Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: ARNAUT OSMANI DHE HUSO RADOICA Mon 03 Apr 2023, 19:40 | |
| ARNAUT OSMANI DHE HUSO RADOICA Bashkë janë bamun tridhetë kapidana kuvenojshin trimat, bjesedojshin p'e prozhmojshin Huso Radoicën: -- Pse ti, Huso, nuk don m'u martuo? A po t'dhepen paret për mei la
a po t'dhepet dazma për m'e ba? Benë e zotit Husi va ka ba: -- As s'pom dhepen paret për mei la as s'po m'dhepet dazma për m'e ba por besën e zotit e kam dhanë--
ktej Udbinet nuse mos me marrë Do marr nus'n e Arnaut Osmanit do me tybe martesën e báj! Tanë përnjibotë shokt e paskan qeshë e kanë qitë Husit e i kanë thanë:
-- Borç t'madh vetit ti i paske vu! Para tejet tanë qi jem martuo asnji n'Udbinë s'kem mujtë m'u martuo Hajt, po zamë, ti nusen mirë p'e merr Kurrnji ditë, djalë, ti nuk muç me pajë.
Njizet vjet e tjera turku s'ka e tash tri herë n'bejleg kenë ai ka -- tre mejdanxhi deri sot ka pre. 'Zetekatër vjet, Huso, ti i ke e hala n'mejdan kuj s'i ke kenë
as mejdanxhi deri sot s'ke pre Keq me plasun Husit na i ka ra e ka qitë shokve e u ka thanë: -- Pa dig-joni, tridhetë kapidana po va napi unë besën e zotit --
kur t'më dale pranvera e bardhë e t'më bushet mali gjeth e bar vetë për frenit gjogun kam m'e marrë në jeshil unë gjogun kam m'e çuo e n'livad vetë gjogun kam me lshuo
disa dit në jeshil kam me lanë Nji ditë prej ditsh gjogun kam me zanë kam me shluo gjogun, me shtërguo e në shpinë të gjogut kam me hipë për Udbinë vetë me gjog kam m'u nisë
Edhe n'Udbinë unë kur kam me hi do marr nus'n e Arnaut Osmanit dose kryet e la në Udbinë! Prej njatyjte trimat m'ishin çuo e n'saraj t'vet sejcili ka shkuo.
Moti shkote, shkote pa daluo edhe pranvera m'ite afruo -- m'ish bushë mali me gjethë e me bar. Qyre, Husi çka m'kite punuo -- fill nër ahër te gjogu ka shkuo
frenin m'krye gjogut ja ka vuo e për frenit gjogun ma ka kapë fill në jeshil gjogun ma ka çuo e n'livade gjogun ma ka lshuo disa ditë në jeshil e ka lanë.
Nji ditë prej ditsh gjogun e ka zanë e ka shluo gjogun e shtërguo edhe n'shpinë ai gjogut i ka hipë për Udbinë ai rrugën e ka marrë -- fill ka shkuo në çesme t'Udbins.
Tridhetë çika n'çesme i ka gjetë. -- Mirë se u gjej! -- çika't u ka thanë. Tanë ja dredhin e m'inë çuo n'kamë. Qyr ç'ka qitë Husi e u ka thanë: -- Pashi zotin, çika, qi u ka dhanë
ku asht kulla e Arnaut Osmanit? Kulla rishto shumë kekan punuo e qysh ka ditë n'Udbinë nuk jam kenë -- probatinit sarajet s'ja di Janë dredhë çikat Husit i kanë thanë:
-- Kollaj është sarajet me ja ditë -- njajo kulla qi asht në buzë t'lumit e gjith rreth saj á baçja luluo -- njajo 'sht kulla e Arnaut Osmanit Prap ka folun Husi e ka thanë:
-- Pashi zotin, çika, qi u ka dhanë cila 'sht nusja e Arnaut Osmanit? Probatinit nusen nuk ja njoh. Prap kanë dredhë çikat e i kanë thanë: -- Fort kollaj á nusen me ja njohtë
se nër ne nusja e ti po ësht -- njajo qi ësht m'e bukra nër ne njajo qi ësht m'e g-jata nër ne njajo qi s'i çon sytë me shikjuo njajo 'sht nusja e Arnaut Osmanit.
A dredhë Husi edhe i ka thanë: -- Nusja e probit, ujë me m'dhanë me pi se prej s'largut vetë jam ty rruguo edhe edja fort më ka marrë muo! Nuk don nusja ujë me i dhanë me pi
nuk don nusja aspak me shikjuo. Janë dredhë shoqet edhe i kanë thanë: -- Pa t'vra zoti, nuse, mos me t'lanë! Kti djalit ujë ma ba mos me i dhanë tanë Udbinën at'herë e marrojmë.
Njat'herë nusja çka m'kite punuo -- nji tas me ujë n'çesme e ki bushë ki shtre dorën Husit me ja dhanë. Paj pas grushtit Husi e ki kapë n'vithe t'gjogut me t'çpejtë e ki qitë
me rryp t'shpatës me t'çpejtë e ki gjeshë edhe vrap t'madh gjogut i ki dhanë Tridhetë çika poterën e qesën. Tanë Udbina n'poterë m'ite lshuo. Arnauti pa gjog ki qilluo
në poterë dhe pa gjog m'ite lshuo Tridhetë çika i kishin kallzuo se shkjav nusen ja kite grabitë. Për pas ti turku m'ite filluo deri ç'ka dalë n'at Bjeshkën e Naltë.
Kur ka shkuo në tri rruga kryq nuk ka di se ç'për rrugë i ka shkuo. Turku fort jaty m'ite mërzitë m'ite ulë jaty e m'ki pushuo Gjak për goje ki nisë për me i shkuo.
Njat'herë turku çka kite punuo: nji fletë gjethit të gjanë ma ka gjetë edhe ma gjak fletën e ka shkruo Kur shkrimin ai e kite maruo në të dy g-juj turku keka çuo
duva t'madhe zotit i ka ba: -- Çoe, zot ti, nji erë e nji pshtjellcë de ta çoje jekët fletë përpjetë në divan jas mretit më ja qet. Mreti Husit mirë ka me i kalzuo
se çka n'fletë unë ati i ka' shkruo -- se jam ty pritë për mejdan në bjeshkë. Hak hyqmeto zoti e ka ba -- çoi zoti nji erë edhe nji pshtjellcë edhe e çoi at fletën përpjetë
fill në divan mretit po m'ja qet. Edhe n'divan mreti ty shikjuo e sheh fletën me gjak q'ite shkruo; marrka fletën mreti e lexuo Kur pa mreti çka turku ka shkruo
shpejt për Husin mreti paska çuo. Para mretit Husi paska shkuo. -- Ma parë, Huso, na ty t'kem kalzuo se n'Udbinë ti nuk mush m'u martuo. Pse turkut nusen ja ke grabitë
tash në bjeshkë asht për mejdan ty t'pritë. Njat'herë Husi çka m'kite punuo -- imë e hollë nji letër e ki shkruo edhe n'letër Husi kite shkruo: "Pa dig-jova, Arnaut Osmani
qi je ty m'pritë për mejdan në bjeshkë sot i gati për mejdan nuk jam Ditn e djelle qi t'vije m'e para vetë me nuse ty n'bjeshkë kam me t'ardhë -- cili shoqin në mejdan ta presim
njeaj tjetri nusen ka m'e gzuo" N'vijim t'letrës Husi i ka shkruo: "Pa dig-jo ti, Arnaut Osmani besn e zotit due me ta dhanë -- deri qi t'vij m'u pre n' mejdan
n'ven të motrës nusen ty ta duo" Nji maxharit në dorë ja ka dhanë me ja çuo Arnaut Osmanit E maxhari me t'çpejtë n'bjeshkë ka shkuo turkut çpejtë letrën ja ka dorzuo.
Sa çpejt turku letrën e ka ktuo. Kur ka pa se çka i kite shkruo -- ka n'vet t'motrës nusen me neruo deri qi t'vinë në mejdan m'u pre -- benë e zotit turku paska ba:
-- Hiç ma n'qef vetë nuk kisha me kenë se njetash ktu nusen unë me pasë! Në saraje turku keka dredhë. Dit' po shkojshin, tha, për pa daluo Djella natet kur kite aguo
heret çohet Arnaut Osmani ma ka shluo gjogun e shtërguo mej n'saraje turku paska hi odë për odë sarajet i shetiti me saraje ai u hallashtis
e pas vetit derën e ka dry. N'shpinë të gjogut turku paska hipë për Bjeshkë t'Nalta rrugën e ka marrë Kur ka shkuo në tri rruga kryq ai prej gjogut njaty paska zdrypë
keka ul-o turku me pushuo. Pak ma g-jatë e shum nuk ka vonuo po ma sheh-o Huso Radoicën n'shpinë të gjogut Husi tyv afruo nji copë prapa nusen e ka lanë.
