FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Epimenidi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Epimenidi Empty
MesazhTitulli: Epimenidi   Epimenidi EmptyTue 02 May 2023, 21:11

Epimenidi ka qenë prift, profet dhe poet besëlashtë nga ishulli i Kretës, që ka jetuar në kohën e Solonit. Kur ishte shumë i ri humbi rrugën me kopetë e veta në afërsitë e fshatit. Kthimi gjatë natës e detyroi atë të hynte në shpellën e shenjtë kushtuar Zeusit, në të cilën ai fjeti 57 vjet. Mbasi u zgjua, kërkoi kopenë dhe kur nuk e pa, u kthye vetë në fshatin e tij: këtu askush nuk e njohu me përjashtim të të vëllait, që ishte tashmë plak. Sipas tregimeve të moçme ai jetoi nga 150 deri në 200 vjet.

Epimenidi gjersa kishte fjetur në shpellë e kishte fituar dhuntinë e profecisë dhe poezisë. Ai e vërejti se e ka këtë dhunti, pasi u zgjua nga gjumi i gjatë. Kjo ngjarje ka ngjashmëni të madhe me jetën e profetit tonë Zalmoksit, i cili poashtu i kishte fituar dhuntitë e veta dhe ndriçimin pas qëndrimit trevjeçar në shpellë.

Pausania tregon se pasi vdiq Epimenidi,u gjet se kishte lulengjyra (tatuazhe) në lëkurë, gjâ që tregon se ishte pjesë e qytetnimit besëlashtë ilirjan.

Epimenidi ka shkruar disa vepra, ndër të cilat:
- një theogoni që bën fjalë për historinë e hyjnive,
- Kretika, një libër që citohet dy herë në librin e të krishtenëve
- një poemë epike mbi ekspeditën e Argonautëve
- punime prozaike mbi ritualet e pastrimit dhe blatimit (sakrificës)
- një kozmogoni, për krijimin e botës
- profeci mbi të ardhmen
- një shkrim mbi ligjet e Kretës
- shkrime mbi Minosin dhe Radimanthin

Epimenidi besonte në pavdekshmëninë e Zeusit, dhe kritikonte kretasit tjerë që i kishin punuar Zeusit një varrezë.

Duke u nisur nga kjo kontradiktë, Epimenidi i quajti kretasit "të gjithë gënjeshtarë". Nga këtu edhe u lind paradoksi i Epimenidit, i cili konsiderohet sofizëm.

Epimenidi Epimenides

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Epimenidi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besarë-
Kërce tek: