Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Mikroplastika Tue 21 Mar 2023, 00:27 | |
| Mikroplastika si ndotësMikroplastikat janë copa shumë të vogla plastike që ndotin mjedisin. Mikroplastikat nuk janë një lloj specifik i plastikës, por ato janë fragmente të plastikës që kanë gjatësi më pak se 5 mm. Burimet nga të cilat mikroplastikat lirohen janë nga industritë e ndryshme sikurses ajo e kozmetikës, veshjeve, paketimeve, transportit dhe shisheve të plastikës. Termi "mikroplastikë" u prezantua së pari në vitin 2004 nga Profesor Richard Thompson, një biolog detar në Universitetin e Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar. KlasifikimiEkzistojnë dy klasifikime të mikroplastikave, mikroplastikat primare dhe ato sekondare. Mikroplastikat primare janë çdo fragment plastik ose grimcë që ka madhësi 5,0 mm ose më pak përpara se të hyjë në mjedis. Këto përfshijnë mikrofibrat nga industria e veshjeve, mikrobeads nga kozmetika, produktet e kujdesit personal sikurse pasta e dhëmbeve dhe kërkimet biomjekesore dhe shëndetësore. Mikroplastikat sekondare janë mikroplastikat që krijohen nga degradimi i produkteve më të mëdha plastike pasi ato të hyjnë në mjedis përmes proceseve natyrore të motit. Burime të tilla të mikroplastikave dytësore përfshijnë shishet e ujit dhe pijeve, rrjetat e peshkimit dhe qeset plastike. NdikimiSipas Fondacionit Ellen MacArthur, vlerësohet se rreth tetë milion ton plastikë derdhen në oqeane çdo vit. Nërsa nga një raport i botuar në emër të Kombeve të Bashkuara pretendon se deri në vitin 2050 mbetjet plastike do të tejkalojnë peshqit në oqeanet e botës. 51 trilionë është shifra e grimcat mikroplastike të pranishme në oqeane. Great Pacific Garbage Patch, një rrymë oqeanike në të cilën mblidhen copa të mëdha mbeturinash plastike e cila gjndet ndërmjet Kalifornisë dhe Hawaiit, besohet të përmbaj 1.8 trilionë copëza plastike të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej 617,000 milje katrorë. Mikroplastikat kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën detare. Siç tregojnë raportet e fundit, krijesa të mëdha dhe të vogla ujore po gllabërojnë materiale plastike, duke menduar se është ushqim dhe po vdesin gjatë procesit. Mikroplastikat veprojnë si helme në zorrë, ndërsa vetë prania e tyre mund të shkaktojë probleme të rënda të tretjes që çojnë në vdekje. Po ashtu zogjtë e detit janë të prekur: sipas hulumtimeve të ndërmarra nga Jennifer Lavers të Universitetit të Tasmanisë, çdo zog në Ishullin Lord Howe të Australisë tani posedon plastikë në stomak. _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
|