Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Pyjet e gjarpnijve Tue 04 Apr 2023, 09:22 | |
| Një element tjetër, i cili dëshmon për kultin e gjarprit në trojet shqiptare, është njoftimi i autorëve të antikitetit se në Iliri kishte pyje të posaçme, ku rriteshin gjarpërinjtë, të cilët ushqeheshin një herë në vit prej tri femrave, që shkonin atje nudo. Nëse pranohej ose jo ushqimi, priftërinjtë bënin parashikimin e ecurisë së motit, prodhimit, mënyrës së qeverisjes, mundësisë së zhvillimit të luftërave etj.
Kulte tradicionale shqiptare - Shyqri Hysi | |
|
Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Re: Pyjet e gjarpnijve Tue 04 Apr 2023, 09:23 | |
| Në Melgushë të Shkodrës, njëra nga kodrat dikur në mesjetë, quhej Kodra e Buzgjarpnit. Më vonë, ngaqë aty ishte ndërtuar një kishë, kjo mori emrin Kisha e Buzgjarpnit.
Herët në mesjetë, mali i gadishullit Peleshac (Dalmaci), quhej Mali i Gjarpnit (Monte Vipera) e më vonë merr emrin Maja e Shëngjergjit. Kështu ndodhi edhe me malin afër Splitit që quhej Monte Vipera e më vonë mori emrin Maja e Shëngjergjit, çka është bërë me qëllim për të zhdukur kultet pagane, duke i zëvendësuar ata me emra të krishterë.
Mitologjia ndër shqiptarë - Mark Tirta | |
|
Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Re: Pyjet e gjarpnijve Tue 04 Apr 2023, 09:23 | |
| Ekzistenca e vendeve të shenjta kushtuar gjarpërinjve mund të vërehet edhe në përrallën "Vajza që u bë djalë" - Cito :
- ...Shkoi "dhëndri" te mbreti dhe si fjeti atë natë me nusen, u zgjuan në mëngjes dhe mbreti e pyeti vajzën:
- Hë moj bijë, si e kalove natën me tët shoq?
- Si unë e mjera!
Thotë mbreti: - Pa ta dërgoj në aksh kishë që është plot e përplot me gjarpinj, dhe t'i them të mbledhë taksat se u bë kaq kohë që s'më ka dhënë asnjë para.
E dëgjoi "djali", shkoi te kali dhe po rrinte i menduar.
- Pse po mendohesh, o imzot? - e pyeti kali.
- Këtë herë nuk kam shpëtim se mbreti do të më dërgojë në aksh kishë të vjel taksat, po ajo është e mbushur me gjarpinj, - i përgjigjet djali.
- Mos u frikëso, - i thotë kali - po shko te mbreti dhe kërkoji një barrë me zile, këmborë dhe ca mushka për të ngarkuar paratë.
Pas një çike mbreti e thërriti dhe "djali" i kërkoi gjithë ç'i tha kali. Dha urdhër mbreti e i sollën ç'kërkoi dhe djali mori kalin e u nis. Pa shkuar te kisha, u kthyen e morën pelën. Në udhë e sipër, kali i thotë:
- Unë dhe mëma ime do të zëmë dyert e do të hingëllijmë, ti do të hipësh në një dritare e do të tundësh zilet e këmborët gjersa gjarpërinjtë të zënë e të bërtasin: "Ç'i kemi bërë perëndisë që na mundon kështu?" Atëherë ti do t'u përgjigjesh e do t'u thuash: "Më jepni taksat e mbretit, se do t'u batërdisë perëndia nga mendtë."
Si sosi fjalën kali, iu afruan kishës dhe djali bëri sikundër e kishin porositur. Atëherë gjarpërinjtë u frikësuan nga hingëllimat, zilet e këmborët edhe nxorën e i dhanë djalit gjithë paratë që ishin në kishë. Si u larguan një çikë, gjarpinjtë u hodhën gjilpëra dhe i qëlluan, po pa ndonjë zarar edhe thanë:
- Ti që na more paratë, në qofsh djalë u bëfsh vajzë, në qofsh vajzë u bëfsh djalë.
Sakaq vajza e ndjeu që u bë djalë.... | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Pyjet e gjarpnijve | |
| |
|