Afërdita – hyjneshë e dashurisë, e pllenimit, dhe e bukurisë. Sipas Homerit Afërdita ishte e bija e Zeusit dhe e Dionës (Zoti dhe Zonja). Përmes bijës së saj Harmonisë, ajo ishte edhe stërgjyshe e ilirëve. Ajo përkrahu trojanët dhe ndërhyri për të mbrojtur Paridin, Eneun dhe trupin e Hektorit. Një nga vendet kryesore të kultit të Afërditës ishte qyteti Pafia në Qipro, prej nga rrjedhin epitetet Afërdita Qiprida, Afërdita Pafia, hyjnesha e Pafisë etj. Si hyjneshë e detit, asaj i kishin kushtuar delfinin, kurse si hyjneshë e pllenimit i kishin kushtuar pëllumbin, lepurin etj. Atribut i përhershëm i hyjneshës ishte brezi i saj i çuditshëm, në të cilin fshihej sekreti i bukurisë së saj. Gratë që martoheshin i dhuronin Afërditës breza që i endnin vetë.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi