FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kirkja (Circe)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Kirkja (Circe) Empty
MesazhTitulli: Kirkja (Circe)   Kirkja (Circe) EmptyTue 02 May 2023, 20:28

Priftëreshë magjistare nga ishulli i Eas, e bija e hyut Diell dhe oqeanidës Persë. Jetonte në një faltore-pallat luksoz, ku këndonte duke endur stofra të bukura. E pajisur me forcë magjike, me ndihmën e barnave magjike dhe yshtjeve, ajo arrinte të bënte mrekullina të ndryshme.

Odiseu qëndroi një vit te Kirkja dhe me të pati një djalë, Telegonin. Ajo përmendet edhe në rrëfenjën e argonautëve si motra e Eetit, mbretit të Kolkidës.

Ishulli Ea ku Kirkja shkoi duke fluturuar në krahët e drangonjve fluturues, është ishulli që sot quhet Elba, mes Italisë e Korsikës.

Kirkes i ishin kushtuar shumë altarë e faltore në vende të ndryshme për ta nderuar. Mali Kirkeo në gjinin e Gaetës, i ishte kushtuar asaj si mal i shenjtë, ku edhe kremtoheshin kremtet besëlashta.

Sipas poetit Ovid, Kirkja kishte dituninë e bimëve dhe barnave magjike nga nëna e saj Persa e cila i kishte këto dituri poashtu.

Një ndër motrat e Kirkes ishte edhe Pasifaja, e martuar me Minosin, mbretin e Kretës.


Kirkja duke mirëpritur Odhiseun
Kirkja (Circe) Circe-Offering-the-Cup-to-Odysseus

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Kirkja (Circe)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besarë-
Kërce tek: