Cilat ishin aktivitetet e Mafisë nga viti 1920?
Dora e Zezë ishte organizim zhvatës në SHBA, posaçërisht në Çikago, ku filloi diku në vitet 1900 dhe përfundoi rreth vitit 1920 kur u zavendësue me Mafinë.
Pretimet e Dorës së Zezë shtriheshin deri në Bregub Perëndimor të SHBA-ve, në vitet e hershme të shekullit XX. Edhe aty mbretnonte i njajti rrëfim. Me teknikat e njohuna të frikësimit, zhvatjes, dhunës, gjakmarrjes dhe vrasjeve, të cilat shfrytëzoheshin me efekt shkatërrimtar kundër pjesëtarëve të komunitetit italian.
Simboli i Dorës së Zezë (ital.
Mano Nera)
Aktivitetet kontrabanduese
Edhe përkundër faktit se që nga viti 1920 ka pasun shumë incidente të cilat i mvisheshin Dorës së Zezë, asht e qartë se shumë persona, me të ashtuquejtunat letra të dërgueme nga Dora e Zezë, ka synue të përfitojnë nga frika, të cilën këto grupe e kishin shkaktue në radhët e komunitetit italian në të kaluemen. Disa nga rastet e zhvatjeve me vulën e Dorës së Zezë rreth të cilave ka zhvillue hetime FBI-ja, kanë lanë me kuptue se mënyrat e Dorës së Zezë janë përdorun nga joitalianët kundër viktimave jo-italiane.
Duket se fushata e policisë kundër kriminelëve të Dorës së Zezë, e ndërmarrë nga viti 1910 deri në vitin 1920, kishte frustrue paksa mafiozët, në përpjekjet e tyne për me fitue parâ përmes frikësimit, zhvatjes, terrorit dhe vrasjes së viktimave. Sidoqoftë arritja e periudhës së prohibicionit ishte një mundësi e mirëseardhun për mafiozët, për me sigurue mundësi të reja edhe më të mëdha, për një degë të posaçme të re, të kriminalitetit.
Operacionet e mafisë në SHBA ende ishin tejet të kufizueme, në kohën kur hyni në fuqi neni 18 i kushtetutës, në vitet e 20-ta të shekullit të kaluem. Prohibicioni i mundësoi mafisë me përfitue. Mafiozët, të cilët klanë qenë të angazhuem në frikësimet, zhvatjet, kidnapimet dhe vrasjet e Dorës së Zezë, ishin të mendimit se prohibicioni ishte si i "qepun" për llojin e kriminalitetit, të cilin e ushtronin ata.
Në fillim të epokësn së "thatë", mafiozët operonin në mënyrë individuale dhe në grupe të vogla, por deri në kohën e shfuqizimit, në vitin 1933, ekzistonin banda të mëdha dhe të organizueme të mafisë, shumë prej të cilave kooperonin me bandat tjera, jashtë fushave të tyne të veprimit.
Ndikimi dhe mirëqenia, të cilat gjana i siguruen mafiozët para vitit 1920, ishin të pamjaftueshme, për dallim me atë që kishin arritun në fund të kohës së prohibicionit. Për mafiozët, prodhimi dhe shitja e alkoolit ilegal, ishte rrethi, në të cilin ata mprehën dhambët e tyne. Kishte përfitim të jashtëzakonshëm zhvatës, i cili mundej me burue nga prodhimi i alkoolit ilegal.
Udhëheqësit e një grupi kriminal praktikonin që t'iu afroheshin italianëve, të cilët udhëhiqnin në qetësi punëtori ilegale, duke kërkue prej tyne një përqindje të caktueme të alkoolit të prodhuem.
Ditët e prohibicionit
Udhëheqësit me dekret vendosnin që këto punëtori të vepronin në praninë e një numri të caktuem të njerëzve të tyne. nga pagat e të cilëve ai do të ndalte një pjesë. Refuzimi i bindjes ndaj ktyne urdhnave, sillte me vete kërcënimin me ndëshkim.
Prohibicioni ishte periudhë e dhunës dhe gjakderdhjes, pasi që bandat e mëdha synonin me sigurue pushtetin. Për këtë arsye përleshjet e gjata ndërmjet bandave të ndryshme ishin tejet të shfrenueme në qendrat urbane. Në vitin 1927, gjatë përleshjes mes bandave në Shën Luis, brenda një mueji, mesatarisht âsht vra nga një italian në ditë.
Nga dhuna, përleshjet e armatosuna dhe gjakderdhja gjatë ditëve të prohibicionit, në sipërfaqe dolën bandat kriminale siç i njohim sot - sindikatat e mëdha, me udhëheqësit e tyne të respektuem të llojit të tregtarëve, ma avokatët dhe specialistët e tyne, si dhe me përdorimin nga ana e tyne të tregtisë legale.
Prohibicioni nxori veprimtarinë e mafisë jashtë komunitetit italian, me ç'rast kjo veprimtari u përhap edhe në komunitetet tjera, me qëllim që të plotësohet dëshira e shumë qytetarëve, që të shuejnë etjen e tyne. Neni 18 i mundësoi mafisë që të sigurojë fonde të jashtëzakonshme dhe i mundësoi asaj që nga lagjet e izolueme italiane, të përhapet nëpër qytete si tanësi.
Tipike për veprimet kriminale të mafisë, ishin kontrabandimet, në vitet e 20-ta dhe të 30-ta në Çikago dhe Kanzas Siti.
Kanzas Siti
Edhe Kanzas Siti përjetoi veprimtarinë e Dorës së Zezë, gjatë periudhës 1900-1920, kur kriminelët italianë vepronin në veri të këtij qyteti. Gjatë këtyne dy dekadave, kriminelët në radhët e Dorës së Zezë siguruen përvojë të vlefshme, e cila u shërbeu atyne mjaft mirë gjatë prohibicionit.
Me fillimin e prohibicionit, një numër i grupeve të vogla kriminale italiane ranë në konflikt me njani - tjetrin sa i përket shitjes së sheqerit kontrabanduesve, e gjithashtu edhe sa i përket pretimit të sheqerit. Shumë rrahje dhe vrasje ndodhën, si pasojë e këtyne luftimeve të brendshme.
Në vitin 1923, një ndërmarrës italian hapi një depo të sheqerit, për me i furnizue prodhuesit ilegalë të alkoolit. Atij më pas iu qasën disa mafiozë lokalë, të cilët synonin të përfitojnë nga shitja e prodhimit të tij. Me këtë rast u arrit një marrëveshje dhe u formua një korporatë prej 18 anëtarësh, e cila quhej sindikata e "Shtëpisë së Sheqerit". Çdo anëtari iu ndanë aksione të barabarta të këtij biznesi, e në mënyrë të barabartë ndahej edhe fitimi.
"Shtëpia e Sheqerit" ishte një monopol i mafisë dhe dëshmi e monopolit të plotë dhe kontrollit absolut mbi tregtinë ilegale me alkool në Kanzas Siti. Përfitimi realizohej në mënyrë të zgjueme. Duke sigurue kontrollin e plotë mbi shpërndamjen e sheqerit te prodhuesit, sindikata ishte në gjendje të përcaktojë çmimin e shitjes së sheqerit. Pjesa ma e madhe e sheqerit sigurohej me ndihmën e tregtisë me shumicë, por një pjesë e sheqerit sigurohej falas, me pretim.
Shtëpia e Sheqerit shiste prodhimet e veta me pará të gatshme. Blemësit, të cilët nuk kishin mundësi me ble me pará të gatshme, lejoheshin me pague me këste, por gjithashtu ishin të detyruem me pague një përqindje interes. Sheqeri u vihej në dispozicion prodhuesve të alkolit, vetëm me kusht që ata me ia shitun prapa alkoolin e prodhuem sindikatës, me një çmim prej pesë dollarësh për galon. Sindikata më pas e shiste alkoolin për një shumë trefish ma të naltë.
Sindikata gjithashtu kontrollonte shitjen dhe financimin e kerreve, të shfrytëzueme nga këta prodhuesë ilegalë të alkoolit. Grupet garuese lejoheshin nga sindikata të veprojnë në nivele të ulëta në tregtinë e sheqerit dhe alkoolit, me kusht që sindikata të marrë një përqindje nga të ardhunat e tyne.
Anëtarët e "Shtëpisë së Sheqerit" u pasunuen si rrjedhojë e ndëmarrjes së tyne monopoliste. Mbas shfuqizimit të prohibicionit, ata të ardhunat e tyne, të grumbullueme në mënyrë ilegale, i shfrytëzuen për shpërndamjen e ligjshme të birrës dhe të alkoolit.
Çikago
Rrëfimi i ndalimit të alkoolit në Çikago, âsht rrëfim i bandës së Al Kapones. Në fillim të prohibicionit në Çikagom me mija banorë të komunitetit italian ishin të orgtanizuem në një armatë të prodhuesve të alkoolit. Thuhej se në një periudhë të caktueme, rreth 80% të familjeve në koloninë italiane kanë qenë të përfshime në prodhimin e alkoolit. Paratë e lehta të cilat mund të fitoheshin me kontrabandë, kishin joshun këta njerëz dhe ishin arsyeja kryesore e konflikteve mes bandave të shumta italiane dhe bandave të kombësive tjera.Al Kapone filloi ngritjen e vet si truproje i Johnny Torrios, i cili e kishte sjellur Kaponen nga Bruklini në Çikago. Torrio kishte trashëgue "Big Xhim" Colosimon, gangsterin kryesor në pjesën jugore të Çikagos, kur ky i dyti u vra në vitet e 20-ta të shekullit XX.
Torri vazhdoi me konsolidue dhe me zgjanue rrethin kontrabandues të Colosimos, përgjatë gjithë pjesës urbane, me ndihmën e mbështetjes së bleme nga policia dhe politikanët. Ai gjithashtu u tregue i suksesshëm në arritjen e marrëveshjes me bandat tjera të mafisë.
Në vitin 1924, Torrio ishte viktimë e një pusie të vendosun kundër tij, e cila gati sa nuk i kushtoi me jetë. Ai e pa të arsyeshme që të "pensionohet", duke ia dorëzue vendin e tij udhëheqës Al Kapones.
Edhe përkundër faktit se nuk ekzistojnë dëshmi bindëse se Kapone ishte mafioz, ai ishte në kontakt me ta dhe ai ka përdorun metoda të stilit të mafisë. Për këtë arsye i bâmë këtu një referencë karrierës së tij kriminale, për me qartësue strukturën e mafisë.
Sistemi i krijuem u rrënue dhe shpërtheu një luftë e ashpër "për birrë", ndërmjet grupeve të cilat ma herët kishin bashkëpunue mes vete. Një armëpushim u vendos në vitin 1926m vetëm mbas një dhune dhe gjakderdhje të madhe. Kapone siguroi territorin në jug të Çikagos, për shpërndamjen e birrës nga ana e tij, e gjithashtu siguroi monopolin mbi gjithë qytetin sa i përket ndërmarrjeve të bixhozit.
Pjesa ma e madhe e pjesëtarëve të bandës së Kapones u rekrutuen nga një organizatë siciliane, për ndihmë të ndërsjellë, të njohun me emnin Unione Siciliano. Unione Siciliano ka pasun degë edhe në qytetet tjera në SHBA, e në veçanti në Nju Jork. Edhe përkundër faktit se ka qenë një organizatë vllaznore dhe për ndihma, fakt âsht se në Çikago, Inione Siciliano ka dhanë një mbulesë për veprimtarinë e mafisë. Në Çikago, Unione Siciliano, ka ushtrue ndikim domethanës në qeverinë lokale, për shkak të patronazhit politik, të cilin e kishte ble dhe pague.
Si udhëheqës i bandës Kapone ishte në gjendje që t'i shmanget pjesëmarrjes së drejpërdrejtë në veprimtari kriminale. Masakra e ditës së Shën Valentinit, e vitit 1929, kundër shtatë pjesëtarëve të bandës rivale të "Bags" Moranit, âsht një ilustrim se si âsht përballun Kapone me kundërshtarët dhe shembull se si e ka mbrjtun ai veten. Kapone kishte një alibi në kohën kur u ndërmor kjo masakër, kishte qenë në Floridë. Deri në fund të viteve të 20-ta të shekullit të kaluem, Al Kapone ishte mbreti i pamohueshëm i kriminalitetit në Çikago.
Monopoli i bandës së Kapones mbi fazat tjera të kriminalitetit, u dëshmue me pastrimin dhe ngjyrosjen e industrisë në Çikago. U banë kërcënime dhe u ushtrue dhunë nga anëtarët e asociacionit për pastrim dhe ngjyrosje, kundër pastruesve dhe ngjyrosësve të pamvarun, të cilët refuzuen t'i bashkohen këtij asociacioni. Disa organizatorë u paditën për dëmin që u kishin shkaktue pastruesve të pamvarun, por u shpallën të pafajshëm.