Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: ARNAUT OSMANI Mon 03 Apr 2023, 19:38 | |
| ARNAUT OSMANI Lum për ty, o i lumi Zot! Ça ka ba Arnaut Osmani? Dymbdhetë shokë i ka bashkue n'bjeshkë të nalta trimi ka dalë dymbdhetë agët shkjetë ja kanë nxanë
jau kanë shti bugagijtë n'kambë n'burg nandë vjet i paskan lanë. Shka ka qitë krajli e i ki pvetë: -- I cili jush sarajet mi dojtë? at'herë foli Sokol Halili:
-- Un n'at çetë, krajl s'jo kenë. Qysh ka folë ai Osman Aga i ri? -- Pash nji zot krajl, qi t'ka dhanë kurrkand n'qafë ti mos me marrë vetë sarajet t'i kam djegë
vetë un kullat t'i kam shembë edhe landët un t'i kam pre. Kqyr ça tha Krajle Kapetani! -- Mirë se kullat ti m'i dogje gjanë e mallin ku ma çove?
-- Tanë n'Jutbinë, krajl, t'i kam çue. -- Babë e nanë ti ç'm'i bane? -- Tha, n'Jutbinë të dy i kam çue n'dorë t'telallit i kam qitë kurr i grosh s'kam mujtë mej shitë
qajren vedit për ta s'ja dita n'zyft e n'peshkve, krajl, t'i leva nuri, krajl, un të dy i dogja si zanat qi lufta e ka pasë. Ç'kish qitë krajli e kish thanë:
-- Shum hejdi, agaj, due me u bá thellë në burg un due me u shti dritë as diell mos t'u shof me sy. Jau ka shti bugagijtë në kambë sall gjasht vjet tek kenkan ba
edhe mbushën dymbdhetë ditë e net flet Osmani me shokë të vet: -- I madhi Zot, shokë, u vraftë mot tuj shkue e forca tuj u lanë tuj u plakë e mendja tuj u lanë
tuj u plakë e mnera tuj u hi si s'ma msuet mue nji kopilí si të dalim prej ktij burgut të zi. Sa mirë shokët Osmanit i kanë thanë: -- Se shko moti, forca s'na ka lshue
se jem plakë, mendja s'na ka lanë se jem plakë, mnera s'na ka hi por s'po ka kush nesh ban ndoj kopilí; provë të madhe krajli ka me ba n'qafë vedin kemi për me marrë.
Be në Zotin Arnauti m'ka ba: -- N'shtatë furra t'kuquna me m'shti qerpiku i synit nji herë s'ka me m'u dridhë por, a di shka, more shokët e mij po provoj sonte me u shtirë
kesh se deka mue m'ka ardhë se ishalla n'dhe gjallë po m'shtinë; sa të vijë koha për mjesnatë merrni brimën tuj piskatë kur t'vijë koha nëpër dritë
merrni brimën tue bërtitë nisni brimë e nisni gjamë qi me u ndie krajli n'saraj. Kambët Arnauti m'i ka shtri m'i ka mbledhë ai duert mbi parzëm
m'u kanë mbledhë shokët për rreth tij po rreshtohen tanë për i rresht kanë marrë brimë edhe piskamë kanë nisë gjamën tuj gjamue: -- Mjeri u për ty, vlla i em, o vlla!
Kur kanë lshue gjamën e tretë i ndien krajli në odë të vet i ndien krajli e po pëvet: -- Ç'kini ju, more rob t'tretun? A ju ka ra malli i shpisë
a ju ka ra malli i robnisë a u ra n'mend për babë e nanë a u ra n'mend për motër e vlla a u ra n'mend për shingjergja t'bardhë a jau ka mërzitë balta deri n'gju
a jau ka mërzitë mjekrra pa e rrue a jau kanë mërzitë kmishat pa ndrrue a jau ka mërzitë drita pa dalë? Ça kanë thanë agët e ngujuem? -- Asnja sosh, more krajl, nuk asht
por nji shoq ne na ka dekë e s'po dimë ku me e shti n'dhe se hapsanen po na e qelbson. Besë s'e xen krajli se ka dekë po ma thrret at çikën e vet
çilcat n'dorë çikës ja ka dhanë edhe t'vogël te i ka thanë: -- Ulu i herë te ai burg i zi edhe kqyr se ça ka ndodhë! Ka marrë çilcat çika n'derë ka shkue
dy herë çelc edhe e ka zhdry. Kur ka nisë n'at burg me hi Arnautin po ma sheh shtri bash jaran ma kish pasë at djalë para krajlit çika koka dalë
ka qitë krajlit e na i ka thanë: -- Kurrnja asqil ndër agaj nuk janë vig ma kin at trimin Osman vig ma kin at Osman Agën e ri a ma falë, ore, në dhe ta shti?
Si n'ma dhaç n'dhe me mbulue si t'më thuesh kam me t'ndigjue. Aspak besë krajli s'e ka xanë niqind vetë n'derë t'burgut i ka çue dhetë ma t'fortit n'burg i ka shti.
Krejt i dekun Arnauti ishte ba jasht e qitën, krajli ma ka pa; por sa kopil krajli ishte kanë ka nisë provë e provë po ban: i ka mbledhë nandë gjarpij shullanit
n'gjyks gjarpijt trimit ja ka vu se sa fort gjarpijt e kanë çokatë gjallë ish kanë e për t'gjallë s'a ndie. I ka ndezë dy zjarma të mdhaj e ndërmjet Osmanin ma shtjen
para e mbrapa lkura m'i pëlset gjallë ish kanë për t'gjallë s'a ndie. Aspak besë krajli s'i ki xanë. M'i ka marrë njizet maje gozhdash për nën thoj fell ja ka shti
der qi gjaku m'i ka dalë gjallë ish kanë, për gjallë s'a ndie. As hiç krajli besë s'i ki xanë se i pabesë fort m'ish kanë! Po don krajli edhe i provë me ba:
m'i ka zgjedhë tridhetë çika t'mira mirë po i vesh e mirë po i mbathë te kryet të dekunit m'ja ka çue për rreth t'dekunit bashkë po kcejnë për rreth t'dekunit po lodrojnë
për rreth t'dekunit po kndojnë. Çika e krajlit tu kryet i ka qillue mirë Osmani ma ki pasë hetue me njan sy ma paska shikjue buza n'gaz m'i paska shkue
mirë po i qesh njana anë mustakut. Çika e krajlit m'ish kujtue për mbi ftyrë rubën ja ka lshue. Ç'kanë qitë shoqet e i kanë thanë? -- Pasha at Zot qi na ka dhanë
njetash qeshi Osman Aga i ri. -- Zoti u vraftë çika, u ka thanë! se ky djalë i herë ka dekë krejt gjynahet Zoti ja ka falë shpirti n'gaz shoqe, m'i ka dalë.
Ça i ka thanë çika babës s'vet? -- Pash at Zot, krajl qi t'ka dhanë po gjynah ty si s'asht tuj t'ardhë për t'dekun njerin me e mundue gjithfarë provash n'te mej provue.
Paj ka dekë e ka mbarue erë e keqe ktij asht tuj ardhë se tash tri ditë ka ndej mbi tokë a thue t'dekunit, krajl, po i tutesh? Hiqja prangat, krajl, prej kambvet
edhe duert me m'ja shpengue! As hiç krajli s'paska besue. Ma ka thirrë balozin me shpatë ndër sy t'tij Osmanin e ka lirue ja ka hjekë bylegitë prej kambësh
ja ka hjekë prangat prej duersh përmbi krye shpatën ja ka lshue! Sa mirë Osmani shpatën e ka hetue fluturim në kambë m'asht çue shpatën n'dorë ai po ma merr
si i tërbuem balozin p'e pret. Kurrkujt n'mend s'poj bjen me qindrue gjithë kujtojnë se i dekuni u ngjall mnerë e madhe t'gjithëve u ka hi Të tanë dekun m'i paska ba
synin krajlit m'ja ka verbue krahin krajlit m'ja ka shkurtue rrafsh me tokë kullat ja ka rrënue dymbdhetë agët trimi i pshtoi tridhetë çikat po m'i bashkon
n'at Jutbinë t'tana po i çon tridhet djelm po m'i marton çikën e krajlit për vedi e ndalon. Bani danam e bani dyzen darsëm ban nandë ditë e net!
Se atje un nuk jam kanë si kam ndie e si më kanë thanë; se kto janë prralla prej motit ndihmën paçim na prej Zotit! | |
|