Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Pylli Astrevita Tue 14 Mar 2023, 19:23 | |
| Astrevita Vend i shenjtë besëlashtë, pyll i shenjtë në Gurakuq të Tiranës.
Interesant është ky fakt: Në të gjitha pyjet që konsideroheshin të shenjtë ndalohej prerja e druve ose të marrurit me vete, qoftë edhe drurë të kalbur apo gurë. Për malin Astrevita ndryshon puna: as bagëtia nuk lejohej të futej. Ndoshta kjo, ndër të tjera, ka pasur të bëjë edhe me ndonjë bar helmues që rritet në atë mal. Thonë se në Malin (kullotë) që u përmend banonin Zanat, dhe bari u duhej Zanave. Pra, për këtë mal të shenjtë kishte ndalesa edhe më të rrepta. (Mali Astrevita gjendet përkundrejt Malit të Shëngjergjit, Malësia e Tiranës). | |
|