Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Mrizi i Vathit të Përlalës (Mirditë) Thu 16 Mar 2023, 01:02 | |
| Mrizi i Vathit të Përlalës Vend i shenjtë besëlashtë në Lëgjin - Orosh. Aty mrizonin gjatë zhegut, bagëtitë e fshatit Lëgjin të Mirditës. Si gjithë mirzet e tjerë edhe ky quhej vend i paprekshëm nga sopata e druvarit, ashtu si nuk mund të priteshin drurët e një vakëfi. Tregojnë se si në këtë mriz, ashtu si në mrize tjera, Orët e malit u bënin të mira njerëzve, por Orët u bënin njerëzve edhe të këqija, në qoftë se ata bënin mëkate, në qoftë se u prishnin vendin e ndejtjes dhe të pushimit. Orët janë mbrojtëse të njeriut e të pasurisë së tij dhe bagëtisë, pra janë qënie hyjnore të familjes.
Një njeri nga ajo krahinë shkoi e preu dushk për bagëtinë e bëri lëndë ndërtimi në një pjesë të këtij mrizi. Akti u quajt si një mëkat i madh nga banorët e atij fshati. Çdo fatkeqësi që personit në fjalë i ndodhte në familje shpjegohej me prerjen që kishte bërë në atë mriz. | |
|