FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arkat e farnave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Arkat e farnave Empty
MesazhTitulli: Arkat e farnave   Arkat e farnave EmptySun 26 Mar 2023, 16:22

Në ngricat e përhershme, në arkipelagun Svalbard në Arktik, gjendet një kasafortë misterioze që ka ngjallur gjithmonë shumë teori konspirative. Rrethuar nga bora, akulli dhe arinjtë polarë, objekti strehon 1.2 milionë mostra farërash nga çdo cep i planetit. Në rast të ndonjë katastrofe, apokalipsi apo fatkeqësie natyrore, kjo kasafortë do të parandalojë humbjen e përhershme të llojeve të bimëve dhe kulturës bujqësore të zhvilluar nga shoqëria njerëzore për më shumë se 12 000 vite.

Pasi një bankë e ngjashme farash në Alepo u shkatërrua gjatë luftës civile siriane, në vitin 2008 u hap Kasaforta Globale e Farave në Arktikun norvegjez. Ndonëse është e mbyllur për publikun, së fundmi ka nisur një fushatë ku njerëzit mund të hyjnë në një turne virtual për të parë koleksionin e madh të zhardhokëve, orizit, drithërave dhe farave të tjera.

“Po të futesh brenda në kasafortë duket sikur je në një katedrale. Ka tavane të larta dhe zëri jehon. Kur hyni nëpër galeri për të parë koleksionet, temperatura është rreth -18C. Çdo farë mbyllet në një qese alumini hermetike dhe ruhet në kuti, ku mund të klikoni për të marrë informacione.”
Lise Lykke Steffensen, përgjegjëse për funksionimin e kasafortës

Në teori, farat janë të sigurta, ndonëse hyrja e objektit u përmbyt nga uji në vitin 2017, pas një vale të nxehti në Svalbard. Megjithatë, ekspertët thonë se depozitat janë groposur aq thellë në ngrica të përhershme sa do të jenë të sigurta për shekuj me radhë.
Këtë javë, për herë të parë, kasaforta mori disa depozita të reja me fara nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Benini, së bashku me disa varietete luleshtrydhesh të egra nga një institut kërkimor gjerman.

Arkat e farnave 4-932x720

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Arkat e farnave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Gjelbërim-
Kërce tek: