Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Verojka Tue 04 Apr 2023, 09:40 | |
| Verojka Verojka ose verore, është një dredhzë prej tri-katër fijesh leshi me ngjyra të ndryshme që, sidomos çupat dhe nuset e reja, lidhin në rrëzë të derës së djathtë ditën e Verës së Parë (1 Mars) si rruazë për ethet a për të pasur shëndetin të pacënuar gjatë vitit, diku edhe për mos të pasur brenga në fytyrë nga zhegu i djellit gjatë Verës së Madhe. Verojkat i mbajnë rreth dorës gjer mbë të ardhurit e dallëndyshevet dhe atëherë i mvarin nga dega pemësh që t'i marrin këto për të ngrehur folenë o për t'i hedhur në det si ç'e besojnë ngjetiu.
Pano Tase - Visaret e Kombit 1941 | |
|