Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 205 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Pa teknologji Thu 06 Apr 2023, 01:37 | |
| Të provosh jetesën pa rrymë, thjesht si provë, ka ca të mira, anipse ka edhe vështirësi. Provë e vërtetë është të bësh këtë jetë për një kohë më të gjatë të paktën 1 muaj, e deri në 3-4 muaj. Kam provuar në një shëtitje-kamping vetëm për ca ditë. Do të përmend ca dobi nga kjo: - gjumi i rregullt, në mungesë të dritave elektrike truni qetësohet gjatë mbramjes, largohet hiper-aktiviteti, dhe aktivizohet në mënyrë të tjera, dmth imagjinata e mbrëmjes e cila gradualisht dërgon në gjumë; në mungesë të rrymës njeriu fle herët, në ora 9 më së shumti 9 e gjysmë të mbrëmjes dhe zgjohet në 5 deri 6 të mëngjesit - qetësohen nervat, në mungesë të dritave artificiale, kompjuterit, telefonit, TV-së etj., nervat janë shumë të qeta, kësaj qetësie i kontribuon edhe pushimi në mbrëmjen e qetë me sy drejtuar kah yjet - përmirësohet shëndeti i syve, edhe kjo për shkak të mungesës së dritave me rrymë dhe rrezeve të ekraneve - këto më sipër janë ndikime të drejtpërdrejta, të tjerat më pas shkaktohen nga këto të sipërpërmendunat, p.sh. për shkak të gjumit të rregullt njeriu është më vital, lëviz më shumë, poqese është i dhjamosur shkrin dhjamë, ndërsa nëse është i dobët, mund të formojë muskuj, kështu që njëjtësohen të dobtët dhe obezët, për shkak të nervave më të qeta me siguri ka edhe imunitet më të fortë, pamje më të kthjelltë në fytyrë etj. - ky stil jetese për ca kohë mund të ndikojë edhe mënyrën e të menduarit, truri lirohet nga ngarkesat e vazhdueshme, zhurma, dritat e tepërta, ajri i keq etj., dhe mendon më ndryshe sjell zgjidhje alternative për problemet etj. _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
|