FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sabaziosi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Sabaziosi Empty
MesazhTitulli: Sabaziosi   Sabaziosi EmptyTue 15 Jul 2014, 17:36

SABAZIOSI, një zot i Thrakëve dhe Frygëve, është gjithashtu i njohur në burimet greke e latine si Sabadios, Sauazios, Saazios, Sabos, Sebazios, Sabadius, dhe Sebadius. Emri i tij lidhet me fjalën maqedone sauadai, ose saudoi që nënkupton "satyr", dhe më mirë shpjegohet me gjuhën ilire nga fjala “sabaia” që d.m.th. birrë, dhe “zios” që d.m.th. zot apo Zeus, pra ky ishte zoti i birrës, ngjashëm sikur Dionysi që ishte zot i venës. Frigjianët me rastin e emigrimit të tyre në Anatoli e morën kultin e Sabaziosit dhe e bartën atje.

Burimet greke nga shek. V p.e.s. e më tej e përmendin Sabaziosin si perëndi thrake e fryge. Në Athinë ceremonitë e inicimit në kultin e tij mbaheshin gjatë natës, dhe rishtarët pastroheshin duke u fërkuar me baltë. Një pije sakramentale involvohej me atë rast. Idemntifikimi i Sabaziosit me Dionysin, që ndodh rregullisht në burimet greke, është i padiskutueshëm.

Ai adhurohej në Thraki me epitete vendase si Athyparenos, Arsielnos, Batalde Ouenos, Eleneites, Mytorgenos, Ouerzel, Tasibastenus.

Motivi i duarve që marrin formën e një gjesti adhurimi është një nga dukuritë dalluese të kultit të tij. Sipas shumë shkrimtarëve kristianë ritet më mbresëlënëse në misteret e inicimit  të Sabaziosit ishin kontakti i rishtarit me një gjarpër (aureus coluber) që fillimisht vendosej në gjoksin e tij e më pas trupit teposhtë.

Po aq enigmatik sa edhe Zalmoksi i dakëve, Sabaziosi qe adhuruar qysh në shek. IV p.e.s. si perëndi njëherësh tokësore dhe qiellore.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Sabaziosi Empty
MesazhTitulli: Re: Sabaziosi   Sabaziosi EmptyWed 05 Jan 2022, 13:21

Relievi i hyjnive të verës në Dardani
Relievi i kultit të hyjnive të verës, deri me tani i pari në Dardaninë qendrore ofron të dhëna për adhurimin e kultit të Dionizit nga dardanët, kultivimin e hardhisë së rrushit dhe prodhimin e verës. Hardhia e rrushit sipas traditave të antikitetit kultivohej thuajse në të gjitha vendbanimet kodrinore të komunës së Istogut dhe përgjithësisht në trevën e Podgurit deri para tri dekadave. Relievi i takon fundit të shek. II apo fillimit të shek. III pas Krishtit.
Pas vërshimeve të përroit Lugu i Madh në fshatin Vrellë të komunës së Istogut, ku ndodhen gërmadhat e një qyteze a qyteti të antikitetit dhe të mesjetës, me 2007 u zbulua një pllakë votive mermeri, nga E. Danaj. Pllaka i përkushtohet kultit të hyjnive të verës. Ajo është skalitur në reliev të ulët. Ka formë të ikonës më mbaresë harkore, përmasash 51 x 46 x 11 -18cm. Në anën e përparme, në një çast festimi janë paraqitur pesë figura portretesh mitologjike, hyji i verës, haresë dhe vegjetacionit, Liberi (Dionizi) dhe shpura e tij.
Liberi është dhënë frontalisht në qendër të relievit, me përmasa më të mëdha së sa figurat tjera, gjysmëlakuriq, i veshur më lëkuren e kaprollit apo të panterës dhe i mbathur me çizme. Me dorën e djathë, (tashti të dëmtuar më gjithë kokë ) siç duket mbante vilën e rrushit, ndërsa me dorën e majtë ka përqafuar Satirin, gjysmë hyjninë e pyjeve.
Satiri, të cilit i mungon koka dhe dora e majtë është dhëne lakuriq, me dorën e djathë mban për brezi Liberin. Në anën e djathtë të Liberit, duket koka e bukur e një femre, më gjasë e hyjneshës Libera – Bakha, mbrojtëse e bujqësisë, pastaj Sileni dhe Pani (Silvani).
Sileni, demoni i egër është dhënë si plakë më flokë të rëna dhe më mjekër. Në duar mbanë cjapin për flijim.
Pani, prej nga rrjedhe fjala panik është shfaqur gjysmëlakuriq, me pamje të frikshme, mjekër të gjatë, brirë në kokë, këmbë të dhisë, ulur në një shkëmb duke i renë fyellit të barinjve – siringës.
Përgjatë terë shiritit të majtë të relievit duket dega e hardhisë së rrushit, kurse poshtë në bazament ena e verës, kantari, të cilat janë simbole të kultit të Dionizit (Liberit) dhe motive të përhershme të stelave dardane. Relievi i kultit të hyjnive të verës, deri me tani i pari në Dardaninë qendrore ofron të dhëna për adhurimin e kultit të Dionizit nga dardanët, kultivimin e hardhisë së rrushit dhe prodhimin e verës.
Hardhia e rrushit sipas traditave të antikitetit kultivohej thuajse në të gjitha vendbanimet kodrinore të komunës së Istogut dhe përgjithësisht në trevën e Podgurit deri para tri dekadave. Relievi i takon fundit të shek. II apo fillimit të shek. III mbas Krishtit. (Nga libri: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës së Istogut, Prishtinë 2016, f.60 -61,fig.54.).

Relievi i Vrellës (foto dhe dizajn: Dukagjin Mehmetaj)

Sabaziosi 135489088-1833079673522930-496015577328334989-n

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Sabaziosi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: