Bashkëmbjellja misër-kungull-bathë
Në teknikën e njohur si bashkëmbjellje, mbillen dy a më shumë lloje bimësh, pranë njana tjetrës, duke qenë se ndihmojnë njana tjetrën gjatë zhvillimit të tyne.
Bashkëmbjellja ma e vjetër âsht ajo që bahet në ara mes tri lloj bimësh
1. Drith fletëmadh (kallamboç ose dhe melekuqe)
2. Bishtajore (fasule e bardhë, fasule e zezë, bathë)
3. Bimë kungullore (kungull, misir, shalqi, pjepën, kungulleshkë, trangull)
Të parat shërbejnë si shtylla mbajtëse, në të cilat mbështillen bishtajoret.
Bishtajoret kanë aftësinë që përmes bashkëpunimit me disa mikrobe nëntokësore të tretin azotin që gjendet në ajër, dhe me të, të prodhojnë vetë plehna, nga të cilat përfitojnë bimët tjera pranë tyne.
Bimë kungullore (kukurbitace) shërbejnë për me ba hije me gjethet e tyne të mëdhá, e në këtë mënyrë nuk lejojnë zhvillimin e barojave.
Ky shoqnim bimësh, jep produkte të shumta në të njëjtën kohë: misër e melekuqe për miell, bishtajore për gjellë, fruta tjerë për gjellë e sallata, pjepën e shalqi për frekim.
Këtë teknikë bujqësore e ka regjistruar edhe Spiro Shkurti në punimin studimor "Tradita bujqësore të shqiptarëve":
Misri zakonisht mbillej i shoqëruar me fasule, kungull, bostan e fshesë. Në mënyrë të veçantë misri shoqërohej me fasule. Për këtë arsye në popull qarkullonte shprehja: “Ara e mbjellur me misër të jep edhe bukë edhe gjellë, ndërsa ajo e mbjellur me grurë le që gjellë s’të jep, por të lë edhe pa bukë.”
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi