekte i pari eshte kryqi simboli i lashte perakristian i Diellit, dhe Kali i Votres me simbole te kultit te Zjjarrit dhe Diellit, ndoshta skice grafike e ndonje altari levizes per ndonje dite te kalendarit te motmotit..
29 Prill 2022.