Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1203 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Shkollat në natyrë Tue 21 Mar 2023, 00:15 | |
| Mësonjtoret e pyllitShkollat në natyrë ose shkollat e pyllit ishin institucione arsimore të krijuara në dekadën e parë të shekullit XX me qëllim të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së sëmundjes së tuberkulozit. Shkolla e parë e këtillë u hap në vitin 1904 afër Berlinit ndërsa numri i tyre u shtua sidomos në periudhën mes dy luftërave botërore. Shkollat u krijuan për të siguruar mësim dhe terapi në ajër të hapur, në mënyrë që ajri i freskët, ventilimi i mirë dhe ekspozimi ndaj ambientit të jashtëm të përmirësonte shëndetin e fëmijëve. Shkollat u ndërtuan kryesisht në zona larg qendrave të qytetit, në vende rurale dhe ndonjëherë afër pyjeve, për të siguruar një hapësirë pa ndotje dhe mbipopullim. Krijimi dhe modelimi i shkollave shkoi paralelisht me hapjen e sanatoriumeve kundër tuberkulozit, e ku qëndrimi në ambiente higjienike dhe ekspozimi ndaj ajrit të pastër ishin të një rëndësie të lartë. Shkollat në natyrë ishin pjesë e një lëvizje më të madhe arsimore - shkollore, e cila filloi në Evropë me ngritjen e të ashtuquajturës Waldschule für kränkliche Kinder (përkthyer: Shkollë pyjore për fëmijë me sëmundje), në Charlottenburg, afër Berlinit, në Gjermani, në vitin 1904. Nismëtar të shkollës ishin Walter Spickendorff (1864 - ), Prof. Dr Bernhard Bendix dhe inspektori i shkollave të Berlinit, Hermann Neufert. Shkolla ofronte mësime dhe "terapi në ajër të hapur" për të rinjtë urban me paratuberkuloz, si pjesë e një eksperimenti të kryer nga Kongresi Ndërkombëtar i Higjienës. Nxënësit mësonin dhe ushqeheshin në pyllin përreth. Lëvizja u përhap shpejt në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut; ndërsa ndërtimi i objekteve shkollore i cili kishte filluar në dekadën e parë të shekullit XX vazhdoi deri në vitet 1970 të shekullit të kaluar. Fëmijët të cilët vijonin mësimin në këtë shkollë ishin normalë dhe inteligjentë por shëndetligë. Shkollat në natyrë ishin institucione arsimore të dizajnuara për të parandaluar dhe luftuar përhapjen e tuberkulozit i cili kishte marrë hov sidomos në periudhën para Luftës së Dytë Botërore. Shkollat u ngritën mbi konceptin se ajri i pastër, ajrimi i mirë dhe ekspozimi ndaj ambientit të jashtëm kontribuon në përmirësimin e shëndetit ndërsa lokacionet e përzgjedhura ishin kryesisht në zona larg qendrave të qytetit, në vende rurale dhe ndonjëherë afër pyjeve, për të siguruar një hapësirë pa ndotje dhe mbipopullim. Krijimi dhe ndërtimi i shkollave shkoi krahas me masovizimin e senatoriumeve të tuberkulozit, e ku higjiena dhe ekspozimi ndaj ajrit të pastër kishin rëndësi parësore. Shkollat e këtilla konsiderohet se ishin pjesë e fushatës antituberkuloz. Këto shkolla ishin të tipi konviktor (me internat), "të vendosura në tenda, kazerma të parafabrikuara ose struktura të rindërtuara dhe ku mësimi ishte përqendruar gjatë stinës së "nxehtë". Fëmijët mësonin në klasa të dizajnuara për të qenë pjesërisht (dhoma me dritare të mëdha dhe të hapura) ose plotësisht të ekspozuara ndaj ambientit të jashtëm, ndërsa gjumi bëhej jashtë ose në reparte që i ekspozoheshin elementeve të mjedisit përreth. Arkitektura e shumicës prej këtyre shkollave në ajër të hapur në Britani dhe Evropë u ndërtua me një plan urbanistik të ngjashëm me pavijonet tradicionale të përdorura edhe për sanatoriume dhe spitale (me korridore të gjata dhe me dritare të mëdha). Një shembull i këtyre shkollave është edhe École de plein air de Suresnes jo larg Parisit, ndërtuar nga Eugène Beaudouin dhe Marcel Lods në Mont Valérien midis viteve 1932 dhe 1935. Pas hapjes së Shkollës së Sharlotenburgut (Waldschule Charlottenburg), institucione të ngjashme u hapën edhe në Belgjikë në vitin 1904 për të vazhduar edhe në Angli, Zvicër, Itali dhe Francë deri në vitin 1907. Shkolla të tilla u hapën gjithashtu edhe në Amerikë në vitin 1908, Hungari në vitin 1910, Suedi 1914, Australi 1922, etj. _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
|
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1203 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Shkollat në natyrë Mon 15 May 2023, 20:44 | |
| LikeuLikeu (lat. liceu), ishte ndërtesë shoqërore në Athinë, e caktuar për stërvitje gjimnastikore. U ndërtua në shekullin V p.e.s. nga Perikliu, në vendin ku ishte më përpara një tempull kushtuar Apolon Likeut. Aristoteli e përshtati atë për qëllime mësimore. Në shëtitoret me hije të parkut të Likeut, filozofi kishte zakon që gjatë shëtitjes, t'u paraqiste nxënësve të tij, probleme të ndryshme të filozofisë së tij. Që këtej, siç duket shkolla e tij e mori emrin "peripatetike" (gr. peripatos - shëtitje, endje) _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Edituar për herë të fundit nga Tomor në Mon 15 May 2023, 21:11, edituar 1 herë gjithsej | |
|
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1203 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Shkollat në natyrë Mon 15 May 2023, 20:48 | |
| Mësonjtorja emathiane në StrymoniumUniversiteti me i vjeter ne bote i Miezes, Nausa. Ky eshte vendi ku Aristoteli mesoi Aleksandrin e Madh Ky vend eshte i rrethuar me pyje, ujvara... Filipi kishte mundesite ta dergonte Aleksandrin ne Athine e te krijonte nje universitet moderrn, por do ishte bere Aleksandri sufllaqexhi. Ketu Aleksandri mesoi filozofine, matematiken, etiken, artin luftarak... Qellimi i postimit eshte qe universitetet duhet te jene me parqe e gjera dhe larg qendrave te qyteteve, qe studentet te nxene sadopak. Burimi: Alban Çakalli _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Shkollat në natyrë | |
| |
|