Vetë me veti turku ka menuo: "Keka trim edhe keka besnik se me kenë nji cub ose magjyp kur vjen n'mejdan me muo m'u pre për inad tem nuses g-jat i rrite
At menim turku se ka paruo -- ja përrini Huso Radoica. -- Mirë se t'gjej, o Arnaut Osmani! -- Mirë se vjen, o Huso Radoica! Ulu, Huso, ti pak me pushuo!
A dredhë Husi edhe i ka thanë: -- Nuk kam ardhun me ty me pushuo por çov n'mejdan ti me m'dalun muo se djalë me sy ti tash ke me pa tash ta njohsh ti Huso Radoicën!
Ja ka dredhë e turku i ka thanë: -- Deshta vetë me t'lanun me pushuo se mërziçem rrugën e ke marrë se kur t'vije puna e mejdanit ke m'e njoftun Arnaut Osmanin.
N'shpinë të gjogut turku paska hipë Shpatë për shpat-o trimat na janë teshë -- tanë m'janë pre e tanë më janë coptuo e batall shpatat m'i kishin ba. Mej prej gjokejt në tokë paskan kcye
kryq në kryq-e trimat m'ishin kapë. Tre sahat-o m'ishin sukulluo -- të dyvet sytë gjaku jav ka bluo. Njat'herë foli Huso Radoica: -- Pa m'dig-jo ti, Arnaut Osmani
të dy syt-e gjaku m'i ka bluo nuk muni ma me ty me luftuo por besë burra't në ty n'ka qilluo besë nër veti na duom me vu -- duem m'u ulë na pak e ma pushu
nusja jote ujë m'na qitë m'u la njeta gjak na syvet ma va hjekë prap për s'risht-o n'mejdan kem m'u çuo Ja ka dredhë e turku i ka thanë: -- I pabes-o vetë unë kurr s'jam kenë.
Edhe duert turku ja ka lshuo. Të dy s'bashkut m'janë ulë me pushuo. Nusja ujë të dyve u ka qitë gjakun syvet të dy e kanë' hjekë. Kishin nisë trimat me bjeseduo
edhe foli Huso Radoica: -- Pa m'dig-jo ti Arnaut Osmani çka të dves unë, ti nrejt me m'kalzuo! Kur je nisun në mejdan me m'dalë a ke lanun donji rop në shpi
a ke lanun vllazni në kojshi fisi yt, o djalo, ka po asht? Çka ka dredhun turku e ka thanë: -- Çka m'ke dvetun nrejt du me t'kalzuo: kur jam nisë në mejdan me t'dalë ty
kurrnji rob unë nuk kam lanë në shpi as s'kam lanun vllazni në kojshi I kam shetitë odë për odë sarajet me saraje vetë jam hallashtisë e pas vetit derën e ka' dry.
Fisi em asht, djalo, pej Zaharjet e jam bir i njasaj gruos s'vejë. Dy jetima zoti na pa lanë e unë vllau i vogël jam kenë. Fort zengjine nanën e kem pasë --
gjysa e shehrit jona ka kenë. Kur Muji në Zaharje pa ra luftë të madhe Muji qi pa ba -- të tanë shehrin Muji e ka djegë. N'oborr t'kishës Muji më pa gjetë.
n'bukuri-o Muji m'ka lakmuo para vetit në shalë më ka vu në Udbinë e Muji më ka çu. Më ka rritun Muji e silitë deri jam ba i zoti i vetit.
M'ka ble Muji ara e livade M'ka punuo kulla e saraje edhe nusen Muji ma ka gjetë -- me kët nuse Muji m'ka martuo. Tanë Udbina m'ka dashtë e hatruo.
