Numri i postimeve : 37 Join date : 11/09/2017 Age : 28 Location : Prishtinë
Titulli: Përgatitja e djathnave Mon 27 Feb 2023, 15:15
Përgatitja e djathit
Do të shpjegoj sa më thjeshtë se si përgatitet djathi, që të jetë e qartë për lexuesin.
E para gjë që nevojitet është thartimi i qumështit, në mënyrë që të ndahet pjesa e ngurtë nga pjesa e lëngët. Pjesa e ngurtë e qumështit bëhet djathë, ndërsa pjesa e lëngët quhet hirrë. Kjo ndarje ose thartim bëhet në mënyra dhe me mjete të ndryshme: - Nga vapa; keni parë shpesh se qumështi prishet kur është vapë - Me limon ose thartira të tjera; kur është duke vluar qumështi ia hidhni thartirën ose limonin dhe menjëherë prishet apo thartohet - Me mullëz; ky është një organ i brendshëm i viçit, që me shekuj është përdorur për të zënë djathë Por për ju mënyra më e lehtë është me limon, ose thartira tjera (mund të përdorni kos, uthull, vitamin C etj.)
E dyta ju nevojiten mjete për të kulluar pjesën e ngurtë nga ajo e lëngët. Për këtë mund t'ju shërbejë një sitë e metaltë, dhe mbi vendoset një napë apo rizë e pastër. Lihet për një kohë të gjatë që të kullohet.
Pas kullimit djathi tashmë është i gatshëm për t'u përdorur. Pjesa e lëngët, hirra, mund të përdoret ndërkaq për të zënë 'kumësht' duke ia hedhur një lugë kos që të fermentohet, ose mund të përdoret për të përgatitur ujin e të shllintave (turrshive).
Majlinda Nikçi
Numri i postimeve : 37 Join date : 11/09/2017 Age : 28 Location : Prishtinë
Titulli: Re: Përgatitja e djathnave Mon 27 Feb 2023, 15:17
Mishavina
Mishavina (në të pashquar Mishavinë) është një tip djathi, i prodhuar në Malësinë e Kelmendit.
Përshkrim
Prodhohet nga një bashkim i qumeshtit të lopës, dhisë dhe deles, dhe, kur është ngurtësuar, ndahet në copa të trasha, të mbështjella në pëlhure dhe të shtrënguara pakëz për të çliruar hirrën. Më pas, mishavina lihet të thahet përjashta në diell për 7-10 ditë. Në fund bëhet copë-copë me dorë, kriposet dhe lihet të moshohet në një tas druri me vrima në pjesën e poshtme në menyrë që hirra të vazhdoje të kullojë. Pjesa e sipërme e enës izolohet me një shtresë te trashë gjalpi të shkrirë. Pas dy muajsh moshimi mishavina është gati për konsum. Është djathë i bardhë me pak sfumim ngjyre të verdhë, dhe ka një strukturë që bëhet gjithmonë e me dense dhe shije gjalpi. Në kohë bëhet gjithmonë e më pikant. Mishavina historikisht është konsideruar ushqim dimri, i cili bashkë me lakrën turshi, mishin e derrit dhe rakinë e kumbullës përbëniin ushqimin e nevojshëm për t’u mbijetuar dimrave të ftohtë të Kelmendit. Ky djathe lidhet me praktikat e barinjve lëvizës në Kelmendin e Sipërm.
Mbrojtja si pjesë e trashëgimisë kulturore
Prej vitit 2014 në Kelmend është krijuar Presidiumi i Mishavinës. Mishavina është produkt i Arkës së Shijes, një nga projektet e Slow Food International, që ka për qëllim ruajtjen e produkteve autentike vendore.
.
Majlinda Nikçi
Numri i postimeve : 37 Join date : 11/09/2017 Age : 28 Location : Prishtinë
Titulli: Re: Përgatitja e djathnave Tue 04 Apr 2023, 11:28
Djathi duke u kulluar në një mësallë djathi
Ajka
Numri i postimeve : 19 Join date : 19/03/2013 Age : 36 Location : Tirane
Titulli: Re: Përgatitja e djathnave Thu 06 Apr 2023, 21:39
DJATHI I VERMOSHIT NE ""HISTORI SHQIPTARE"" NGA ALMA CUPI