Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Dyluftimi Mon 10 Apr 2023, 18:57 | |
| Perg. Ndue BacajPër shumë shekuj në Malësi të Madhe si në shumë treva shqiptare, dyluftimi apo bejlegu ka qenë pjesë e jetës, ndonëse shpesh e përgjakur, pasi burri me burrin luftonin derisa njëri prej tyre vdiste nga shpata apo plumbi i kundërshtarit, ndërsa në raste të rralla ky bejleg apo dyluftim përfundonte pa marrje jete njerëzish. Gjithsesi Bejlegu në mes burrave është zhvilluar në përgjithësi, kur një burrë është ndjerë i fyer, apo i është dukur se dikush e ka prekur në nderë. Tradita e bazuar në besë, burrëri dhe trimëri nuk e ka pranuar që burri i rënduar të vriste në fshehtësi apo në prita pa e paralajmëruar kundërshtarin, por i ka kërkuar dyluftim, i cili është bërë i ditur me anë të një molle, që është quajtur “Molla e Bejlegut”, e pas marrjes së mollës është caktuar data, ora dhe vendi i bejlegut, i cili është zhvilluar në praninë e popullit dhe krenëve të vendit, të cilët duhet sqaruar se përpara bejlegut janë munduar t’i rregullojnë trimat. Bejlegu shpesh ka pasur edhe karakter trimërie në mes më të fortëve të ushtrive apo luftëtarëve. Sidoqoftë në Malësi të Madhe janë zhvilluar qindra dyluftime të cilat nuk dihet sa shekuj kanë vazhduar, por dihet se dyluftimi apo bejlegu i fundit në Malësi të Madhe është zhvilluar në vitin 1904, dhe data nuk dihet, veçse mendohet se është zhvilluar rreth fundit të muajit tetor. Shënimet për këtë bejleg të fundit na tregojnë se, “dyluftimi” është zhvilluar në mes Marash Dokë Lajçaj prej Rapshes së Hotit dhe Lulet Palokë Vulajt, prej Vulajve të Grudës. Ky bejleg ka pasur si shkak siç shkruhet, një shpifje të Hotjanit, ndaj Grudjanit në fjalë. Sidoqoftë burrat e urtë të maleve, por edhe famullitarët përkatës kërkuan ta ndalojnë këtë dyluftim, por ishte e pamundur. Pasi ishte lënë vendi i Bejlegut tek Krevenica e Hotit, si dhe dita e koha. U njoftuan malet që dëshironin me e parë këtë dyluftim. Tek Krevenica e Hotit, u paraqitën dy kundërshtarët (Lulet Palokë Vulaj dhe Marash Dokë Lajçaj, si dhe krenë e popull i Grudës, Hotit, por në këtë vend arritën edhe burra nga Shkreli, Kastrati e tjerë, si dhe famullitarë. Bejlegu i përgatitur pritej të fillonte, por burrat e maleve arritën të bindin këta dy bejlegxhinjë të lënë dyluftimin, gjë që u arrit, duke bërë që bejlegu të ndahej pa dyluftim e në paqe… Ky bejleg i vitit 1904 shënohet në histori si bejlegu i fundit , pasi aty e mbrapa u vu usull dhe u lidhen Malet ndër vedi, që mos me guxue kush ma me i çue kujt mollë bejlegut… (Referencë: Atë Kolë P. Berishaj , Etnografi -3- , fq.67-69 , Tiranë 2003). | |
|