Ka vijuo turku e ka thanë: -- Pash nji zot, o Huso, qi t'ka dhanë duo me t'dvetë e nrejt me m'kalzuo! Kur je nisun në mejdan me m'dalë a ke lanun donji rop në shpi
a ke lanun vllazni në kojshi fisi yt, o djalë, ka po asht? Lot' për faqe Husit i kanë ra edhe benë e zotit e ka ba: -- Çka po m'dvetë nrejtë duo me t'kalzuo:
ku jam nisë unë n'mejdan ty me t'dalë as kam lanun kurrnja rob në shpi as s'kam lanun vllazni në kojshi. Fisi em asht, djalo, prej Zaharjet e jam bir i njasaj gruos s'vejë.
Dy jetima zoti na pa lanë e unë vllau i madh qi kam kenë. Fort zengjine nanën e kem pasë -- gjysa e shehrit e jona ka kenë. Kur Muji në Zaharje pa ra
luftë të madhe Muji qi pa ba -- të tanë shehrin Muji e ka djegë vllanë e vogël Muji ma ka marrë. Fort fukara na qi patëm petë shum borç krajlit nana i pa hi.
Nuk pat krajlit paret me ja dredhë e për borç mue krajli m'ka marrë. Më ka rrit-o krajli, m'ka silitë deri jam ba i zoti i vetit -- m'ka ble krajli ara e livade
m'ka punuo kulla e saraje. N'bjesedë kem ra tridhetë kapidana të tridhetët muo m'kanë prozhmuo pse nuk duo un-o m'u martuo. Besn e zotit tyne va kam dhanë
ktej Udbinet nuse mos me marrë -- do marr nus'n e Arnaut Osmanit do me tybe martesën e baj! Nam për ty, o djalo, qi paç tie nam për ty e nam për nusen tate.
Zot shyqyr sot vllazën jem bashkuo! Dy përnjibotë në kamë kekan çuo gryka-gryka vllazënt kekan marrë Husi nusen e don për kunatë. Kaloi dita, gati u ba natë.
Qyr, ç'ka qitun Husi e ka thanë: -- Pash nji zot, o vllalo, qi t'ka dhanë çka të thom ti muo me m'dig-juo: në Zaharje tre duom me shkuo nanën tanë na duom m'e kërkuo!
Arnauti á dredhë e ka thanë: -- Kurgja n'met për Zaharje s'më bjen fort i ri prej tytje qi kam dalë. Qysh á dredhë e Husi i ka thanë: -- Vetë ma i vjetër njaterë qi jam kenë
m'bjen dër met për sokakun e kishs N'shpinë të gjog'et të tre paskan hipë për Zaharje rrugën e kanë marrë Kur kanë hi në mjedis të pazarit n'qosh t'sokakut ata kur kanë shkuo
njaty gjogat m'i kishin daluo se nji plakë të moçme kishin pa në nanë tyne cila u ka g-ja. -- Mirë se t'kena gjetë mor baxhi! -- Mirë se vini, o djelm jabanxhi!
Manej vllazënt plakës i kanë thanë: -- Pash nji zot o plakë qi të ka dhanë çka të dvesem me na thanë pa rrenë! Po zegjine e kurr e je kenë? A ke pasun dojere djelm t'vet?
Nji ke pasën po ty çka t'i gjet? Fort të madhe plaka kita fsha: -- Fort zegjine vetë kam pa qilluo -- gjysa e shehrit e emja ka kenë dy jetima zoti m'i pa lanë.
Kur Muji në Zaharje pa ra luftë të madhe Muji qi pa ba -- të tanë shehrin Muji e pa djegë djaln e vogël Muji ma ka marrë. Sa shum borç unë krajlit i paç hi
djalin e madh për borç ma ka marrë. Samornicë unë rrugash tash kam petë. Qysh janë dredhun djelt e i kanë thanë: -- Dy vllazën zoti na ka bashkuo e djelt tu të dy kemi qilluo.
Njatere plaka në kamë keka çuo e të dy djelt gryka i ka marrë e prej gzimit shpirti i ka dalë -- dekun n'tok-e plaka paska ra. Nji vorr t'bukur nans i kanë punuo
para kishet djelt e kanë venuo. Në shpinë t'gjoget të tre paskan hipë për Udbin-e rrugën e kanë marrë fill n'saraje t'Arnaut Osmanit. Tanë Udbinën n'dasëm e kanë thirrë
Tri javë dit-e dasëm paskan ba për shyqyr qi vllazënt janë bashkuo.
këndoi Kolë Gjokaj - Muzheçkë, Trijesh - shënoi Fran Jankaj 1969 | |
|