Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Varfëria kreative e brezit të ri Wed 08 Mar 2023, 20:59 | |
| Varfëria kreative e brezit të ri ODHISE PASKALI Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010
Shpirti shqiptar nuk del dot nga një ferrë iderash. Gjithë bisedojnë se duhet këtej, duhet andej, duhet kështu, duhet ashtu, duhet më poshtë, duhet më lart, kurdoherë duhet, duhet, duhet.
Po askush s'i afrohet e t'i shtjerë dorën fatziut.
- Kush mund të hidhet e ta shpëtojë? - Djalëria. - Po ç'bën Djalëria? - Djalëria thotë se nuk munt të merret me këtë punë se nuk e le kriza ekonomike.
- Po të tjerët?
- Disa po bisedojnë, disa s'kujdesen fare, se s'humbasin kohë për një send të padukshëm që s'hyn në punë. Kësisoj shpirti shqiptar po çirret akoma në për ferrat tek muajt tek vitet kalojnë një nga një shumë avash e shumë shpejt për t'i shënuar.
Po vëzhgonjësi rigoros i vitit 1962 - po vjen kadal kadal - kur do të ekzaminojë veprat e Shqiptarit me gjysëmshekull pamvarësie (1912) a do të ketë vallë, për ne të humburit, fjalë që nuk do të thonë heshtje dhe errësirë pa drita?
Ëndër e kotë e mëndjeve të sëmura! Shqiptari e ka për instikt të mos e trubullojë gjakun për një gjë që akoma s'ka ardhur. Dit' e re kismet i ri. Gjithë aspiratat përmblidhen në qarkun e horizontit të mëhallës dhe përsëriten sa del e perëndon dielli.
Ky është realitet i tmerrshëm, plagë e trashëguar që na shtrëngon të hiqemi zvarrë dhe që s'kemi prekur nga frika se e lëndojmë. Ta dimë mirë se pa e lënduar, pa e hapur, pa e njohur thellë gjer në rrënjët nuk ësht e mundur të përmirësohet e të shëndoshet.
E vërteta sado e hidhur që të jetë, duhet thënë se, pa këtë veprim njoftimi të shkaqevet, nuk mund të pregatitet udha që shpie përpjetë, udha që shpejt a vonë do të shkelet edhe prej kombit t'onë të mbetur ndër llomet e kënetavet plot mjegull.
Kush nuk ka ngritur sytë nga majat e malevet kryenaltë s'ka haber nga naltësit e tyre.
E dimë që popuj të tjerë paraqesin nji pasuri të pavdekshme në vepra të panumërta poesie, arteve të bukura, historie, filosofie, sosiollogjie, shkencave, kritike, gjuhësie, oratorie dhe të njëmijë aktiviteteve të tjera, kurse në librin e së shkuarës s'onë, mendore janë reshtuar vetëm pak vija të varfëra dhe ato mbi shprehjen me elementare të jetës shpirtnore, mbi këngët popullore.
Cilat janë shkaqet e kësaj shterpësie t'onë shpirtërore? Mbase përpjekjet e kurdoherëshme për të shpëtuar Jetën, Fëmijën Tokën nga armiqt' e jashtëm e të brëndshëm? Mbase vobektësia lëndore e përgjithshme që s'ka lejuar sidomos shvillimin dhe përhapjen e arteve? Mbase mungesa e ndjenjave mecenatizmi ndër krerët e ndër të pasurit, të okupuar më shumë për ruajtjen e pasurivet të fituara e të rrëmbyera sesa për shijimin dhe përdorimin e mirë të tyre? Apo mbase mungesa e një tradite ka rënduar brez pas brezi në formë letargu të përgjithshmen duke penguar shprehjen lirike e fuqivet të mshehta edhe në temperamentet më të pajosur e më të aftë për krijim?
Për këta dhe të tjerë shkaqe që pollën indiferencën e turpëshme të popullit t'onë për çdo gjë armike e të metave që plotësojnë zbrazësirën e aktiviteti shpirtnor, Djalëria e sotme s'ka akoma atë që thuhet ndërgjegje të detyrës. Prandaj nuk punon.
Drita e oksidentit filloi t'i çelë syt' e përgjumur po organet janë të dobësuara nga errësira shekullore e së shkuarës. Ushtrim e kohë nga ana jonë dhe brezi që ritet do të shtjerë mjaft shigjeta t'arta kundrejt qiellit t'onë të lirë.
"Illyria", 1934
| |
|