Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Adhurimet që bëhen me lindjen e fëmiut Tue 04 Apr 2023, 09:10 | |
| Gjatë lindjes lehonën e ndihmonte ndrikulla dhe në shenjë spastrimi stërpikte fëmiun me ujë të ftohtë. Nëse ishte djalë i prenin kërthizën me brisk ose kosë, nëse ishte vajzë me drapër ose gërshërë. Lamja e parë e fëmiut, ishte me rëndësi për të. Në ujë qesin kripë dhe një vezë, për të pasur fëmiu shëndet dhe bukuri. Më pas ujin e derdhin tek rrënjët e një trëndafili së bashku me lëvozhgën e vezës ku më parë kanë futur erëza dhe një pupël rose.
Foshnja pagëzohej në ditët tek: ditën e parë të lindjes, ditën e tretë, të pestën apo të shtatën.Me këtë rast mbi kokën e tij thyhej një kulaç, si shenjë pasurie. Emri zgjidhej me kujdes sepse kishte rëndësi për jetën e fëmiut. Një fëmijë që kishte dy prindërit gjallë i jepte lajmin fisit për lindjen e foshnjes. Ditën e lindjes u jepet fëmijve të shtëpisë dhe të fisit, grurë të zier që të hanë. Kur fëmiut i dalin dhëmbët e parë, gatuhet flijë dhe mbi kokën e tij hanë fëmijtë tjerë.
Lehonia brenda traditës shqiptare zgjatë 40 ditë. Për këtë kohë lehona përkujdeset nga anëtarët e familjes. E vetmja detyrë e saj është përkujdesja ndaj fëmijës së posalindur (dhënia gji fëmijës). Në javën e parë pas lindjes, ajo nuk është e detyruar as edhe ta lajë fëmijën e saj. Atë e bënë zakonisht vjehrra e kur ajo nuk jeton, e lanë nëna e lehonës ose kunata. Në këtë periudhë 40 ditore, lehonës në njëfarë mase i jipet edhe karakter "shenjtërie", ajo nuk fle me burrin e saj kurse akti seksual është i ndaluar. | |
|