Përse kosi besëlashtë është më i shëndetshëm?
Ndryshe nga kosi i zakonshëm që përmban vetëm dy lloje të bakterieve, kosi besëlashtë përmban 8 lloje bakteriesh, dhe fermentohet më gjatë, rreth 30 deri 36 orë. Për këtë qumështi duhet të vlohet, e pastaj lihet të bjerë temperatura në 40°C deri 46°C, dhe i hidhet nga një lugë e madhe kos për secilën litër. Për sukses më të madh zinen 10 litra përnjëhrë në një enë të madhe që zë këtë sasi. Mbyllet mirë dhe mbështillet dhe lihet ashtu 36 orë. Pas kësaj vendoset në një vend të ftohtë dhe mund të konsumohet.
Në këtë mënyrë ka numër më të madh të mikro-organizmave dhe shërben si probiotik që ndihmon në shërimin e sëmundjeve të ndryshme të sistemit të tretjes si dhe disa çrregullimeve si diarrhea, fryerja etj.
Mikroorganizmat e pranishëm në kosin besëlashtë janë:
-
Lactobacillus bulgaricus - i cili gjendet në kosin e zakonshëm poashtu. Më së miri gjallëron në temperaturë 40-44°C. Me produktet e veta ky bakter eliminon substancat që shkaktojnë plakjen e njeriut.
-
Lactobacillus gasseri - ndihmon tretjen, rrit imunitetin në organizmin e njeriut, ndihmon parandalimin e ulçerës në stomak ose zorrë, dhe ndihmon në humbjen e peshës për të dhjamosurit.
-
Lactobacillus acidophilus - nuk i lejon të shumohen bakteriet e dëmshme në sistemin tretës, përmes acideve që tajon, e të cilat nuk e dëmtojnë aspak organizmin e njeriut., si dhe qetëson zorrën e irrituar.
-
Lactobacillus rhamnosus - ndihmon për të gjitha çrregullimet e sistemit tretës, nxit prodhimin e butirateve, substanca të cilat shkatërrojnë kancerin, ndihmon në luftimin e kaviteteve në dhëmbë, parandalon infeksionet e traktit urinar, ndihmon në humbjen e peshës, ul kolesterolin, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës që do të thotë se ndihmon diabetikët, dhe ndihmon në zhdukjen e akneve dhe alergjive.
-
Streptococcus thermophilus - edhe kjo gjendet në kosin e zakonshëm. Më së miri gjallëron në temperaturën 43-46°C. Ndihmon në tretjen e bylmeteve, sidomos ndihmon ata që nuk kanë tolerancë ndaj laktozës.
-
Bifidobacterium bifidum - zvogëlon gjasat për diarrhe akute dhe për infektimet me E. coli, dhe shëron nga infektimi me Helicobacter pylori.
-
Bifidobacterium longum - i redukton simptomat e sëmundjes colitis dhe me acidin laktik që prodhon zhduk bakteriet e dëmshme në organizëm.
-
Saccharomyces boulardii - largon diarrhenë, qetëson sistemin e tretjes dhe lufton sëmundje të ndryshme infektive dhe epidemike.
